PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Pasioni europian" për Kinën e shekullit të 21-të
2015-11-09 16:48:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, marrëdhëniet midis vendeve evropiane dhe Kinës janë forcuar shumë. Me të përfunduar vizitën në Britani, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping priti në Pekin me radhë mbretëreshën e Holandës, kancelaren e Gjermanisë dhe presidentin e Francës. Gjatë dy javëve, ai u takua përkatësisht me 4 partnerë kryesorë evropianë. Nuk është vështirë të kuptohet se diplomacia e Kinës dhe ajo e Evropës gjejnë pika takimi. Por pse është rritur "pasioni" europian për Kinën ?

Përfitimi i ndërsjellë

Nëse "pasioni për Kinën" në shekullin e 18-të lidhej me dashurinë e evropianëve për kulturën kineze, "pasioni" aktual i tyre për Kinën" në shekullin e 21-të ka të bëjë me evokimin nga ana e evropianëve të Rrugës së Mëndafshit, në bazë të të cilit do të nisë një epokë e re me përfitime të ndërsjella.

Pas paraqitjes nga Kina të nismës "një brez një rrugë", në Evropë është arritur unanimiteti për kapjen e shancit të raundit të ri të reformës dhe hapjes së gjithanshme të Kinës. Vitet e fundit, Evropa ka patur shumë dallime me ShBA-në, si psh ShBA-ja "rikthehet" në Azi-Paqësor, fuqizohet kundërshtimi në Evropë ndaj Traktatit të Partnerëve Trans-atlantik mbi Tregtinë e Investimet, kriza e refugjatëve, si pasojë e politikës amerikane në Lindjen e Mesme. Në këto kushte, Evropa është kthyer me vendosmëri bashkëpunimit me Kinën.

Përfitimi i ndërsjellë kino-evropian në shekullin e 21-të mishërohet në 3 aspekte. Së pari, përfitim reciprok si prirjee ndryshimit të mënyrës së zhvillimit ekonomik të palës tjetër. Kina do të shndërrohet nga një vend i madh i manifakturës dhe eksportit në vendin e madh të konsumit dhe të investimeve, ndërkohë Evropa përpiqet të realizojë industrializmin e dytë, për tu shkëputur nga kriza e borxheve. Të dyja palët do të kombinojnë epërsitë relative dhe strategjinë e zhvillimit, që të realizojnë efektin e rezonancës.

Së dyti, shfrytëzohet reciprokisht forca e palës tjetër për krijimin e rendit të ri ndërkombëtar. Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore është një bashkëpunim i mrekullueshëm midis Kinës dhe vendeve të mëdha evropiane. Krahas këtyre, Kina dhe Evropa kanë hapur dorë për dorë edhe tregun e palës së tretë, gjë që shërben si shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar. Tani edhe bashkëpunimi midis Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut po përpiqet të ndjekë një model të tillë.

Përfitimi i ndërsjellë mishërohet edhe në bashkëpunimin për ndërtimin e Brezit Ekonomik përgjatë Rrugës së Mëndafshit, që propozon ndërlidhjen e vendeve përkatëse në politikë, infrastrukturë, tregti, kapitale dhe miqësi midis popujve. Të gjitha këto pasqyrojnë partneritetin midis Kinës dhe Evropës, si dy fuqi kryesore, dy tregje të mëdha dhe dy qytetërime të rëndësishme.

Britania, si vendi i parë evorpian që bashkëpunon me Kinën e ka shumë të qartë "përfitimin" në 3 aspekte si dhe shanset e mëdha të tij. Ajo ka marrë shumë masa për ndërkombëtarizimin e monedhës kineze RMB dhe thithjen e investimeve kineze, duke e çuar bashkëpunimin britaniko-kinez në epokën e artë. Pa përfillur kundërshitmin e ShBA-së, Britania ishte e para ndër fuqitë perëndimore që morën pjesë në Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore dhe reagoi aktivisht për iniciativën e Kinës "një brez një rrugë", duke shërbyer si shembull për vende të tjera perëndimore.Në fushën e ndryshimit klimatik, mishërohet një tjetër aspekt i "përfitimit të ndërsjellë" midis Kinës dhe Evropës. Pas dështimit të Konferencës së Kimës të Kopenhagenit 2009, forca ndikuese e Evropës është dobësuar shumë në këtë drejtim. "Deklarata e Përbashkët e Liderëve të Kinës dhe të ShBA-së, mbi Ndryshimin Klimatik" ka ushtruar presion të madh ndaj Evropës. Në trysninë e krizës së refugjatëve, nëse do të ketë sukses Konferenca e Klimës e Parisit, Evropa do të rritë besimin për të luajtur një rol drejtues në çështjet ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, vizita në Kinë e presidentit francez François Hollande synon ndarjen e shqetësimeve evropiane nga Kina. Si ekonomi e dytë dhe vendi më i madh në zhvillim në botë, krahas përkrahjeve me fonde e teknologji, Kina do të luajë edhe rol ndërmjetësues midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

Evropa do të luajë rol të rëndësishëm në pesëvjeçarin e ardhëm të Kinës

Gazeta e Singaporit "Linahe Zaobao" komentoi se gjatë agjendës së ngjeshur të sesionit të 5-të plenar të Komitetit të 18-të Qendror të PK të Kinës, që u mbajt 4 ditë me radhë në fund të tetorit për shqyrtimin e Planit të Pesëvjeçarit të 13-të të Kinë, 2016-2020, liderët kinezë pritën gjithashtu liderët e vendeve të mëdha evropiane, çka tregon një kohezion të punëve të brendshme të Kinës me ato të jashtme.Sipas disa analistëve, vizitat në Kinë të liderëve gjermanë dhe francezë nuk ishin të rastit, por tregojnë se në 5 vjetët e ardhshëm, vendet e mëdha perëndimore do të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kinës. Analistët theksojnë se iniciativa kineze "një brez një rrugë", ekonomika e gjelbër dhe novacioni teknologjik do t'u ofrojnë më shumë shanse vendeve evropiane, të cilat duhet të bashkëpunojnë më ngushtë me Kinën.

Autorja e librit "Udhëtim në brendësi të Tibetit", shkrimtarja franceze Sonia Bresles është e mendimit se liderët kinezë kanë theksuar shkëmbimet paqësore midis vendeve dhe kanë bërë shumë përpjekje në këtë drejtim. Edhe liderët evropianë duhet të imitojnë këtë mënyrë dhe të bashkëpunojnë me Kinën në fushat ekonomike, kulturore, artistike dhe shkencore.

Shkrimtarja franceze tha se Kina është një motiv, që lidh kulturat dhe qytetërimet e ndryshme sipas parimit të leverdisë reciproke dhe të fitimeve të përbashkëta. Kjo mishërohet nga nisma "një brez një rrugë", një plan afatgjatë i paraqitur nga Kina që synon krijimin e lidhjes e miqësisë së re. Evropa duhet të bëjë përgatitje për bashkëpunimin më të ngushtë me Kinën.

Specialisti britanik mbi çështjen e Kinës, Bankov tha se Kina u ka kushtuar rëndësi marrëdhënieve me BE-në, jo vetëm përsa u përket marrëdhënieve dypalëshe, por edhe nga potenciali i BE-së në nxitjen e stabilitetit dhe të rritjes ekonomike të globit. Bankovi theksoi në veçanti rëndësinë e Britanisë për Kinën në marrëdhëniet e saj me BE-në. Sipas tij, Kina dhe Britania kanë unanimitet mendimesh në temat kryesore që kanë të bëjnë me BE-në, si psh. të dyja palët përkrahin tregtinë e lirë, kundërshtojnë proteksionizmin tregtar etj. Marrëdhëniet pozitive kino-britanike do të japin kontribut kolosal për nxitjen e marrëdhënieve kino-evropiane, në tërësi.

"Pasioni" i Evropës për Kinën në shekullin e 21-të është jo vetëm një taktikë e saj për shkëputjen nga kriza, por edhe strategji që bashkë me Kinën të ndërtojnë rendin e ri botëror. Ky model evropian po ushtron ndikim gjithnjë e më të madh, që nxit ekonomi të tjera perëndimore të trajtojnë aktivisht marrëdhëniet me Kinën, duke krijuar marrëdhënie ndërkombëtare të tipit të ri. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China