20151202koz |
Konferenca e Parisit, Kina kërkon përgjegjësi të përbashkëta të diferencuara
Presidenti i Kinës Xi Jinping i siguroi udhëheqësit botërorë se vendi i tij ka besimin për t'i përmbushur angazhimet e marrë për të luftuar ndryshimin e klimës. Të hënën presidenti Xi mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së Konferencës të Ndryshimit të Klimës në Paris.
Duke folur përpara udhëheqësve të tjerë botërorë, president Xi tha se parimi i përgjegjësive të përbashkëta të diferencuara është themeli i suksesit për negociatat e Parisit.
"Marrëveshja e Parisit duhet të ndihmojë për të shtuar investimet dhe garantuar frenimin e ndryshimit të klimës. Vendet e zhvilluar duhet të mbajnë premtimet e tyre për të mobilizuar 100 miliardë dollarë deri në vitin 2020, dhe të japin mbështetje më të fortë financiare për vendet në zhvillim. Gjithashtu është e rëndësishme për t'iu dhënë teknologji ekologjike vendeve në zhvillim," tha Xi.
Duke nënvizuar se marrëveshjet ekzistuese duhet të nxisin pjesëmarrjen e gjerë, Xi Jinping shtoi se është e rëndësishme për të marrë parasysh kushtet e tanishme të secilit vend.
"Është e domosdoshme për të respektuar dallimet midis vendeve, veçanërisht politikat e brendshme të vendeve në zhvillim, ngritjen e kapaciteteve dhe strukturën e ekonomisë. Adresimi i problemit të ndryshimit të klimës nuk duhet të mohojnë nevojat legjitime të vendeve në zhvillim për reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së popujve të tyre," shtoi udhëheqësi kinez.
Duke e quajtur samitin e Parisit një jo vijën fundore, por pikënisje e re, Xi Jinping theksoi se Kina ka ndërmarrë veprime të guximshme për të reduktuar shkarkimet e karbonit, ndërsa ka përcaktuar objektiva ambiciozë për klimën.
"Në bazë të rive teknologjike dhe institucionale, Kina do të ndërmarrë masa të reja politike për të përmirësuar zinxhirin industrial, ndërtimin e sistemit me karbon të ulët, zhvillimin e ndërtimeve dhe të rrjetit të transportit ekologjik dhe krijimin e një tregu mbarëkombëtar të shkarkimit të karbonit, në mënyrë që të nxisë një model të ri modernizimit që përfshin harmoninë midis njerëzve dhe natyrës," tha ai.
"Kina ka paraqitur planin e vet të 'Kontribut Kombëtar' ku zotohet për të ulur sasinë e shkarkimit të dyoksidit të karbonit rreth vitit 2030 me 60% deri 65% për njësi të GDP-së në krahasim me vitin 2005. Burimet e energjisë jo-fosile do të zënë 20% të konsumit të energjisë, ruajta e pyjeve do të shtohet me 4.5 miliardë metra kub. Ne do të bëjmë përpjekje të shumta, por gjithashtu kemi besimin dhe vendosmërinë për të realizuar premtimet tona," theksoi presidenti Xi.
Duke komentuar fjalimin e udhëheqësit kinez, Su Wei, kryenegociatori i Kinës në Konferencën e Klimës të OKB, tha se konferenca ka nevojë për të arritur një marrëveshje efikase.
"Mesazhi më i rëndësishëm në fjalimin Xi Jinping-ut është qëndrimi i Kinës në luftën kundër ndryshimeve klimatike; janë përgatitur plane të detajuar dhe shumë praktike. Fjalimi gjithashtu tregon se Kina është një vend i përgjegjshëm dhe i gatshëm për të trajtuar sfidat për frenimin e ndryshimit të klimës që është gjithashtu një detyrë universale. Fjalimi i presidentit është i rëndësishëm pasi dërgon shumë sinjale pozitive," tha Su.
Su shpjegon se grupet negociatore janë angazhuar tani në bisedime për të ndryshuar projektin e marrëveshjes së Parisit. Konferenca dyjavore pritet të mbyllet në fund të javës së ardhshme.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon tha se zotimet e qeverive për të frenuar ngrohjen globale dhe reduktuar shkarkimet e karbonit nuk janë të mjaftueshme dhe se ato duhet të rishikohen përpara vitit 2020.
Gjatë një interviste Ban tha se ai i ka përkrahur planet për rishikimin e zotimeve çdo pesë vjet.
Korrespodenti i CRI-së Luo Bin sjell më shumë hollësi.
Gjatë Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën që filloi të hënën në Paris, vendet e ndryshme pritet të arrijnë një marrëveshje madhore për të luftuar ndryshimin e klimës dhe ndihmuar vendet që preken më shumë prej tyre për t'ju bërë ballë sfidave të tilla si ngritja e nivelit të deteve, motit ekstrem dhe efekteve të tjera të ngrohjes globale.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon thotë se "tani është çasti" për udhëheqësit botërore për të vepruar për përmirësimin e jetës së njerëzve.
"Ky është çasti për të vepruar. Nuk kemi kohë për të humbur. Udhëheqësit duhet të mbajnë dhe ndiejnë përgjegjësinë moral dhe politike për njerëzimin. Kjo përgjegjësi do të ndihmojë për t'i dhënë fund varfërisë, përmirësimit të shëndetit në qytete, duke i bërë ato më të jetushme, më të sigurta dhe më të begata për dinjitetin njerëzor."
Mbi 180 vende kanën nënshkruar planet për veprim para konferencës, duke përfshirë zotimet për të ulur ose kontrolluar shkarkimet e gazit serë pas vitit 2020, kur marrëveshja e re do të hyjë në fuqi.
Pavarësisht optimizmit për të arritur një marrëveshje në Paris, Ban tha se zotimet e qeverive për të ndaluar ngrohjen globale nuk janë të mjaftueshme.
"Plani kombëtar i veprimit është paraqitur nga shtete anëtare, nga mbi 183 vende, ne e quajmë Kontributi i Përcaktuar i Detyrueshëm Kombëtare, që është afërsisht 3 grade celsius. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet të bëjmë më shumë dhe të frenojmë më shpejt ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius. Ky është objektivi ynë."
Nga ana tjetër, ai bëri thirrje për rishikimin e zotimeve të vendeve të ndryshme për reduktimin e shkarkimeve çdo pesë vjet.
"Ka pasur shumë diskutime nëse procesi i rishikimit të zotimeve duhet të jetë çdo pesë vjet apo çdo 10 vjet. Unë mendoj se pesë vjet janë të mjaftueshëm për të marrë konsensusin midis vendeve anëtare."