PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Franca në zi, mbetet në fuqi gjendjen e jashtëzakonshme
2015-11-18 14:56:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Francës thotë se ka pasur "mbi 150 kontrolle policore" brenda natës në Francë.

Manuel Valls foli për radion franceze RTL, duke rikonfirmuar deklaratën e presidentit Francois Hollande se "Francë është në luftë" kundër "terrorizmit" pas sulmeve të së premtes në Paris.

"Kontrollet e sigurisë janë rikthyer në kufijtë tanë. Këto kontrolle duhet të jenë sa më efikase që të jetë e mundur. Këto janë këto kontrolle; bastisje administrative të policisë, të cilat duke përfshirë edhe ato gjatë natës arrijnë gjithsej në mbi 150 kontrolle. Kontrollet do të vazhdojnë përgjatë kufijve tanë dhe në të gjithë vendin, ne jemi duke marrë masa."

Valls paralajmëroi gjithashtu se në ditët dhe në javët e ardhshme do të kryhen më shumë kontrolle nga ana e policisë. Sulmet në Paris të premten kanë marrë më shumë se 130 jetë njerëzish. Zyrtarët belgë më parë tha se dy të dyshuarit në sulmet ishin shtetas francezë të cilët kishin jetuar në Bruksel.

Presidenti francez, Francois Hollande ndodhet nën presion gjithnjë e më të madh për të ndryshuar politikën në lidhje me luftën civile në Siri dhe për të punuar më nga afër me Rusinë, pas valës së sulmeve vdekjeprurëse të së premtes në Paris, e megjithatë, duket se ai mbetet i vendosur t'u qëndrojë vendimeve të tij dhe të përshkallëzojë sulmet ushtarake ndaj Shtetit Islamik.

Franca është kthyer në vendin perëndimor më të ekspozuar kundrejt militantëve islamikë xhihadistë, edhe për shkak të të qenit aktiv në shumë prej konflikteve të Lindjes së Mesme, si dhe për laicitetin rigoroz të zbatuar në trojet e veta, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania - të djegura nga eksperienca e tyre në Irak, - kanë pasur një qasje më të kujdesshme.

Përgjigjja e Hollande ndaj sulmeve të së premtes ishte pikërisht të deklaronte se Franca është në luftë me Shtetin Islamik, pasi grupi xhihadist mori përsipër përgjegjësinë e masakrës së Parisit, si dhe të niste një fushatë edhe më masive ajrore kundër objektivave të ISIS në bastionin e tyre sirian të Raqqa-s.

Presidenti Francois Hollande kërkoi ndryshime kushtetuese, në mënyrë që vendi të përballet më mirë me krizën aktuale, teksa fliste përpara deputetëve të të dy dhomave të Parlamentit francez, në Versajë.

Kjo është hera e parë në më shumë se 6 vite, që një president francez flet përpara dy dhomave të Parlamentit, Senatit dhe Asamblesë Kombëtare, të mbledhur në të ashtuquajturin "Kongres" të Versajës. Kjo procedurë i rezervohet zakonisht vetëm rishikimeve kushtetuese dhe fjalimeve madhore presidenciale.

Ai kërkoi që ligji, i cili lejon dyshtetësinë, të ndryshohej duke përfshirë kushtin, që shtetasve me kombësinë franceze si të dytë t'u hiqej shtetësia nëse dënoheshin për terrorizëm, si dhe personat me dyshtetësi të mos lejohen të hyjnë në Francë, nëse paraqesin "rrezik terrorizmi".

Ai u angazhua gjithashtu të rriste buxhetin për forcat e sigurisë dhe ushtrinë, pasi "kjo gjë do të çojë në më shumë shpenzime, për të cilat përgjegjësinë dua ta marr unë", tha Hollande.

"Konsideroj se, në këto rrethana, pakti për siguri triumfon mbi paktin për stabilitet", tha ai, duke iu referuar kufizimeve buxhetore të Eurozonës.

Megjithatë, Presidenti francez nuk ka lënë mënjanë as krizën e refugjatëve, për të cilën ka kërkuar kontrolle më efektive ndërkufitare, sidomos në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian, në mënyrë që të shmangin rikthimin e kontrolleve kufitare dhe shpërbërjen e Bashkimit Europian.

Hollande u shpreh para deputetëve francezë se, është tepër i nevojshëm një koalicion i vetëm dhe i madh për të luftuar në Siri kundër Shtetit Islamik, dhe se për këtë do të takohet me Presidentin amerikan, Barack Obama dhe homologun e tij rus, Vladimir Putin, gjatë ditëve të ardhshme.

Kryeministri britanik David Cameron njoftoi të hënën hollësi nga plani i tij për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar.

Duke i quajtur sulmet e Parisit si "vrasje të pamëshirshme", Cameron tha se duhen dyfishuar përpjekjet për të mposhtur terrorizmin.

Ai shtoi se Britania është e gatshme për të përdorur forcën ushtarake kur të jetë e nevojshme, ndërsa u zotua se pas rishikimit të buxhetit do të shtoheshin fonde për punësimin e 1,900 vetave në fushën e sigurisë dhe të inteligjencës.

Cameron tha se masat e reja do të shërbejnë për të luftuar ideologjinë që nxit dhunën, ndërsa do të punohet më shumë për integrimin e myslimaneve në shoqërinë britanike

Kryeministri u zotua të mbyllë çdo institucion arsimor që nxit jotolerancën ndërsa u bëri thirrje myslimanëve të reformuar dhe të moderuar për të folur hapur e sfiduar ekstremistët.

SHBA-ja njoftoi të hënën se aeroplanmbajtësja Truman është nisur për në Lindjen e Mesme në mbështetje të fushatës kundër terrorizmit në rajon.

Dislokimi vjen pas ngjarjes makabre në Francë, ku terroristët organizuan sulme të mirë-koordinuara në Paris, ku humbën jetën të paktën 132 vetë dhe u plagosën mbi 350 të tjerë. ISIS ka pranuar se qëndron pas këtyre sulmeve.

Sipas një deklarate nga Marina amerikane, dislokimi i tanishëm është pjesë e forcave për të mbështetur operacionet e sigurisë detare në zonat ku operon Flota.

Mediet amerikane thanë se Truman do t'i bashkohet aeroplanmbajtëses franceze "Charles de Gaulle", që aktualisht ndodhet në rajonin e Gjirit Persik, për të ndihmuar ndaj fushatës kundër ISIS në Irak dhe Siri.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China