PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Krisela Duka: Kina, një eksperiencë e bukur
2015-10-07 11:16:04 CRI Komenti juaj Printoni

Krisela Duka është një e re shqiptare që studjon në degën e tregtisë ndërkombëtare pranë Universitetit të Biznesit dhe të Ekonomisë Ndërkombëtare të Kinës.

Para tre viteve, Krisela mbaroi shkollën e mesme në Tiranë dhe dëshironte të studjonte jashtë vendit, por pa e përcaktuar vendin. Babi i saj, që bën biznes me partnerë kinezë e këshilloi të studjonte në Kinë . Fillimisht Krisela vendosi ta vizitonte Kinën, por sapo arriti në Pekin ajo e pëlqeu shumë këtë qytet. Sipas saj Pekini është i ndryshëm nga Shangai, apo Hong Kongu ku jetojnë shumë të huaj, por ai të ofron historinë e tij të lashtë dhe kulturën e larmishme. Pas kësaj vizite Krisela vendosi të studjonte në Kinë.

Ajo zgjodhi Universitetin e Biznesit dhe të Ekonomisë Ndërkombëtare të Kinës, pasi dëshiron të mësojë më shumë për biznesin. Pas kryerjes së procedurave të nevojshme Krisela nisi studimet në këtë universitet kinez.

Në vitin e pare ajo mësoi vetëm gjuhën kineze dhe më pas nisi studimet në degën e tregtisë ndërkombëtare. Të gjitha leksionet kanë në gjuhën kineze, ndaj Krisela pati vështirësi por në sajë të përpjekjeve arriti rezultate të mira në provime. Ishte hera e parë që kjo vajzë e re jetonte e pavarur nga familja dhe në një vend kaq të largët. Sigurisht që pati vështirësi por u ambjentua shumë shpejt me jetën e re studentore në Kinë.

Krisela thotë se gjatë 3 viteve të studimeve ka përfituar shumë, duke mësuar gjuhën kineze, apo dhe krijimi i shoqërisë së re. Ajo ka shumë miq kinezë të cilët i vlerëson për ndihmën që i kanë dhënë. Kur e pyesin për planet për të ardhmen, ajo thotë se ende nuk ka një plan konkret por dëshiron të studjojë për nivelin master dhe të vazhdojë të jetojë në Kinë.

Ju ftoj në vazhdim të ndiqni bisedën e gazetares së radios sonë Zhang Zhuo me Krisela Dukën. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China