PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hapësirë e gjerë e bashkëpunimit turistik kino-amerikan
2015-10-07 10:47:30 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë vizitës shtetërore në SHBA, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping deklaroi në Siatëll organizimin e veprimtarisë "Viti Turistik 2016" në të dy vendet. Tani Kina është burimi i katërt i madh i turistëve të huaj në SHBA, kurse SHBA-ja është burimi i tretë i madh i turistëve të huaj në Kinë. Me shtimin e pandërprerë të turistëve kinezë në SHBA, turizmi i kinezëve në SHBA po ndryshon gradualisht, duke u zhvilluar si turizëm tematik, udhëtim i lirë etj. Specialistë vënë në dukje se me forcimin e infrastrukturës turistike, hartimin e politikës së liberalizimit të vizave të hyrje-daljes etj., hapësira e bashkëpunimit turistik midis Kinës e SHBA-së do të jetë më e gjerë.

Zoti Li që punon në një shoqëri telekomunikacioni në Pekin ka mbaruar studimet në SHBA. Ai dhe bashkëshortja shpresojnë se vajza e tyre do të mësojë në SHBA. Në pushimet e Festës Kombëtare të këtij viti, familja e zotit Li shkoi në SHBA për turizëm me qëllim që vajza e tyre të njohë nga afër ambientin arsimor amerikan dhe jetesën në këtë vend. Lidhur me këtë ai thotë:

"Me rastin e Festës së Hënës dhe të Festës Kombëtare, e solla vajzën në SHBA për vizitë, në mënyrë që të përgatitet për jetën studentore në të ardhmen në këtë vend."

Sipas statistikave, gjatë 8 vjetëve pas krijimit në vitin 2007 të sistemit të dialogut për bashkëpunim e zhvillim midis drejtorëve të drejtorisë turistike në rang province e shteti, midis Kinës dhe ShBA-së deri në vitin 2014, numri i turistëve të të dy vendeve kaloi 25 milionët, rritja mesatare vjetore arriti në 7.6%. Ndër të cilët, numri i turistëve kinezë në SHBA rritet mesatarisht çdo vit me 18.4%, kurse numri I turistëve amerikanë në Kinë është rritur me 1.6%. Drejtori i qendrës studimore të turizmit të Kinës Shi Peihua vuri në dukje se në krahasim me destinacionet tradicionale turistike jashtë vendit si Azia Juglindore, tregu turistik i SHBA-së mund të jape shërbime e produkte më të pasura që përputhen me kërkesat e reja të turistëve kinezë:

"Tregu turistik i SHBA-së ka 3 pika tërheqëse për turistët kinezë. Sot shumë prindër kinezë i sjellin fëmijët në SHBA për të vizituar shkolla të famshme në këtë vend. Shumë çifte kineze të sapomartuara kalojnë muajin e mjaltit në SHBA. Njëkohësisht SHBA-ja është destinacioni kryesor i turizmit tregtar të shumë biznesmenëve kinezë."

Me vënien në zbatim në vitin 2014 të politikës së vizave 10 vjeçare me shumë hyrje-dalje midis Kinës e SHBA-së, për kinezët është më e lehtë të vizitojnë SHBA-në. Vitin e kaluar, më se 2 milionë turistë kinezë vizituan SHBA-në. Sipas statistikave të uebsajtit më të madh turistik kinez Ctrip, këtë vit, janë shtuar shumë turistët kinezë që kërkojnë vizë dhe porositin produkte turistike në SHBA nëpërmjet këtij uebsajti. Nga janari deri në gusht të këtij viti, Ctrip u dha mbi 30 mijë turistëve kinezë shërbimin e marrjes së vizës turistike në SHBA, ky numër u shtua me 100% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Drejtori i përgjithshëm i uebsajtit Ctrip Du Jidong u shpreh se politika e vizave 10 vjeçare do të gjallërojë më tej tregun turistik të Kinës e të SHBA-së:

"Politika e vizave me afat 10 vjeçar me shumë hyrje-dalje midis Kinës e SHBA-së i ka sjellë turizmit në të dy vendet shumë lehtësi. Tani shumë kinezë kërkojnë të pajisen me vizë amerikane dhe jam i bindur se brenda 10 vjetëve të ardhshëm, ata do ta përdorin shumë herë këtë vizë për të vizituar SHBA-në"

Me shtimin e shpejtë të turistëve kinezë në SHBA, kanë lindur mënyrat e reja të turizmit në këtë vend si turizmi tematik, udhëtimet individuale etj. duke sjellë raste për zhvillimin e sektorit turistik të dy vendeve. "Toursforfun" që u krijua në vitin 2006 është një nga uebsajtet e para kineze që merren me turizmin jashtë vendit. Drejtori ekzekutiv i këtij uebsajti Chen Rui u shpreh se zhvillimi i uebsajtit ka vërtetuar ndryshimin e tregut të turizmit të kinezëve në SHBA:

"Në vitet e para të funksionimit të uebsajtit, vëllimi i shitjes së produkteve turistike në SHBA ishte i ulët dhe klientët vinin kryesisht nga krahinat lindore e veriore të Kinës. Që nga viti 2012, gjendja ka ndryshuar, më shumë banorë të ardhur nga krahinat e ndryshme blejnë produkte turistike në SHBA nëpërmjet uebsajtit tonë, veçanërisht të rinj."

Gjatë vizitës shtetërore në SHBA, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping u shpreh në Siatëll se Kina e SHBA-ja do të organizojnë veprimtarinë "Viti turistik 2016". Drejtori i qendrës studimore të turizmit të Kinës Shi Peihua tha se nëse forcohet ndërtimi i infrastrukturës turistike dhe lirohet më tej politika e vizave, bashkëpunimi turistik kino-amerikan do të ketë hapësirë më të gjerë zhvillimi:

"Për të shtuar më shumë turistë në të dy vendet, duhet të lirohet më tej procedura e marrjes së vizës, duhet të ulet çmimi i avionit dhe duhet të përsoset aftësia e pranimit të turistëve." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China