PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhvillohet takimi i shkëmbimeve njerëzore Kinë-Evropë
2015-09-21 16:12:15 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën, u zhvillua në Bruksel takimi i tretë i shkëmbimeve njërëzore të nivelit të lartë Kinë-Evropë. Takimin e drejtuan bashkërisht zv-kryeministrja kineze Liu Yandong dhe komisioneri i BE-së për arsimin, kulturën, rininë dhe sportet Tibor Navracsics. Liu Yandong shprehu dëshirën për forcimin e bashkëpunimit me palën evropiane në fushën arsimore, tekniko-shkencore, kulturore, turistike, të medias, të rinisë, të grave etj. për të gjallëruar më tej marrëdhëniet kino-evropiane.

Profesori Shi Jian i ardhur nga qendra studimore e Bashkimit Evropian, pranë Universitetit Siçuan të Kinës ka fituar një përvojë të pasur nga dialogu i nivelit të lartë Kinë-Europë. Duke folur për këtë sistem, ai tha:

"Shkëmbimet njerëzore janë kushtet paraprake të mirëkuptimit e besimit mes qytetarëve kino-evropiane dhe bazë njerëzore për nxitjen e marrëdhënieve midis dy palëve. Për të forcuar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe besimin e ndërsjelltë politik kino-evropian, thellimi i njohjes me njëri-tjetrin ka rëndësi shumë të madhe."

Elena Moreno Kuella ka studjuar me bursë të qeverisë kineze në Universitetin Fudan të Kinës. Duke folur për eksperiencën në Kinë, ajo tha:

"Ditët në Kinë janë periudha më e bukur de jetës sime dhe jam ndjerë si në shtëpinë time. Ky është një rast shumë i mirë për mësimin e kulturës kineze dhe zhvillimin e shkëmbimeve me kinezët. Megjithëse gjuha kineze është pak e vështirë,arrita ta zotëroj. Falënderoj Kinën për eksperiencën e bukur që më ofroi."

Në fjalimin e mbajtur në takim, zv-kryeministrja kineze Liu Yandong u shpreh se gjatë 3 vjetëve pas vendosjes së sistemit të shkëmbimeve të dialogut njerëzor të nivelit të lartë Kinë-Evropë, ka pasur shumë rezultate. Ky sistem dhe besimi i ndërsjelltë politik e bashkëpunimi ekonomiko-tregtar janë bërë 3 shtyllat që nxitin zhvillimin e marrëdhënieve kino-evropiane. Ky takim zhvillohet me rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Bashkimit Evropian dhe ka rëndësi të madhe për zhvillimin e 4 marrëdhënieve të partneritetit të paqes, të rritjes, të reformës dhe të qytetërimeve midis dy palëve. Lidhur me këtë ajo u shpreh:

"Si dy forca, dy tregje e dy qytetërime të mëdha në botë, Kina e Bashkimi Evropian kanë shumë interesa të përbashkëta. Nëse të dy palët i përmbahen qëndrimit të hapur të bashkëpunimit, mund të kapërcehen dallimet dypalëshe në nivelin e zhvillimit, të ideologjisë, të traditës kulturore, të sistemit shoqëror etj., duke e çuar partneritetin e gjithanshëm strategjik kino-evropian në një nivel më të lartë."

Liu Yandong paraqiti propozime në 7 fusha për nxitjen e zhvillimit të përbashkët kino-evropian:

"Së pari Kina e Bashkimi Evropian duhet të forcojnë bashkëpunimin arsimor për të përgatitur më shumë talente. Së dyti, të forcohen risitë tekniko-shkencore dhe studimet e përbashkëta në këtë fushë. Së treti, të nxiten më tej shkëmbimet kulturore të të dy palëve. Së katërti, të forcohet bashkëpunimi në fushën e medias. Së pesti, të forcohen shkëmbimet mes të rinjve. Së gjashti, të theksohet barazia gjinore dhe shkëmbimet midis grave. Së shtati, të forcohet bashkëpunimi turistik dypalësh.

Kina e përkrah hapjen e zyrave të Bashkimit Evropian në 15 qytete kineze, ku nuk ka ambasadë ose konsullatë për t'u krijuar biznesmenëve, turistëve e studentëve më shumë lehtësi për marrjen e vizës."

Nga ana e tij, komisioneri i BE-së për arsimin, kulturën, rininë dhe sportet Tibor Navracsics u shpreh se shkëmbimet njerëzore kanë luajtur një rol drejtues në marrëdhëniet euro-kineze dhe janë në favor të shtimit të mirëkuptimit e të besimit të ndërsjelltë midis dy palëve:

"Kemi vënë re se midis Evropës e Kinës ekzistojnë dallime të mëdha, por këto dallime nuk do të bëhen pengesa. Në botën e sotme ka kudo dallime, por ato mund të plotësojnë njëri-tjetrin. Konfuci thotë se personat e sjellshëm kërkojnë harmoni, por mbajnë qëndrimin e vet, domethënë megjithëse ekzistojnë dallime, mund të gjejmë mënyrën e bashkëekzistencës harmonike. Ky është një parim i rëndësishëm në shkëmbimet njerëzore."

Tibor Navracsics shtoi se pala evropiane dëshiron të forcojë bashkëpunimin njerëzor me Kinën në qëndrimin e hapur dhe të respektit reciprok.

Në takimin e së martës, të dy palët nënshkruan edhe "Deklaratën e përbashkët të sistemit të shkëmbimeve e dialogut njerëzor të nivelit të lartë Kinë-Evropë" dhe marrëveshjen e bashkëpunimit arsimor, tekniko-shkencor etj. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China