PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina në sytë e publicistit Niko Nikolla
2015-10-21 13:58:43 CRI Komenti juaj Printoni

Shkrimtari dhe gazetari i njohur shqiptar Niko Nikolla së bashku me një grup kolegësh vizitoi Kinën në vitet 60 të shekullit të kaluar. Me syrin e një profesionisti ai vëzhgoi jetën në qytetet e mëdha Pekin e Shangai, por dhe në fshatra. Takoi punëtorë, fshatarë, intelektualë si dhe liderë, ndër të cilët Zhou Enlai (Çu Enlai). Shkëmbime idesh, kulturash, miqësish ndodhën në 3 muajt e qëndrimit në Kinë të gazetarëve shqiptarë. Pas kthimit në Shqipëri ai botoi librin me reportazhe "Furtuna e janarit".

Ndër të tjera në reportazhin e tij kushtuar kalimit të Kinës nga varfëria në një vend që bënte hapa gjigandë drejt zhvillimit, publicisti Nikolla nënvizon " E mbarë bota ka kthyer sytë nga Kina".

Pak fjalë për publicistin Niko Nikolla

Niko Nikolla e lidhi jetën e tij me gazetarinë për afro gjysmë shekulli. I lindur më 20 maj 1931 në qytetin e Pogradecit ai punoi për shumë vite në gazetën "Zëri i Popullit" dhe më pas kryeredaktor i Revistës "Hosteni", deri në vitin 1991 kur doli në pension. Me qindra fejtone, artikuj dhe reportazhe mbajnë firmën e Niko Nikollës, në të gjithë shtypin shqiptar. I cilësuar nga shkrimtari Teodor Keko si "babai i gazetarisë shqiptare", zoti Nikolla shkruante "Gazetarët duhet të jenë me zemër të madhe, me mendje të ftohtë dhe me duar të pastra".

Pas viteve '90, publicistika e Niko Nikollës u shpalos me krijime në fushën e humorit, por edhe prozës. Ai botoi një kolanë prej shtatë titujsh mbi temën e Ballkanit, ku përmes humorit sa dhe dramës arriti të shprehë mentalitetin ballkanas, ku spikat thënia e tij "Ta kthejmë Ballkanin nga një fuçi baruti, në një fuçi humori". Gjatë aktivitetit të tij letrar-publicistik, Niko Nikolla është nderuar disa herë me çmime në konkurse të ndryshme letrare si dhe me pesë çmime të para në fushën e gazetarisë dhe të letërsisë si çmimi "Çajupi" në vitin 1989.

Mes vlerësimeve që ka marrë veprimtaria e gjerë publicistike dhe letrare e Niko Nikollës është dhe Urdhëri "Naim Frashëri" i klasit të parë (1978), por nuk mungon dhe vlerësimi i vlendlindjes së tij që në 2003 e nderoi me titullin "Qytetar nderi i Pogradecit".

Në një bashkëbisedim me të bijën e publicistit të njohur, gazetaren Flora Nikolla zbulojmë lidhjen e tij me Kinën. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China