20151122ekonomizongshen |
Më 15 nëntor u zhvillua në Turqi Samiti i Grupit të 20 Vendeve. Në fjalimin e mbajtur në samit, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping komentoi situatën e ekonomisë botërore, duke parashikuar se do të vazhdojnë ndikimet e vijueshme të krizës monetare ndërkombëtare dhe ekonomia botërore ndodhet prapëseprapë në periudhën e rregullimit të thellë. Në këtë rrethanë, Xi theksoi se Kina ka besim dhe është në gjendje të ruajë rritjen e ekonomisë me shpejtësi të mesme dhe të lartë dhe do të vazhdojë t'u krijojë shanse zhvillimi vendeve të ndryshme.
Në momentin më të vështrië të ekonomisë botërore, Kina mbajti përgjegjësinë për nxitjen e rritjes ekonomisë, ndaj e gjithë bota tregoi një vëmendje të veçantë ndaj ekonomisë kineze.
Duke folur për dinamikën e rritjes së vazhdueshme të ekonomisë kineze, Xi Jinping vuri në dukje se dinamika vjen nga vendosmëria dhe veprimet për zbatimin e thellimit të reformës së gjithanshme dhe për krijimin e sistemit të ri të ekonomisë së hapur dhe bazohet në energjinë e brendshme të ekonomisë kineze dhe në drejtimin e fortë të politikave të qeverisë kineze.
Gjatë periudhës 2009 -2011, mbi 50% të rritjes së ekonomisë botërore erdhi nga kontributi i Kinës. Aktualisht, pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë kineze, kjo përqindje kaloi 30%. Kina është lokomotiva e vërtetë e rritjes së ekonomisë globale.
Ekonomisti kinez Hu Angang, drejtor i Institutit Kërkimor të Gjendjes Praktike të Kinës pranë Universitetit Tsinghua, është i mendimit se në të tashmen dhe të ardhmen, Kina disponon "5 motorë" për nxitjen e rritjes ekonomike. Profesori Hu i quan "hapat sinkronikë në 5 fusha", urbanizimin e tipit të ri, industrializimin e tipit të ri, informatizimin, të dhënat dhe dixhitalizimin, modernizimin e bujqësisë dhe të infrastrukturës.
Urbanizimi i tipit të ri do të krijojë kërkesa të mëdha në tregun kinez. Në Kinë popullsia urbane arriti nga 670 milionë në vitin 2010 në 749 milionë në vitin 2014, ose u shtua mesatarisht me 20 milionë banorë në vit. Parashikohet që deri në vitin 2020, popullsia në qytetet e Kinës do të kalojë 800 milionë. Krahas kësaj edhe 100 milionë fshatarë punojnë e banojnë në qytet, kështu 900 milionë banorë në qytet do të shtojnë kërkesën për konsum, për infrastrukturën urbane dhe për instalimet e shërbimeve publike në qytet.
Sipas Programit mbi Manifakturën e Kinës 2025, deri në vitin 2020 Kina do të realizojë në përgjithësi industralizmin, duke konsoliduar statusin e saj si fuqi i manifakturës. Njëkohësisht, Kina do të ngrejë edhe nivelin e informatizimit në manifakturë, duke u shndërruar nga vendi i madh i manifakturës, në atë të fuqishëm.
Nëpërmjet informatizimit dhe dixhitalizimit Kina ka epërsi të madhe. Tani ajo zë vendin e parë në botë për numrin e përdoruesve të celularit, të internetit dhe të bandës së gjerë. Në Kinë po bëhen përpjekje për shndërrimin e epërsisë në industrinë "Internet+", që do të thotë të shfrytëzohet interneti në prodhimin dhe qarkullimin e produkteve dhe të konkretizohen rezultatet e teknologjive të internetit në fusha të ndryshme ekonomike e shoqërore. Në vitin 2015, sasia e konsumit për informacionin pritet të arrijë ë 3.2 trilionë juanë, ndërkohë degët që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me internetin kanë dhënë një kontribut prej 7% të PBB-së të Kinës. Kina po nxit novacionin dhe përdorimin e teknologjive të reja informative, si internet i lëvizshëm, "cloud computing", "big data" etj. Kina përpiqet të shndërrohet nga vendi i madh i internetit në atë të fuqishëm.
Sipas Planit të 13-të pesëvjeçar, gjatë periudhës 2016-2020 Kina do të nxitë më tej modernizimin bujqësor, duke krijuar sistemin modern të bujqësisë në industri, prodhim e në tregti dhe duke ndjekur rrugën e bujqësisë moderne me efektshmëri të lartë, me siguri ushqimore, me kursimin e burimeve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Edhe modernizimi i infrastrukturës është një tjetër motor i sigurimit të rritjes ekonomike kineze. Kina radhitet në vendin e parë në botë për rrjetin e autostradave, të hekurudhës me shpejtësi të lartë dhe për rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ndër 10 portet më të mëdha në botë për ngarkim-shkarkim, 8 janë kineze. Sipas planit të 13-të, në 5 vjet të ardhshëm Kina do të ndërtojë infrastrukturë në 23 kategori dhe do të përpiqet të shndërrohet nga vendi i madh i infrastrukturës, në atë të fuqishëm. Krahas realizimit të interkonjeksionit në vend, Kina propozon edhe ndërlidhshmërinë globale, nëpërmjet iniciativës "Një brez një rrugë".
Këto 5 motorë përbëjnë bashkërisht burimet e rritjes së ekonomisë kineze me shpejtësi të mesme dhe të lartë. Hapat sinkronikë në këto 5 fusha synojnë krijimin e grupit më të madh të qyteteve në botë dhe realizimin e vendit të fuqishëm në industri, në internet, në infrastrukturë dhe në bujqësi. Këta 5 motorë do t'i japin dinamikë të madhe Kinës për rritjen ekonomike dhe do të rritin kërkesat për tregun kinez dhe tregjet botërore, që të sigurojnë rritjen e vazhdueshme të ekonomisë kineze dhe asaj botërore.
Në Samitin e Grupit të 20 Vendeve, që u zhvillua më 15 nëntor në Turqi, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping bëri një analizë edhe të ekonomisë botërore. Ai vuri në dukje se aktualisht në ekonominë botërore duken një sërë problemesh, si mungesa e fuqisë së rritjes, rritja e papunësisë, niveli i lartë i borxheve, rënia e tregtisë dhe e investimeve, recesioni i ekonomisë reale etj. Këto dukuri i ngjajnë një të sëmuri, i cili shfaq simptomën me temperaturë, por ka probelem më të mëdha shëndetësore. Kundrejt situatës së ekonomisë botërore, Xi u bëri thirrje anëtarëve të G20 të hartojnë projektin për konkretizimin e Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030, duke e bashkuar në një plan të integruar, që të nxitin rritjen e fuqishme, të vazhdueshme dhe të ekuilibruar të ekonomisë botërore.
Studiuesi Wei Liang, nga Institui Kërkimor i Marrdhënieve Moderne Ndërkombëtare i Kinës, është i mendimit se propozimi i kryetarit Xi ofroi një projekt të zbatueshëm për konkretizimin e Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030.
"Para vitit 2015, kishim Objektivin e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, të paraqitur nga OKB-ja, që përfshiu një sërë objektivash dhe planesh për pakësimin e numrit të të varfërve dhe për zhvillimin kompleks. Por si pasojë e krizës monetare dhe faktorëve të tjerë, ky objektiv nuk u arrit. Në këtë rrethanë u paraqit edhe Objektvi i Zhvillimit pas Vitit 2015 dhe në Asamblenë e Përgjithme të OKB-së u miratua edhe Programi i Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030. Si do të realizohet objektivi i ri? Presidenti kinez Xi paraqiti mënyrën konkrete, që nxit vendet e ndryshme ta konkretizojnë këtë objektiv në planin e afatmesëm të secilit vend. Kjo ka mundësi të luajë rol nxitës për zhvillimin e barabartë dhe gjithpërfshirës të vendeve të ndryshme."
Në fjalimin e mbajtur në Samitin G20-s, Xi Jinping theksoi se në momentin më të vështirë të ekonomisë botërore, Kina mbajti përgjegjësi për nxitjen e rritjes ekonomike. Sivjet, Kina parashikohet të realizojë rritjen ekonomike prej 7% dhe kjo do të përbëjë afro 1/3 e rritjes së ekonomisë botërore. Kina mbetet përsëri lokomotiva kryesore e ekonomisë botërore. Kina ka besim dhe është në gjendje të ruajë rritjen ekonomike me shpejtësi të mesme dhe të lartë edhe në pesë vjetët e ardhshëm. (Wang Lei)