PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Saelma Haka dhe përvoja e saj kineze
2015-09-23 11:18:53 CRI Komenti juaj Printoni

20 vjeçarja Saelma Haka sapo ka përfunduar kursin njëvjeçar të gjuhës kineze në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit dhe këtë shtator ajo do të nistë studimet për administratë publike në Universitetin Qëndror të Financave dhe të Ekonomisë te Pekinit.

Për mikrofonin e radios sonë Saelma shprehet se është shumë e lumtur që do të studjojë në Kinë dhe vlerëson gjuhën kineze si mjaft interesante dhe tërheqëse. Mësimi i gjuhës kineze jo vetëm e bën Saelmën të ndjehet mirë në Kinë dhe të komunikojë lirshëm por i ka rritur besimin për rrugën e saj të mëtejshme të studimeve.

Këtë arritje studentja shqiptare ia dedikon ndihmës së profesor Xiao-s.

Jeta në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare është e larmishme pasi janë të shumta veprimtaritë jashtëshkollore. Saelma na tregon se shtatorin e kaluar u organizua fastivali kulturor ndërkombëtar, ku studentë të vendeve të ndryshme prezantuan kulturat e tyre. Në dhjetor të vitit 2014 Universiteti organizoi veprimtari sportive, ku shumë studentë shfaqën prirjet e veta. Ndërsa në korrik të këtij viti studentët e kursit të gjuhës kineze vizituan Shangain. Saelma mbeti e befasuar nga Shangai.

Tepër emocionuese janë për Saelmën kujtimet e ditës së parë të mbërritjes në aeroportin gjigand të Pekinit dhe përjetimet për fillimin e jetës studentore. Por pas disa ditësh ajo nisi të ambjentohej me bashkëmoshatarët studentë, ushqimin kinez dhe çdo veçanti të këtij vendi të madh.

Gjatë qëndrimit njëvjeçar në Pekin, Saelma mendon se ka fituar shumë. Ajo nuk e ka fjalën vetëm për gjuhën kineze por ndjen se është më e pjekur dhe shpreson të diplomohet dhe të jetojë në Kinë.

Ndjekim në vazhdim bisedën që gazetarja jonë Zhang Zhuo zhvilloi me studenten shqiptare Saelma Haka. (Çang Çuo)


<<<Jam në Kinë


Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China