PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina zotohet të nxjerrë nga varfëria të gjithë popullsinë brenda vitit 2020
2015-10-14 17:40:31 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze njoftoi planet për të nxjerrë nga varfëria të gjithë njerëzit që jetojnë nën kufirin e varfërisë brenda vitit 2020. Kjo do të jetë përparësia kryesore e planit të ardhshëm 5-vjeçar të zhvillimit.

Korrespodenti i CRI-së Niu Honglin sjell më shumë hollësi.

Guo Weimin është një zyrtar i lartë i Këshillit të Shtetit, qeverisë kineze. Ai thotë se nxjerrja e njerëzve nga varfëria është objektivi kryesor për planin e ardhshëm 5-vjeçar të zhvillimit.

"Nxjerrja nga varfëria mbetet një përparësi kryesore e Kinës. Objektivi për të nxjerrë nga varfëria mbi 70 milionë njerëz dhe garantimi i zhdukjes së varfërisë mbetet një detyrë e vështirë."

Hong Tianyu është zëvendës drejtor i Zyrës së Këshillit të Shtetit për Zbutjen e Varfërisë dhe Zhvillimin, dhe thotë lehtësimi i varfërisë është një objektiv i madh për pesë vitet e ardhshme.

Zyrtari thekson se qeveria do të nxjerrë një varg masash më efikase që synojnë arritjen e objektivit. Këto përfshijnë edukimin dhe mbështetjen financiare.

Qëllimi i qeverisë kineze shpallet në prag të Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë.

Zyrtari shton se aktivitete të rëndësishme do të zhvillohen gjatë kësaj dite për të treguar vendosmërinë e Kinës për zbutjen e varfërisë.

"Si pjesë e rëndësishme e axhendës për zbutjen e varfërisë, më 16 tetor do të mbahet një forum i nivelit të lartë. Jam shumë krenar të shpall se presidenti Xi Jinping do të marrë pjesë në forum dhe do të mbajë aty një fjalim. Ai do të diskutojë masat që duhen marrë nga qeveria kineze për zbutjen e varfërisë në kuadër të ndërtimit të një shoqërie përgjithësisht të begatë si dhe tregojë vendosmërinë e Kinës për të zbatuar Programin e Zhvillimit pas vitit 2015."

Forumi do të mbledhë së bashku personalitet nga vendi dhe të ftuar të huaj, përfshirë përfaqësues dhe krerë organizatash ndërkombëtare.

Guo Weimin nga Këshilli i Shtetit i Kinës thotë se qeveria kineze është e gatshme për të ndarë me vendet e tjera eksperiencën e zbutjes së varfërisë.

"Përpjekjet e Kinës për të zbutur varfërinë kanë marrë mbështetje të gjerë nga komuniteti ndërkombëtar dhe gjithashtu i kanë shërbyer atij. Përparimi që ka bërë Kina ka mundësuar reduktimin e shpejtë të të varfërve në botë. Kina është vendi i parë në zhvillim që përgjysmon numrin e të varfërve, duke përmbushur një nga Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara si dhe ka ndihmuar vendet e tjera për të arritur këtë objektiv."

Gjatë 15 vjetëve të kaluar, Kina ka nxjerrë nga niveli i varfërisë rreth 600 milionë njerëz apo 70 për qind të popullsisë së varfër në rang global.

Duke folur në Samitin e Kombeve të Bashkuara, presidenti Xi u zotua për themelimin e një fondi fillestar prej 2 miliardë dollarësh për të nxitur kombet të dalin nga varfëria.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China