PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina skicon hartën e re të zhvillimit deri më 2020
2015-11-02 15:49:10 CRI Komenti juaj Printoni

Në sesionin e 5-të plenar të Komitetit të 18-të Qendror të PK të Kinës, që përfundoi të enjten në mbrëmje, u miratua Plani i 13-të pesëvjeçar i Kinës, që përmban objektivat e reja të ndërtimit të gjithanshëm të shoqërisë relativisht të begatë. Në këtë sesion u publikua edhe politika e re e planifikimit familjar, sipas të cilës lejohet fëmija e dytë për të gjithë çiftet kineze. Këto politika të reja kanë ngjallur shumë diskutime në shoqërinë kineze.

Në komunikatën e sesionit të 5-të plenar të Komitetit të 18-të Qendror të PK të Kinës u nënvizua se zhvillimi është detyrë parësore e qeverisjes dhe duhet të ngulet këmbë në zhvillimin e gjelbër në bazë të novacionit, të përpjesëtimit, të hapjes dhe në favor të të gjithë banorëve. Me këtë rast, novacioni vihet në qendër të situatës së përgjithshme të zhvillimit kombëtar. Lidhur me këtë, ekonomisti Ma Guangyuan tha se dobësia kryesore e Kinës është mungesa e një politike të përsosur publike në mbështetje të novacionit.

 

"Në pesë vjetët e ardhshëm, objetivi i vërtetë i Kinës është shndërrimi në një ekonomi me novacion. Nëse do të realizohet ky objektiv, do të krijohet natyrisht një shoqëri relativisht e begatë, do të çrrënjoset varfëria dhe do të dyfishohen të ardhurat për frymë. Ekonomia e sotme kineze do të ketë zhvillim të mëtejshëm duke u mbështetut te novacioni, sepse ka prekur 'tavanin' mënyra e mëparshme e zhvillimit në bazë të investimeve, të burimeve njerëzore dhe të eksportit. Edhe eksperienca e shumë vendeve të tjera na tregon se pas zhvillimit të shpejtë dhe të imitimit, duhet të kalohet tek periudha e novacionit."

Në komunikatën e sesionit plenar paraqiten qartë masat seriale konkrete për zbatimin e strategjisë së zhvillimit me novacionin si motor, si formimi i një kontingjent laboratorësh kombëtarë në fushat e novacionit, krijimi i sistemit të ri industrial, kultivimi i një sërë industrish strategjike etj. Specialistët janë të mendimit se zhvillimi në bazë të novacionit do të ushtrojë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e gjithanshëm ekonomik e shoqëror të Kinës dhe gjithashtu do të jetë në favor të shumë industrive, duke përfshirë manifakturën e nivelit të lartë.

Në kominikatën e sesionit plenar paraqiten edhe objektivat e reja për realizimin e gjithanshëm të shoqërisë relativisht të begatë, duke përfshirë ruajtjen e rritjes së mesme dhe të lartë të ekonomisë, dyfishimin e GDP-së dhe të ardhurave për frymë në qytet e në fshat në vitin 2020, kundrejt vëllimit përkatës të vitit 2010, ngritjen e nivelit të manifakturës, shtimin e kontributit të konsumit ndaj rritjes ekonomike, shpejtimin e urbanizimit të fshatrave, çrrënjosjen e të gjithë të varfërve, përmirësimin e mjedisit ekonogjik etj. Për të realizuar objektivat e sipërpërmendura, në pesë vjetët e ardhshëm, rritja mesatare e ekonomisë kineze duhet të jetë 6.5%. Ekonomisti i Qendrës së Shkëmbimeve Ndërkombëtare Ekonomike të Kinës Wang Jun shpreh mendimin se:

 

"Nëse do të ruhet rritja ekonomike prej 6.5-7%, do të sigurohet realizimi i objektivave të ndryshme në vitin 2020."

Thellimi i reformave në fusha të ndryshme synon favorizimin e qytetarëve të thjeshtë, që është objektivi kryesor i planit të 13-të pesëvjeçar.

"Shpresoj që qeveria do të tregojë vëmendjen e duhur në përkujdesjen ndaj të moshuarve."

"Shpresoj presioni i jetesës do të ulet më tej. Çmimet e banesave shpresoj të kthehen në nivel të arsyeshëm."

"Më e rëndësishmja është përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe të ushqimeve. Shpresoj që fëmija im do të ketë një arsimim më të mirë dhe të gjithë anëtarët e shoqërisë do të jetojnë si të barabartë. Kjo është ëndrra ime."

Përkujdesja ndaj të moshuarve, arsimi, sigurimi i ushqimeve dhe i mjedisit, të gjitha këto lidhen ngushtë me jetën e qytetarëve të thjeshtë. Ekonomisti i Qendrës së Shkëmbimeve Ndërkombëtare Ekonomike të Kinës Wang Jun tha se Pesëvjeçari i 13-të do të përpiqet të zgjidhë këto probleme që kanë të bëjnë me garantimin e përmirësimin e jetesës së popullit.

 

"Garantimi dhe përmirësimi i jetesës së popullit është pikënisja dhe synimi i të gjitha punëve tona dhe duhet t'u kushtohet më shumë rëndësi. Arsimi, punësimi, të ardhurat, mjekimi dhe strehimi u interesojnë qytetarëve të thjeshtë, sespe këto janë kërkesat bazë të jetesës."

Ndër 10 detyrat kryesore të Pesëvjeçarit të 13-të, radhitet edhe nxitja e ndihmave ndaj të varfërve. Specialistët parashikojnë se në pesë vitet e ardhshëm, gjithnjë e më shumë burime publike do të shpërndahen në bazë, në fshat dhe në grupet në nevojë, që të zvogëlohet disniveli midis qytetit dhe fshatit, midis rajoneve dhe midis grupeve.

Profesori i Institutit Kombëtar të Administrimit Zhu Lijia është i mendimit se shkëputja nga varfëria e mbi 70 milionë banorëve do të jetë një detyrë kryesore për realizimin e një shoqërie relativisht të begatë.

"Aktualisht në Kinë ka ende dhjetra miliona të varfër dhe ky do të jetë theksi i zhvillimit të ardhshëm. Do të realizojmë një shoqëri relativisht të begatë, ku asnjë kinez nuk do të përjashtohet."

Në komunikatën e sesionit të 5-të plenar u shpall gjithashtu zbatimi i gjithanshëm i politikës së re të planifikimit famjliar, sipas të cilës lejohet që të gjitha çiftet kineze të kenë dy fëmijë. Ky është një ndryshimi historik në politikën kineze të planifikimit familjar. Në vitet '70-të të shekullit të kaluar, për të frenuar rritjen tepër të shpejtë të popullsisë dhe për të zbutur tensionin midis popullsisë dhe burimeve shoqërore e natyrore, në Kinë filloi të zbatohej planifikimi familjar, i cili i lejonte një çifti pasjen e vetëm një fëmije. Por përse ndryshoi kjo politikë pas mbi 30 vjetësh? Profesori Yuan Xin mbi çështjen e popullsisë i Universitetit Nankai analizon:

"Shkaku kryesor është zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i vendit tonë. Pas rritjes ekonomike me shpejtësi të lartë gjatë mbi 30 vjetëve, në pesë vjetët e ardhshëm, Kina do të përballet me presionin e madh të ngadalësimit të rritjes ekonomike. Nga ana tjetër, struktura e popullsisë kineze përballet me shumë probleme, si plakje, mungesa e barazisë gjinore, pakësimi i krahut të punës etj. Zgjidhja e këtyre problemeve duhet të mbështetet te rritja e përshtatshme të lindshmërisë."

Sipas të dhënave statistikore, qysh nga viti 2011, në Kinë është ulur numri i popullsisë së aftë për punë, ndërsa është rritur pandërprerë numri i të moshuarve. Në vitin 2014, numri i popullsisë së aftë për punë nga 15 vjeç deri në 59 vjeç u ul në 930 milionë veta, ndërsa numri i të moshuarve mbi 60 vjeçarë arriti në 212 milionë. Tani Kina radhitet ndër vendet ku popullsia plaket më shpejt.

Sipas të dhënave statistikore të OKB-së, deri në mes të këtij shekulli, në Kinë afro 500 milionë veta do të jenë mbi 60 vjeç, shifër kjo që pritet të kalojë numrin e përgjithshëm të popullsisë së ShBA-së dhe si pasojë, Kina do të përballet me një sërë problemesh serioze, në fushën e shëndetësisë, sigurimeve shoqërore etj.

Profesori Yuan Xin është i mendimit se ndryshimi i politikës së planifikimit familjar do të jetë në dobi të madhe për zbutjen e plakjes së shoqërisë kineze dhe do të gjejë përkrahje në rradhët e qytetarëve.

Pas publikimit të lajmit të enjten në mbrëmje, lindja e fëmijës së dytë u bë temë diskutimi pothuajse e çdo familjeje. Sipas një sondazhi, 90% e kinezëve presin zbatimin sa më parë të politikës që të lejohet fëmija e dytë për të gjitha çiftet , ndërsa 80% e familjeve kineze janë të mendimit se dy fëmijë janë idealë për një familje. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China