PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vizitë e suksesshme e presidentit Xi Jinping në Britani
2015-10-26 09:10:41 CRI Komenti juaj Printoni

Këtë javë, me ftesë të mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping bëri një vizitë shtetërore në këtë vend. Kjo ishte vizita e parë e një presidenti kinez në Britani, gjatë 10 vjetëve të fundit. 103 të shtëna artilerie në shenjë nderimi, pritja e ngrohtë nga 3 brezat e familjes mbretërore, shoqërimi nga kryeministri Cameron gjatë gjithë vizitës, e bejnë këtë vizitë mjaft të suksesshme, ndërsa opinioni publik e ka cilësuar si "vizitë shtetërore me rezultate të larta". Njëkohësisht, qarqet e ndryshme të të dy vendeve, duke përfshirë qytetarët e thjeshtë e kanë komentuar me superlativa vizitën e presidentit Xi në Britani.

Në programin e sotëm, do të flasim për rezultatet e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Britani.

Qysh nga 20 tetori, Xi Jinping nisi turneun 4 ditor në Britani. Ndryshe nga zakoni i shumë vendeve pritja e mysafirëve të lartë me 21 të shtena artilerie, këtë herë familja mbretërore britanike e priti Xi-un me 103 të shtëna, që tregon nivelin më të lartë ceremonial të një pritjeje. Lidhur me këtë, ambasadori i Kinës në Britani Liu Xiaoming tha:

"Zakonisht, një vend e pret kreun e një vendi tjetër me 21 të shtëna artilerie, por kësaj here në Britani u kryen dy here të shtëna në shenjë nderimi për vizitën e presidentit Xi. Njëra ishte në Green Park, ku u lëshuan 41 të shtëna, 21 prej tyre për nder të presidentit Xi, kurse 20 të shtënat e tjera tregojnë se mysafirët e lartë janë ftuar nga familja mbretërore. Të shtënat e tjera të artilleries ndodhën në Kullën e Londrës, ku presidenti kinez u prit me 62 të shtëna artilerie, ndër të cilat 41 janë ceremonial, kurse 21 në shenjë nderimi nga qyteti i Londrës. Pra, gjithsej 103 të shtëna artilerie që tregojnë nivelin e lartë të pritjes së palës britanike për presidentin Xi."

Në këtë atmosferë nderimi të lartë, çifti presidencial kinez mori pjesë në ceremoninë solemne të përshëndetjes, të zhvilluar nga mbretëresha Elizabeth II në Sheshin e Paradës së Kalorësve në qendër të Londrës. Po këtë ditë, presidenti Xi dhe zonja e pare e Kinës pinë çajin e pasdites bashkë me princin trashëgimtar Charles dhe bashkëshorten e tij Camille, u takuan me pricin Wiliam dhe morën pjesë në banketin zyrtar të shtruar nga Mbretëresha Elisabeth II. Këtë ditë, kreu i shtetit i Kinës ndjeu nga afër miqësinë e theksuar të 3 brezave të familjes mbretërore britanike. Duke folur për këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying tha:

"Familja mbretërore, qeveria dhe qarqet e ndryshme të Britanisë i kushtojnë shumë rëndësi vizitës shtetërore të Xi-ut. Mbretëresha Elizabeth II u shpreh se sivjet është një vit i veçantë në marrëdhëniet britaniko-kineze, sepse kemi shënuar një nivel të lartë bashkëpunimi dhe miqësie. Vizita e presidentit Xi në Britani është një gur themeltar për çuarjen e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve në një nivel të ri. Britania dhe Kina kanë një partneritet të vërtetë global."

Pritja e nivelit të lartë nga familja mbretërore ishte një pikënisja e vizitës së Xi-ut në Britani dhe pastaj, gjatë bisedimeve me kryeministrin Cameron, partneriteti i gjithanshëm strategjik global midis dy vendeve shënoi rritje dhe marrëdhëniet kino-britanike hyjnë në "epokën e artë".

Përpara mediave botërore, Xi Jinping u shpreh optimist për pikënisjen e re në marrëdhëniet kino-britanike.  

"Zhvillova bisedime frytëdhënëse me kryeministrin Cameron dhe arritëm unanimitet mendimesh në shumë probleme të rëndësishme. Ramë dakord njëzëri që Kina dhe Britania të krijonë partneritetin e gjithanshëm strategjik global të shekullit të 21-të, gjë që shënon nisjen e 'epokës së artë' në marrëdhëniet kino-britanike afatgjata, të hapura dhe me përfitime të përbashkëta."

Epoka e artë midis Kinës dhe Britanisë paraqitet jo vetëm në fjalimet e liderëve të të dy vendeve, por edhe në marrëveshjet e bashkëpunimit konkret. Gjatë kësaj vizite të presidentit Xi, Kina dhe Britania arritën gjithësej 150 marrëveshje bashkëpunimi në fushat ekonomiko-tregtare, kulturore etj., me shumën e përgjithshme prej 40 miliardë paundësh. Ndër to, më tërheqëse është marrëveshja kino-britanike në ndërtimin e centralit bërthamor. Kryeministri Cameron deklaroi se Kina do të marrë pjesë zyrtarisht në objektin e centralit bërthamor në "Hinkley Point" dhe është hera e parë që teknologjia kineze e centralit bërthamor hyn në hapësirën perëndimore. Për këtë objekt, Kina dhe Britani kishin zhvilluar bisedime për dy vjet. Lidhur me këtë rezultat, Xi Jinping tha:

"Gjatë vizitës arritëm një sërë rezultatesh të rëndësishme, duke përfshirë pjesëmarrjen e kompanisë kineze në objektin e centralit bërthamor britanik 'Hinkley Point', i cili është 'flamurmbajtëse" në bashkëpunimin kino-britanik të viteve të fundit dhe do të luajë rol të rëndësishëm dhe në të ardhmen e këtij bashkëpunimi dypalësh."

Centrali bërthamor "Hinkley Point", që ndodhet në jugperëndim të Anglisë parashikohet të vihet në përdorim në vitin 2025. Ai do të jetë centrali i parë bërthamor në Britani gjatë 30 vjetëve të fundit. Mësohet se Kina do të investojë 6 miliardë paundë në këtë objekt për mbajtjen e 33% të aksioneve. Duke folur për centralin bërthamor, me shpenzimet më të larta në botë deri më sot, kryeminstri britanik Cameron tha se ai do të furnizojë me energji 6 milionë familje britanike dhe do të krijojë mbi 25 mijë vende pune.

Krahas rezultateve të larta si centrali bërthamor, gjatë kësaj vizite të Xi-ut u shënuan dhe arritje për qytetarët e thjeshtë. Qeveria britanike kërkoi shtimin e sa më shumë turistikë kinezë, për këtë Britania do të rishikojë regjimin e vizave ndaj turistëve kinezë, për t'i zgjatur nga 6 muaj në dy vjet, me shumë hyrje-dalje, ndërsa mbetet e pandryshuar tarifa për marrjen e vizës prej 85 paundësh. Kjo politikë e favorshme për turistë kinezë ka mundësi të përmirësohet edhe më tej në të ardhmen, që vlefshmëria e vizave të zgjatet deri në 10 vjet. Për turistët kinezë që planifikojnë të vizitojnë Britaninë, kjo është një arritje e madhe.

Ambasadori i Kinës në Britani Liu Xiaoming shprehet se epoka e artë e marrëdhënieve kino-britanike do t'u krijojë të dy popujve më shumë përfitime konkrete.

"Kina dhe Britania e kanë cilësuar vitin 2015 si vit i shkëmbimeve kulturore dypalëshe. Në gjashtëmujorin e parë u zhvillua viti britanik në Kinë, kurse në gjashtëmujorin e dytë është viti i Kinës në Britani. Gjatë këtij viti, të dyja palët po zhvillojnë qindra aktivitete për shkëmbime kulturore, për nxitjen e miqësisë midis dy popujve. Presim që 'epoka e artë' e marrëdhënieve kino-britanike t'u sjellë dy popujve përfitime konkrete." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China