PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rryma e re e investimeve kineze në ShBA
2015-10-09 16:43:53 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2014, Kina u bë për herë të parë eksportuesi neto i investimeve, ndërsa në vitin 2015, kompanitë kineze kanë ruajtur prirjen e ndërkombëtarizimit. Veçanërisht në ShBA, që konsiderohet si tregu me pragun më të lartë, kompanitë kineze kanë ruajtur shumë vjet me radhë prirjen e shtimit të investimeve, për blerjen e kompanive vendëse dhe për krijimin e kompanive me investime të përbashkëta. Por në përgjithësi, ndërmarrjet kineze në ShBA janë ende në etapën fillestare dhe kanë disnivel të madh me kompanitë evropiane, japoneze dhe koreanojugore, nga ana e përmasës dhe nga pesha specifike.

Si do të jetë e ardhmja e ndërmarrjeve kineze në SHBA?

A do të zgjerohet tregu amerikan për investimet kineze?

Këto pyetje kanë të bëjnë me thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare kino-amerikane.

Vitet e fundit, me formimin e strukturës së re të ekonomisë ndërkombëtare dhe rendin e ri të transferimit të industrisë në mbarë globin, ndërmarrjet kineze kanë shumë interes për zhvillimin jashtë vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, deri në fund të vitit 2014, Kina ngriti mbi 3 mijë kompani në ShBA, me shumën e përgjithshme të investimeve prej 65.22 miliardë dollarësh amerikanë. Tani ShBA-ja është bërë distinacioni i tretë i investimeve kineze. Në 8 muajt e parë të këtij viti, Kina investoi 4.43 miliardë dollarë, me një rritje prej 35.9% në krahasim me vitin e kaluar. Pavarësisht nga rritja e shpejtë, investimet kineze zënë vetëm një përqindje shumë të ulët në investimet e huaja në ShBA, bëri të ditur zv/përfaqësuesi i Kinës në bisedimet e tregtisë ndërkombëtare Zhang Xiangchen.

"Deri në fund të vitit 2014, investimet kineze në ShBA zunë vetëm 1% të shumës së përgjithshme të investimeve të huaja në këtë vend. Investimet kineze përfshijnë 18 kategori, por 80% prej tyre janë në fushat financiare, të manifakturës, të zhvillimit të minierave dhe të pasurive të paluajtshme."

Nga të dhënat e kompanisë këshilluese Rodihm del se në gjysmën e parë të këtij viti, Kina realizoi 88 raste të investimeve të drejtpërdrejta në ShBA, duke blerë ndërmarrje amerikane ose krijuar fabrika atje. Ndër to, rastet më tërheqëse janë që Kompania kineze e Sigurimeve Anbang bleu Hotelin "Waldorf Astoria" të Nju-Jorkut, grupi kinez Fosun bleu 20% të kapitaleve të kompanisë amerkane të sigurimeve shoqërore "Ironshore" dhe investimet e kompanive kineze të internetit Alibaba dhe Tencent për kompani IT të ShBA-së. Tjetër objekt në fokusin e vëmendjes së opinionit është krijimi i fabrikës në qytetin Springfield të Shtetit Illinois nga Grupi Kinez i Trenave. Duke analizuar investimet kineze në ShBA, ekonomistja Chen Fengying shprehet :

"Në tregun amerikan, Kina filloi të provojë fushat me konkurrim dhe bashkpunimin në kapacitetin e prodhimit, si P.Sh. bashkëpunimi në hekurudhën e shpejtësisë së lartë. Në të kaluarën, investimet kineze ishin kryesisht nga ndërmarrjet shtetërore, kurse tani forca kryesore është ajo private, si Alibaba, Tencent, Wanxiang etj."

Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë të ShBA-së, deri në vitin 2030, ShBA-ja ka nevojë për investime të reja të paktën prej 8 trilionë dollarësh amerikanë për ndërtimin e infrastrukturës rrugore e energjetike, ndërsa kompani kineze mund të marrin pjesë në këto objekte amerikane si ofrues të kapitaleve dhe furnizues të produkteve dhe shërbimeve. Por në të njëjtën kohë, si do të përshtaten me mbikqyrjen, ligjin dhe strukturën politike të ShBA-së ? Kjo përbën sfidën kryesore të kompanive kineze me investime në ShBA. Sipas avokatit Zhang Jun, që i shërben Gjykatës së Lartë Federale të ShBA-së, kompanitë kineze në ShBA nuk mund të përdorin drejtpërdrejt përvojën e tyre të sukseshme në tregje të tjera dhe duhet të zbatojnë përgjegjësinë shoqërore në vend.

"Duhet të shpenzojmë kohë për të njohur ligjin dhe rregullat lokale të ShBA-së, të njohim doket e zakonet amerikane dhe të kuptojmë si të kontaktojmë me ndërmarrjet dhe komunitetin vendës. Përdorimi i punonjësve administrativë do të jetë në dobi të ndërmarrjeve kineze për përshtatjen me kulturën amerikane."

Më 23 shtator, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping vizitoi në Siatëll selinë e kompanive Boeing dhe Mikrosoft dhe bisedoi me sipërmarrës kino-amerikanë. Ai theksoi se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe ShBA-së ka potencial të madh. Kina dhe ShBA-ja kanë mundësi të madhe plotësuese të njëra-tjetrës në ekonomi dhe kanë hapësirë të madhe dhe shumë shance për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar. Vizita e Xi-ut do të nxitë më tej bisedimet kino-amerikane për marrëveshjen dypalëshe të investimeve, e cila do të jetë në favor të ndërmarrjeve kineze të investojnë në ShBA. Studiuesi kinez Zhang Jianping tha se marrëveshja dypalëshe e investimeve midis Kinës dhe ShBA-së ka rëndësi të madhe.

"Nëse do të kemi marrëveshjen dypalëshe të investimeve, të dyja palët do të veprojnë në bazë të listës negative dhe kështu, Kina do të presë më shumë investime amerikane, kurse ShBA-ja do të thithë më shumë investime kineze, gjë që do të nxitë ekonominë dhe investimet tregtare të të dy vendeve. Marrëveshja ka rëndësi të madhe edhe për mbarë globin. Sepse pasi Kina dhe ShBA-ja të zgjidhin si duhet problemet në investime, edhe vende të tjera do të zgjidhin probleme të ngjashme me Kinën në fushën e investimeve. Në të ardhmen, kompani kineze të degës së shërbimeve dhe ato me përqëndrim të madh të teknologjisë e të kapitaleve do të kenë hapësirë më të madhe në tregun amerikan." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China