PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hangzhou fillon përgatitjet për samitin e ardhshëm të G20-ës
2015-11-18 14:49:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të mirëpresë Samitin e G20-ës më 4 dhe 5 shtator 2016 në kryeqendrën e provincës lindore Zhejiang, Hangzhou. Këtë e deklaroi presidenti Xi Jinping gjatë një dreke pune, në kuadër të Samitit të 10-të të G20-ës, që u mbajt në Antalia të Turqisë.

Ai nënvizoi se tema e samitit të ardhshëm do të jetë "Të ndërtojmë një ekonomi botërore të fuqishme, me risi dhe gjithëpërfshirje".

Më 1 dhjetor të këtij viti Kina do të marrë kryesimin e radhës së G20-ës dhe vitin e ardhshëm pritet të zhvillohen një sërë veprimtarish.

Ndërkohë presidenti amerikan Barack Obama përshëndeti kryesimin e G20-ës nga Kina, duke theksuar se do të jetë i pranishëm në Samitin e Hangzhout.

Qyteti i Hangzhout, i njohur për Liqenin Perëndimor ka një popullsi prej 9 milion banorësh dhe është më i madhi i provincës Zhejiang.

Korrespodenti i CRI-së Luo Bin, sjell më shumë hollësi.

Vendi ku do të zhvillohet samiti i G20-s vitin e ardhshëm shtrihet përgjatë bregut të Liqenit Perëndimor në Hanghzou, të provincës lindore Zhejiang.

Vendi fillimisht u projektua për mbajtjen e ekspozitave dhe mbledhjeve ndërkombëtare, ndërkohë tani është ngtityur niveli për të qenë gati për të pritur takimin e ardhshëm të G20-ës.

Xue Xiaoyong, i cili është përgjegjës për ngritjen e nivelit të ndërtesës ku do të zhvillohet takimi thotë se po punohet papushim për të përfunduar dekorimin e brendshëm.

"Dekorimi dhe disa pjesë të ndërtesës duhet të përshtaten për kërkesat e samitit, si për shembull sistemi akustik i sallave të takimeve të udhëheqësve, mjediset e pushimit dhe përmirësimi i sistemit të sigurisë."

Hangzhou është i njohur për peizazhet e bukur që tërheqin miliona turistë çdo vit. Gjithashtu është qyteti ku është zhvilluar një nga gjigantët e internetit të Kinës, kompania Alibaba.

Yang Xiaoyong, nga Komisioni i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit, thotë se organizimi i samitit të G20-ës do të ndihmojë shpejtimin e zhvillimit të internetit:

"Hangzhou planifikon të jetë një qendër botërore për tregtinë elektronike, cloud computing dhe big data. Ne do të përpiqemi për të organizuar sa më mirë samitin e G20-ës dhe të shpejtojmë zhvillimin e sektorit të internetit."

Ndërkohë, Liu Jun, një eksport i ekonomisë nga Universiteti Normal i Kinës Lindore thotë se organizmi i samitit të ardhshëm të G20-ës në qytetin e Hanghzout do t'i japë nxitje të madhe biznesit të internetit:

"Pekini dhe Shangai kanë pritur shumë aktivitet të rëndësishme ndërkombëtare. Kina do t'i tregojë botës vende të ndryshme. Mendoj se tema e takimit të ardhshëm të samitit të G20-s do të jetë mbi ndërlidhjen botërore me synim për ta hapur ekonominë botërore ndaj risive. Si një nga qytetet me teknologjinë e internetit më të përparuar në Kinës, Hangzhou është një vend i përkryer."

Në samitin e 10-të të G20-s, presidenti Xi Jinping mbajti një fjalim ku shpalosi politikën e Kinës për rritjen ekonomike botërore. Ekspertët janë të mendimit se Xi Jinping jo vetëm ka shprehur besimin e Kinës, por ka paraqitur dhe projektin kinez për zhvillimin e ekonomisë botërore.

Lidhur me masat përballuese, Xi Jinping dha 4 propozime, ndër të cilat shtimi i komunikimit dhe koordinimit makroekonomik, shtimi i reformave dhe rinovimit, formimi i një ekonomie të hapur botërore dhe realizimi i axhendës për zhvillimin e vazhdueshëm në vitin 2030.

Duke u folur për komunikim dhe koordinim makroekonomik, Xi Jinping u bëri thirrje vendeve të G20-s të ndërmarrin politika dhe veprime të përbashkëta.

Studiuesi i Institutit Studimor të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës Wei Liang:

"Nga viti 2009 deri në vitin 2010, vendet kanë ndërmarrë veprime të përbashkëta në koordinim ekonomik dhe përballimin e krizës financiare ndërkombëtare. Kjo ka patur efekte shumë pozitive. Mirëpo me përmirësimin e gjendjes ekonomike në SHBA dhe Europë, efektet e tilla po dobësohen në kornizën e G20-s."

Lidhur me formimin e një ekonomie të hapur botërore, Xi Jinping vuri në dukje se rritja e tregtisë ndërkombëtare për 3 vjet me radhë është më e ulët se rritja ekonomike botërore. Në vitin 2014, investimet e drejtpërdrejta të huaja pësuan ulje me 8%. Për këtë arsye, duhet të ringjallet tregtia dhe investimet dhe të riaktivizohen 2 motorët kryesorë të botës.

Zv/drejtori i Departamentit Studimor pranë Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës Wang Jun është i mendimit se një rritje e fortë dhe e vazhdueshme globale nuk mund të ndahet nga rritja e fortë dhe e vazhdueshme e tregtisë dhe investimeve globale.

"Tregtia dhe investimet janë si gjaku për ekonominë. Por në gjendjen aktuale proteksionizmi tregtar prapë është në rritje. Ndërkohë, tregtia dhe investimet e drejtpërdrejta janë në tkurrje të pandërprerë. Këta 2 motorë tradicionalë përballojnë rritje të ulët, madje rrezikun e fikjes. Kjo është shqetësuese. Në të ardhmen, duhet të formohet një botë e re, e hapur dhe duhet të ringjallet tregtia dhe investimet, për të nxitur gjallërinë dhe fuqinë e brendshme të ekonomisë botërore," thotë Wang Jun.

Në fjalimin e tij, Xi Jinping shtoi gjithashtu se në pesë vitet e ardhshme, Kina do të përpiqet të ndihmojë mbi 70 milionë njerëz në fshatra të largohen nga varfëria, të krijojë fondin e bashkëpunimit Jug-Jug dhe të përfshijë axhendën e zhvillimit të vazhdueshëm 2030, në planin e 13-të 5-vjeçar.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China