20151101rou |
Sipas një vlerësimi të bërë të hënën nga agjencia ndërkombëtare për kërkime mbi kancerin pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mundësinë e shkaktimit të kancerit nga mishi i kuq dhe mishi i përpunuar, këto dy prodhime radhiten përkatësisht në kategorinë "shkaktim i mundshëm i kancerit" dhe kategorinë "shkaktim i kancerit". Ky konkluzion ka ngjallur shqetësimin e njerëzve për mundësinë e kancerit nga mishi.
Në këtë vlerësim, mishi i përpunuar si sallamet etj. përcaktohet si material i kategorisë së parë me rreziqet më të mëdha që mund të shkaktojë kancer. Në këtë kategori përfshihen gjithashtu duhani, alkooli, asbesti, arseniku etj. Në studim thuhet se ngrënia 50 gram mish i përpunuar çdo ditë mund të shtojë me rreth 20% rrezikun e kancerit. Kurse mishi i kuq, ku përfshihet mishi i lopës, derrit, qengjit etj., konsiderohet si prodhim që mund të shkaktojë kancer me rrezik më të ulët se mishi i përpunuar.
Rezultati i këtij vlerësimi vjen nga 22 specialistë nga 10 vende të botës. Ata kanë studjuar me hollësi lidhjen e mishit me sëmundjen e kancerit gjatë dhjetra vjetëve, lidhjen midis artikujve ushqimorë dhe shëndetit të njeriut duke kryer eksperimente te kafshët. Përgjegjësi i projektit të vlerësimit doktor Kurt Straif e njohu median me lidhjen midis prodhimeve të mishit dhe kancerit:
"Sipas analizës së përgjithshme, 50 gram mish i përpunuar në ditë shton me 17% rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, kurse 100 gram mish i kuq në ditë shton me 1.17% këtë rrezik, ndërsa këto lidhje nuk janë kaq të dukshme sa te mishi i përpunuar."
Siç bëhet e ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, çdo vit si pasojë e ngrënies së mishit të përpunuar vdesin 34 mijë vetë në mbarë botën, kurse numri i të vdekurve nga duhani dhe pijet alkoolike është përkatësisht 1 milion dhe 600 mijë veta. Dr. Kurt Straif vuri në dukje se duhani e pijet alkoolike mund të shkaktojnë shumë lloje kanceri, kurse mishi i përpunuar shkakton kryesisht kancerin e zorrës së trashë dhe kancerin e stomakut. Ai thotë:
"Dihet nga të gjithë se duhani e pijet alkoolike përcaktohen nga agjencia ndërkombëtare për kërkimeve mbi kancerin si material i kategorisë së parë që mund të shkaktojë kancerin. Duhani e pijet alkoolike rrisin me 1000% rrezikun e kancerit, kurse rreziku i shkaktimit të kancerit nga mishi i përpunuar është rreth 18%."
Megjithëse mishi i përpunuar radhitet në kategorinë e njëjtë të prodhimeve që mund të shkaktojnë kancerin si duhani, rreziku i kancerit nga mishi i përpunuar nuk është shumë i lartë, por Dr. Kurt Straif u shpreh se me shtimin e ngrënies së mishit të përpunuar, do të shtohet rreziku i kancerit.
Mishi i kuq dhe mishi i përpunuar janë ushqime të zakonshme në tryezë, prandaj ky vlerësim ka tërhequr vëmendjen e gjerë të opinionit. Shumë njerëz janë shprehur se do të pakësojnë ngrënien e mishit, por shumë konsumatorë nuk bien dakord me konkluzionin e vlerësimit. Një konsumatore thotë:
"Kemi ngrënë mish për shumë vjet mendoj se nuk do të shkaktojë kancer. Njerëzit kanë mençuri të mjaftueshme për të bërë zgjedhjen e vet."
Edhe shoqata e mishit e Kinës ka shprehur dyshimin e vet për vlerësimin e agjencisë ndërkombëtare për kërkime mbi kancerin dhe është e mendimit se ky vlerësim s'ka bazë shkencore dhe krijohet vetëm si një opinion i studjuesve. Zv-presidenti i kësaj shoqate Chen Wei dha një shembull se në provincat Hunan e Sichuan të Kinës, banorët hanë mish të përpunuar, por në këto dy provinca nuk ka shifra të larta të të prekurve nga kanceri krahasuar me krahinat e tjera të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë i bën këtë vlerësim për të tërhequr vëmendjen e njerëzve ndaj mënyrës së shëndetshme të ngrënies. Megjithëse mishi i kuq dhe mishi i përpunuar përcaktohen si shkaktare të kancerit, kjo nuk do të thotë se nuk duhet ndaluar rreptësisht ngrënia e këtyre mishrave. Në fakt, mishi është i favorshëm për shëndetin e njerëzve dhe është prejardhja kryesore e mikroelementëve hekur e zink dhe e vitaminës B12. Organizata Botërore e Shëndetësisë rithekson se ky vlerësim ka rëndësi t'u propozojë konsumatorëve ushqimet e duhura, që nuk dëmtojnë shëndetin. (Fani)