20151104-koz1 |
Kina prezantoi avionin e parë të madh për pasagjerë të projektuar dhe montuar tërësisht në vend, ndërsa përpiqet të zhvillojë këtë sektor që deri tani dominohet nga gjigantë më prestigj ndërkombëtar.
Korrespodenti i CRI-së Luo Bin sjell më shumë hollësi
Pas 7 vjet studimi dhe projektimi, paraditen e 3 nëntorit Kina prezantoi për herë të parë në Shangai avionin për pasagjerë C919, i projektuar dhe montuar në vend, sipas standardeve më të reja ndërkombëtare dhe i gatshëm për të nisur provat e fluturimit. Avioni C919, që mund të transportojë 158 pasagjerë, sapo doli nga linja e montimit në portin e Shangait ku ka qëndruar për rreth një vit.
Avioni C919 ka një kapacitet prej 158 pasagjerësh dhe modeli i tij është i ngjashëm me Airbus A320, Boeing 737. Largësia e fluturimit standard të këtij avioni është 4075 kilometra dhe i plotëson të gjitha kërkesat e fluturimit brenda vendit. Në krahasim me avionët e tjerë të këtij modeli, avioni C919 ka një trup më të madh dhe një hapësirë të brendshme më të rehatshme.
Mavis Toh, redaktor e rubrikës së transportit për Azinë në revistën Flightglobal, thotë se ky avion i Kinës do të balancojë tregun që tani dominohet nga gjigantë të mëdhenj të industrisë si Airbus dhe Boeing.
"Modeli C919 pritet që të konkurrojë modelin A320 të Airbus dhe atë 737 të Boeing-ut. Ky është një program shumë i rëndësishëm i Kinës, është një nxitje e madhe për vendin që të kthehet në një aktor kryesor në sektorin e prodhimit dhe montimit të avionëve," tha ajo.
Avioni kinez i zhvilluar nga Korporata e Avionëve Tregtarë e Kinës, ka një rreze fluturimi prej 4,075 km.
Kompania thotë se deri tani ka marrë 517 porosi nga 21 klientë nga Kina dhe vende të tjera të botës.
Avioni përmban 102 funksione dhe materiale rinj teknologjikë, duke përfshirë alum litiumi të brezit të tretë që është përdorur për trupin e avionit.
Li Xianping, zv./projektuesi i avionit, thotë se projektimi u koordinua me një model dixhital.
"Më herët, projektimi i këtij avioni u koordinua nëpërmjet një modeli dixhital, e në vazhdim nëpërmjet këtij modeli ne koordinuam të gjithë procesin. Nëpërmjet modelit dixhital, mund të shfaqim mbi 10 mijë pjesë të avionit."
Kina ka tregun më të madh të aviacionit civil dhe 21 nga aeroportet më të mëdhenj të botës nëpërmjet të cilëve fluturojnë mbi 10 milionë pasagjerë.
Wu Xingshi nga Komiteti Këshillues i Projektit, beson se avioni do t'i shërbejë zhvillimit të industrisë si dhe ekonomisë së vendit.
"Ndërtimi i një industrie me konkurrencë nëpërmjet një zhvillimi të pavarur dhe zhvillimin e marketingut për avionët e pasagjerëve do të ndihmojë për transformimin e modelit të rritjes ekonomike dhe zhvillimin e industrive teknologjike, forcojë gjithëpërfshirjen kombëtare, konkurrueshmërinë ndërkombëtare si dhe shpejtojë modernizimi."
Kryeprojektuesi i avionit C919, Wu Guanghui flet për të dhënat mbi avionin e ri.
"Avioni i modelit C919 është i pajisur në brendësi me 3 radhë sediljesh. Shumë pasagjerëve nuk u pëlqen sedilja e mesit, ndaj e kemi zgjeruar me 2 centimetra, kështu që pasagjerët do të njehen më komodë."
Kryeinxhinieri i Institutit të Projektimit "Shangfei" në Shangai:
"Përveç rritjes së cilësisë së avionit kemi ulur peshën e tij. Pesha është treguesi më i rëndësishëm për avionët e pasagjerëve. Nëse pakësohet 7% e peshës së përgjithshme, avioni mund të ngarkohet me më shumë pasagjerë."
Kina ka pronësi intelektuale të pavarur për avionin e pasagjerëve me kapacitet të madh. 22 provinca, mbi 200 ndërmarrje, 36 shkolla të larta dhe qindra mijëra specialistë të industrive që morën pjesë në projektimin e avionit të pasagjerëve C919.
Duke iu referuar materialeve të strukturës dhe sistemeve ajrore të përparuara, studiuesit kanë kapërcyer 102 probleme kyçe teknike, duke përfshirë projektimin e motorit të avionit, sistemin e kontrollit etj.
Avioni C919 pritet që të kryejë fluturimin e parë të provës vitin e ardhshëm. Ai do të kryejë fluturime prove për tre vjet përpara se të fillojë shërbimin tregtar në vitin 2019.
Pas daljes nga prodhimi të avionit të madh C919 për pasagjerë, i projektuar dhe montuar tërësisht nga Kina, presidenti Xi Jinping përcolli urimet e tij për grupin e punës dhe bëri thirrje për përgatitje të kujdesshme për fluturimin e parë të tij.
Xi tha në mesazhin e tij se siguria dhe cilësia duhet të jenë parësore gjatë përgatitjes për fluturimin e parë, i cili është parashikuar të kryhet vitin e ardhshëm.