20151018jianpin |
17 tetori është Dita Kombëtare e Ndihmës për të varfërit në Kinë si dhe Dita Ndërkombëtare e Çrrënjosjes së Varfërisë. Në këtë kuadër, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në Forumin e Nivelit të Lartë për Uljen e Varfërisë dhe të Zhvillimit 2015, që u mbajt më 16 tetor, duke shkëmbyer me komunitetin ndërkombëtar përvojën e Kinës në këtë drejtim.
"Qeveria kineze do të ndërmarrë më shumë politika mbështetëse për të nxjerrë nga varfëria të gjithë 70 milionë kinezët brenda vitit 2020", deklaroi president Xi Jinping të premten në Ditën e 23-të Ndërkombëtare të Çrrënjosjes së Varfërisë.
Duke iu drejtuar Forumit Botëror për Pakësimin e Varfërisë dhe Zhvillimin në Pekin, Xi tha se Kina do të angazhohet në luftën e vështirë kundër varfërisë.
Në 15 vjetët e fundit Kina ka nxjerrë mbi 600 milionë njerëz nga varfëria, apo 70 për qind të popullsisë së varfër të botës.
"Në shoqërinë njerëzore të Kinës, asnjë nuk duhet të lihet pas. Në pesë vitet e ardhshme, ne do t'i ngremë mbi linjën e varfërisë të gjithë 70 milionë kinezët, duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara në axhendën tonë të zhvillimit pas vitit 2015," tha Xi në ceremoninë e hapjes së forumit në Pallatin e Madh të Popullit.
Deri në fund të vitit 2014, Kina numëronte 70.17 milionë njerëz në fshat që jetonin nën nivelin e varfërisë me afron 2,300 juanë (376 dollarë) në vit.
Forumi për Uljen e Varfërisë dhe Zhvillimin nisi në vitin 2007 dhe tashmë është bërë një platformë ndërkombëtare e vendeve në zhvillim dhe organizatave ndërkombëtare për shkëmbimin e përvojës në drejtim të pakësimit të të varfërve, përballimin e sfidave të varfërisë dhe konsultimin e politikave përkatëse. Në shtator të këtij viti, në Samitin e OKB-së për Zhvillim u miratua programi i zhvillimit pas vitit 2015, me objektiv kryesor uljen e varfërisë, duke shënuar një epokë të re në procesin e uljes së varfërisë në mbarë globin. Edhe qeveria kineze synon krijimin e një shoqërie relativisht të begatë në vitin 2020. Ndihmat për të varfërit përbëjnë një nga përparësitë e planit të "pesëvjeçarit" të 13-të .
Forumi i sivjetëm për uljen e varfërisë dhe zhvillimin ka si temë kryesore "Zhdukja e varfërisë në një hap me zhvillimin e përbashkët". Në forum morën pjesë krerët e shtetit të Laosit, Çadit, Kroacisë, Kamboxhias, Bolivisë si dhe përgjegjës të Programit të Zhvillimit të OKB-së, të Organizatës Botërore të Tregtisë, të Bankës së Vendeve "BRICS " dhe të Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore.
Zhdukja e varfërisë dhe përmirësimi i jetesës së banorëve janë ndër objektivat parësore të qeverisë kineze. Pas reformës dhe hapjes, me zhvillimin e shpejtë ekonomik të Kinës dhe me fuqizimin e potencialit kompleks, Kina ka ofruar ndihma të shumta për të varfërit në mbarë vendin. Në vitin 2013, Kina pakësoi numrin e të varfërve prej 16.5 milionësh, ndërsa në vitin 2014 prej 12.3 milionësh, duke realizuar për dy vjet me radhë objektivin e uljes së numrit të të varfërve në vit prej mbi 10 milionë banorësh.
Sipas të dhënave të vitit 2014, në Kinë ka ende mbi 70 milionë të varfër në zonat rurale. Zv/drejtori i Zyrës së Ndihmës për të varfërit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Hong Tianyun tha se qeveria kineze synon që deri në vitin 2020 të realizojë zhdukjen e varfërisë në fshat dhe rreth këtij objektivi Kina po zbaton strategjinë e ndihmës për të varfërit dhe të zhdukjes së varfërisë .
"Qysh nga fundi i vitit 2013, në krahina të ndryshme të Kinës është zbatuar programi i ndihmës për të varfërit, me funskionimin e e grupeve të punës në 130 mijë fshatra të varfra."
Hong Tianyun tha se pavarësisht nga presioni i madh i ngadalësimit të ekonomisë këtë vit, Kina prapëseprapë pritet të pakësojë me 10 milionë numrin e të varfërve në vend. Ai bëri të ditur se në gjysmën e parë të vitit 2015, rritja e të ardhurave mesatare për frymë në fshatrat e varfra ishte më e lartë se ajo mesatare për frymë në të gjithë zonën rurale në vend.
Përgjegjësi i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Zyrës së Ndihmës për të varfërit, Li Chunguang tha se Kina është vendi në zhvillim që realizoi e para përgjysmimin e numrit të të varfërve dhe përpjekjet e Kinës nxitën realizimin e Objektivit të Mijëvjeçarit të OKB-së për Zhvillim.
"Sipas Raportit 2015 mbi Objektivin e Mijëvjeçarit të OKB-së për Zhvillim, përqindja e popullsisë së të varfërve në fshatin kinez u ul nga 60% në vitin 1990 në më pak se 30% në vitin 2002, duke realizuar e para përgjysmimin e popullsisë së varfër. Në vitin 2014, kjo përqindje u ul në 4.2%. Kina dha një kontribut prej mbi 70% për pakësimin e numrit të të varfërve në mbarë botën."
Suksesi i Kinës në pakësimin e të varfërve u jep vendeve në zhvillim përvojën e zbatueshme për realizimin e objektivit të zhdukjes së varfërisë dhe Kina dëshiron të ndajë eksperiencën e saj me sa më shumë vende. Në krahasim me edicionet e kaluara, forumi i vitit 2015 u zhvillua në përmasë më të madhe dhe në nivel më të lartë. Zv/drejtori i Zyrës së Ndihmës për të varfërit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Hong Tianyun tha se kjo është përgjigje aktive e Kinës për Programin e OKB-së për Zhvillimin pas Vitit 2015 dhe tregon përgjegjshmërinë e Kinës për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, për pakësimin e të varfërve dhe dhënien e përvojës së vetë në këtë drejtim me vendet në zhvillim. (Wang Lei)