PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rritet besimi i ndërmarrjeve kineze
2015-11-06 17:40:22 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, agjencia e lajmeve e tregut ndërkombëtar, në Gjermani (MNI) vëzhgoi 200 ndërmarrje kineze që emetojnë aksione në bursën e Shangait dhe atë të Shenzhenit. Sipas rezultatit, në tetor të këtij viti, treguesi i besimit të ndërmarrjeve kineze u rrit me 8.3% në krahasim me shtatorin, nga 51.3 në 55.6 pikë, duke shënuar rritjen më të madhe që nga marsi i vitit 2011.

Zv-drejtori i këshillit studimor të reformës e zhvillimit të ndërmarrjeve kineze Li Jin u shpreh se ky është një sinjal optimizmi i ndërmarrjeve për gjendjen ekonomike të vendit, referuar edhe të ardhmes.

Ekonomistë të huaj janë befasuar nga rritja prej 8.3% të treguesit të besimit. Kryeekonomisti i agjencisë MNI Philip Uglow u shpreh se nën ndikimin e një sërë faktorësh të jashtëm, treguesi i besimit të ndërmarrjeve kineze u lëkund shumë muajt e fundit, por në tetor ky tregues u rrit përsëri, duke shfaqur besimin e forcuar të ndërmarrjeve.

Sipas të dhënave, në tetor, treguesit e ndryshëm të besimit të ndërmarrjeve kineze për të ardhmen janë rritur në nivele të ndryshme. Ndër të cilët, treguesi i besimit për porosi të reja u rrit në 65.5 nga 57.7 që ishte në shtator, treguesi i besimit për vëllimin e prodhimit u rrit në 60.9 nga 60.4 që ishte në shtator, treguesi i besimit për çmimin e blerjes u rrit në 47.4 nga 45.2 që ishte në shtator dhe ai për punësim u rrit në 50.5 nga 50.3 që ishte në shtator.

Siguria e tregut financiar dhe mjedisi politik konsiderohen si faktorë që kanë ndikuar në gjallërimin e besimit të ndërmarrjeve. Megjithëse ky besim ndikohet vazhdimisht nga faktorë të jashtëm, biznesi i ndërmarrjeve ka ruajtur një gjendje të qëndrueshme. Politika monetare e kontrollit është faktori kyç për rritjen e besimit të ndërmarrjeve. Këtë vit, Banka Popullore e Kinës ka ulur për 5 herë normën bazë të interesit, në Renminbi. Përgjegjësi i një shoqërie aksionare në deltën e lumit Zhujiang, në provincën Guangdong u shpreh se kostoja e marrjes së kredive është ulur shumë në krahasim me muajt e parë të këtij viti dhe kjo favoziron hartimin e planit të ri të investimeve.

Sipas raportit të MNI-t, në tetor, përqindja e interesit të kredive të ndërmarrjeve ka rënë në nivelin më të ulët pas vitit 2012, kostoja e ulët e marrjes së kredive ka mbështetur fuqimisht biznesin e ndërmarrjeve, duke nxitur shtimin e kredive.

Masa e marra nga qeveria kineze kanë krijuar mjedisin dhe kushtet e favorshme për zhvillimin e ndërmarrjeve, si për shembull pakësimi i taksave të ndërmarrjeve të vogla, heqja e shpenzimeve të paarsyeshme etj. kanë gjallëruar kapitalet shoqërore në fushën tregtare e të investimeve. Sipas të dhënave, pas zbatimit në vitin 2012 të reformës së taksave, deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, janë pakësuar 484.8 miliardë taksa të ndërmarrjeve. Njëkohësisht, qeveria ka lehtësuar barrën e ndërmarrjeve, duke pakësuar ndërhyrjen e agjencive qeveritare në treg, duke thjeshtësuar licensimet në treg, si dhe me reformimin e sistemit të regjistrimit. Si rezultat, këto masa kanë nxitur shumë gjallërinë e ndërmarrjeve si rol kryesor në treg.

Vlen të vihet në dukje se me zbatimin e masave të shndërrimit të mënyrës së rritjes ekonomike dhe të përmirësimit të strukturës ekonomike është shtuar presioni mbi rritjen ekonomike, megjithëkëtë kanë lindur energji të reja për këtë rritje. Nën drejtimin e strategjive të reja "Prodhimi kinez 2025", "Internet +" etj., sektori tradicional i prodhimit po ndryshon modelin e zhvillimit, duke krijuar shanse të reja. Nga ana tjetër, qeveria kineze ka shpejtuar reformën për të nxitur nismat e qytetarëve për hapje biznesi dhe për rrjedhojë po lindin sektorë të rinj, produkte të reja, modele të reja etj. si pajisje të telefonisë së lëvizshme të brezit të ri, produkte smart, automjete me energji të reja etj. Të gjitha këto burojnë nga rritja e besimit të ndërmarrjeve.

"Shifrat aktuale tregojnë se ndërmarrjet kineze e kanë kaluar provën e sfidës së rëndë në vitin 2015," tha Philip Uglow. Parashikohet se me vijimin e politikave e masave të ndryshme të reformës, do të zgjerohet më tej impulsi aktiv në ekonominë kineze dhe perspektiva e ekonomisë kineze do të jetë më e mirë. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China