PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB, fjalimi i Xi-ut ngjalli jehonën e madhe
2015-10-07 10:54:52 CRI Komenti juaj Printoni

"Asnjë vend nuk mund të fitojë nga tronditjet e vendeve të tjera", "zhvillimi i përbashkët dhe i vazhdueshëm do të jetë zhvillimi i vërtetë", "Kina do të krijojë Fondin e Zhvillimit Paqësor Kinë-OKB me vëllimin e përgjithshëm prej 1 miliardë dollarë në 10 vjetët e ardhshëm"......

Më 28 shtator, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbajti fjalimin e tij të parë në Asamblenë e OKB-së dhe gjatë më pak se 20 minutash, fjala e tij u shoqërua me 15 duartroktije. Xi theksoi në fjalimin e tij bashkimin e Kinës me botën, "respektimin e qytetërimeve të ndryshme" dhe "harmoni me diversitet", duke i shfaqur botës gjakftohtësinë, vetëbesimin dhe gjithëpërfshirësinë e Kinës gjatë ngritjes.

Në programin e sotëm, do t'ju flas për jehonën në opinionin botëror të fjalimit të Xi-ut në Asamblenë e OKB-së.

"Ëndrra e Kinës nuk ndahet nga bota"

Më 28 shtator paradite, filluan debatet e zakonshme në Asamblenë e OKB-së, që ishte më tërheqëse ndër një sërë samitesh të OKB-së me rastin e 70 vjetorit të kësaj organizate. Para kësaj, radio kombëtare amerikane NBC e konsideroi si një nga pesë pikat më me interes fjalimin e kreut të shtetit të Kinës, bashkë me fjalimet e krerëve të Rusisë, Iranit, Kubës dhe të Sirisë. Por në fakt, fjalimi i kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping i ngjalli botës mjaft interes me fjalë të thjeshta por përmbajtje të pasur.

Xi Jinping shprehu respektin për rrugët e vendeve të ndryshme dhe tha se duhet të "hiqet dorë nga mendimi i vjetër që fitimi i një pale nënkupton, humbjen e palës tjetër". Ai propozoi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me dialog dhe konsultime, jo me kundërvënie. Ai tha se asnjë vend nuk mund të fitojë nga tronditjet e vendeve të tjera, ndërsa hegjemonia do të dëmtojë interesat e veta.

Kreu i Kinës deklaroi se Kina nuk synon kurrë hegjemoninë, ekspansionin dhe sferën e influencës. "Popullsia prej 1.3 miliardë vetash e Kinës po përpiqet për realizimin e ëndrrës kineze, por kjo nuk ndahet nga bota dhe realizimi i kësaj ëndrre me siguri do të nxitë edhe zhvillimin paqësor të botës", theksoi Xi-u, duke shprehur mirëpritje për vende të tjera që të "përfitojnë nga rasti i zhvillimit të Kinës".

Në fund të fjalimit, Xi Jinping theksoi, "vota e Kinës në OKB-në u përket vendeve në zhvillim." Ai shpalli se Kina do të pranojë mekanizmin e gatishmërisë të OKB-së për paqeruajtje, do të krijojë një repart të gatishmërisë prej 8 mijë ushtarakësh për paqeruajtje dhe do t'i ofrojë falas Bashkimit Afrikan ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh në 5 vjetët e ardhshëm.

Duke komentuar fjalimin e Xi-ut, VOA tha se ndryshe nga koncepti i Obamas për zhvillim, Xi Jinping e vë zhvillimin në plan të parë dhe përpiqet ta promovojë modelin kinez të zhvillimit në arenën botërore. "Ky koncept i zhvillimit duket i arsyeshëm," komentoi VOA.

Studiuesi kinez Jin Canrong i tha gazetës kineze "Global Times" se kur kryetari Xi iu referua dhe opinioneve të vjetëruara, "pak a shumë kritike për ShBA-në".

"OKB-ja vlerëson përkrahjen e Kinës "

"OKB-ja vlerëson mbështetjen e Kinës," thuhet në njoftomin e Televizionit gjerman të lajmeve , ku theksohet se pas shpalljes së anullimit të borxheve prej 2 miliardë dollarësh dhe të investimeve prej 12 miliardë dollarësh ndaj vendeve më pak të zhvilluara, kryetari i shtetit i Kinës rikonfirmoi në OKB se do t'i dhurojë Programit të Grave të Kombeve të Bashkuara 10 milionë dollarë. Veprimet e Kinës vlerësohen nga OKB-ja. Gjatë 15 vjetëve të kaluar, i vetmi objektiv i realizuar në kornizën e Programit të Zhvillimit të Mijëvjeçarit të OKB-së është përgjysmimi i numrit të më të varfërve në vitin 2015 dhe kjo është merita e rritjes ekonomike të Kinës.

Gazeta e Singaporit "The Straits Times" njoftoi më 28 shtator se premtimet e Kinës u dhanë, ndërkohë që opinioni e kritikonte që "nuk u përpoq me të gjitha forcat për pakësimin e të varfërve. Ndërkohë, specialisti i Fondit të Paqes "Carnegie", Douglas Paal i tha gezetës "The New-York Times" se "dhurata e Xi-ut për vendet në zhvillim tregon se Kina ka pranuar përgjegjësinë e saj globale, që është shtuar dita ditës."

Pavarësisht nga keqkuptimi i një pjesë të mediave perëndimore për fjalimin e Xi-ut në OKB, vendimi i Kinës për shtimin e ndihmave u përshëndet nga vendet në zhvillim. "Marrëdhëniet më të fuqishme midis Kinës dhe ShBA-së do të jenë në dobi të Afrikës," komentoi më 28 shtator gazeta "Zimbabwe Post" , duke shtuar se gjatë takimit me Obaman, Xi Jinping shprehu qëndrimin për bashkëpunimin me fitime të përbashkëta dhe kjo do t'i krijojë Afrikës një mjedis më të mirë global. Sipas BBC-së, "Veprimet e Xi-ut kanë tërhequr vëmendjen veçanërisht të mediave afrikane". Në njoftimin e BBC-së thuhet se kur Xi iu drejtua me një fjalim Asamblesë së OKB-së, "nuk mbeti asnjë vend bosh në sallën e mbledhjes".

Kina po merr pjesë në "ndërtimin e OKB-së"

"Kina paraqiti forcën e butë", uebsaiti gjerman "Global Observer" shkroi më 28 shtator se paraqitja e Xi-ut në OKB e bëri Kinën aktorin kryesor të këtij edicioni të Asamblesë së OKB-së. Pavarësisht nga disa mosmarrëveshje të vendeve perëndimore, Kina guxon të lëshojë zërin e vet dhe ky është ndryshimi shumë i madh i politikës së jashtme të Kinës. Kina po merr pjesë në çështjet ndërkombëtare si fuqi dhe vendet perëndimore duhet të ndryshojnë strategjinë, që të bashkëpunojnë më shumë me Kinën në këtë drejtim.

Në uebsaitin amerikan "quartz" analizohet se vizita e Xi-ut në OKB synon "ndërtimin e Kombeve të Bashkura me mendimin e Kinës". Në artikull thuhet se qysh nga viti 1971 kur Kina riushtroi statusin e ligjshëm në OKB dhe u bë anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, ajo përdori veton vetëm 9 herë, ndërkohë ShBA-ja e ka përdorur 78 herë dhe Britania 24 herë. 6 vetot e Kinës u përdorën pas vitit 2000, gjë që tregon se Kina është bërë vend i madh global më me vetbesim. "Shtohet edhe kontributi financiar i Kinës në OKB. Sivjet, ndër 2.8 miliardë dollarë dhuratë e vendeve anëtare për Kombet e Bashkura, 5% vjen nga Kina (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China