PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping: Nuk ndryshon rritja afatgjatë e ekonomisë kineze
2015-09-25 10:04:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në fjalimin e mbajtur të mërkurën paradite në Seattle në takimin e sipërmarrësve kino-amerikanë, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping që ndodhet për vizitë në SHBA u shpreh se ekonomia kineze do të vazhdojë të ruajë rritjen e shpejtë dhe të qëndrueshme. Njëkohësisht ai theksoi se Kina do të hapet më tej ndaj botës.

Në takimin e sipërmarrësve kino-amerikanë morën pjesë 15 sipërmarrës kinezë si presidenti i shoqërisë Tencent Ma Huateng, presidenti i shoqërisë Alibaba Ma Yun, presidenti i shoqërisë Yili Pan Gang etj si dhe 15 sipërmarrës amerikanë duke përfshirë financierin e njohur Warren Buffett dhe drejtorin ekzekutiv të shoqërisë Apple Tim Cook. Xi Jinping i ftoi këta magnatë të japin sugjerime për nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar kino-amerikan. Në takim, Xi Jinping u ndal së pari në marrëdhëniet e ngushta ekonomiko-tregtare midis dy vendeve:

"Tani në Kinë ka 2500 aeroplanë të aviacionit civil dhe 50% prej tyre janë Boeing. Softet amerikane si Windows etj. kanë ndryshuar punën e jetën e kinezëve. Shoqëria Starbucks ka hapur mbi 1700 kafene në Kinë. CISCO, IBM etj. kanë krijuar me radhë qendra studimore në Kinë. Biznesi i ndërmarrjeve amerikane në Kinë ka luajtur një rol aktiv për zhvillimin ekonomik, njëkohësisht këto ndërmarrje kanë siguruar përfitime të mëdha. Vitet e fundit, investimet e ndërmarrjeve kineze në SHBA janë shtuar pandërprerë. Shoqëria Alibaba që emetoi aksione në SHBA para një viti shërben si një urë drejt tregut kinez për shumë ndërmarrje të vogla amerikane."

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar është baza e marrëdhënieve kino-amerikane dhe sot ky bashkëpunim po bëhet I gjithanshëm. Deri në fund të gushtit të këtij viti, investitorë kinezë kanë blerë ose krijuar mbi 1600 shoqëri në SHBA duke hapur mbi 80 mijë vende pune.

Kohët e fundit, rritja e ekonomisë kineze është ngadalësuar, në tregun kinez të aksioneve duken lëkundje dhe si pasojë, qarqet e jashtme kanë shprehur shqetësim për perspektivën e ekonomisë kineze. Lidhur me këtë, Xi Jinping vuri në dukje se nuk do të ndryshojë rritja afatgjatë e ekonomisë kineze:

"Prirja e rritjes afatgjatë të ekonomisë kineze nuk do të ndryshojë. Kohët e fundit, u ngadalësua rritja ekonomike dhe ekonomia kineze u përball me presionin e madh të uljes, dukeshkaktuar luhatje në tregun e aksioneve. Kjo gjendje shkaktohet nga rënia e ekonomisë botërore dhe nga divergjencat strukturore në qarkullimin e ekonomisë kineze. E njohim mirë këtë gjendje dhe po ndërmarrim masa aktive. Jam i bindur se gjendja e përgjithshme e ekonomisë kineze është e mirë dhe perspektiva e saj do të jetë e ndritur."

Hapja e Kinës ndaj botës është një tjetër temë me interes për opinionin publik. Kina po zbaton raundin e ri të nivelit të lartë të hapjes me botën. Në listën e sektorëve me investime të huaja të rishikuar në mars të këtij viti, u hoqën 50% e kufizimeve. Xi Jinping u shpreh se Kina do të zgjerohet më tej hapja e sektorit të shërbimeve dhe të sektorit të prodhimit, do të zbatohet modeli i trajtimit të shtetasve dhe I listës negative, duke hequr shqyrtimin e kontratës së ndërmarrjeve me investime të huaja. Ai tha:

"Dera e hapur e Kinës nuk do të mbyllet më. Ne mirëpresim qarqet industrialo-tregtare amerikane të marrin pjesë në ndërtimin e Kinës, duke zhvilluar bashkëpunimin në fushën e prodhimit, të energjisë së pastër, të mbrojtjes së mjedisit, të financave, të teknologjisë së informacionit, të bujqësisë moderne, të infrastrukturës etj. Ne i përkrahim shoqëritë e mëdha amerikane të krijojnë në Kinë selitë e përgjithshme rajonale dhe qendrat studimore dhe i inkurajojmë shoqëritë e vogla amerikane të zhvillojnë investime në Kinë. Unë përkrah ndërtimin e parkut Disneyland në Shangai, sepse Kina ka nevojë për një treg të shumëllojshëm argëtimi."

Bisedimet kino-aermikane për traktatin e investimeve dypalëshe kanë zgjatur 7 vjetë dhe janë bisedimet më të rëndësishme midis dy vendeve në fushën ekonomiko-tregtare deri tani. Para kësaj, 94 drejtorë ekzekutivë të shoqërive amerikane u drejtuan një letër të përbashkët liderëve të Kinës e të SHBA-së, për të përkrahur nënshkrimin e traktatit të investimeve dypalëshe të nivelit të lartë. Tani bisedimet kanë hyrë në etapën reale për trajtimin e shtetasve dhe të listës negative. Duke folur për këtë, Xi Jinping tha:

"Kina e SHBA-ja po nxitin bisedimet për traktatin e investimeve dypalëshe. Ky traktat do të lehtësojë më tej kufizimet për hyrjen në tregun e të dy vendeve, do të krijojë rregulla më të hapura të tregut, kjo përputhet me politikën e thellimit të reformës dhe të zgjerimit të hapjes të Kinës dhe është në favor të zhvillimit të ekonomisë amerikane. Aktualisht të dyja palët kanë arritur rezultate të rëndësishme në bisedime." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China