PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Për cilat tema do të bisedojnë Xi dhe Obama?
2015-09-21 16:12:18 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Kinës në ShBA Cui Tiankai bëri të ditur ditët e fundit se gjatë vizitës shtetërore të kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në ShBA, që do të fillojë më 22 shtator, priten shumë rezultate " befasuese". Por ku do të vihet theksi i vizitës së Xi-ut dhe për cilat tema ai do të shkëmbejnë mendime me homologun Obama? Në programin e sotëm do të fokusohemi te takimi midis Xi-ut dhe Obamas.

Wei Da, drejtori i Drejtorisë së Çështjeve së ShBA-së pranë Insitutit Kërkimor të Marrëdhënieve Moderne Ndërkombëtare të Kinës është i mendimit se një nga synimet e vizitës së presidentit Xi në ShBA është shtimi i besimit dhe shpjegimi i dyshimeve, që t'u transmetojë drejtpërdrejt qarqeve të ndryshme amerikane dashamirësinë e Kinës.

"Më e rëndësishmja është 'kush është Xi'. Ky është problemi nr.1. Cili është stili i tij udhëheqës i Kinës ? Gjatë viteve të kaluar, Xi i ka ritransmetuar Obamas vizionin e tij gjatë takimeve në Kaliforni dhe Pekin. Kësaj here, ai do t'u përcjellë drejtpërdrejt autoriteteve tregtare e strategjike amerikane si dhe qytetarëve të thjeshtë amerikanë informacione nga Kina, rrugën e saj të reformës dhe të hapjes brenda sistemit ndërkombëtar ekzistues. Mendoj se vizita do të jetë e suksesshme, nëse këto informacione do të arrijnë te qarqet e ndryshme amerikane."

Kjo është vizita e parë shtetërore e Xi Jinping-ut në ShBA si kryetar i shtetit i Kinës dhe konsiderohet nga analistët si një vizitë kyçe në një periudhë të rëndësishme në marrëdhëniet kino-amerikane.

Megjithëse marrdhëniet kino-amerikane janë përgjithësisht të qëndrueshme, sivjet ka patur opinione të ndryshme në disa aspekte, si për çështjen e Detit të Kinës Jugore, sigurinë kibernetike, ekonominë kineze etj. Pala amerikane ka më shumë shqetësime dhe dyshime për Kinën.

Pak kohë më parë, një pjesë mediave amerikane pretenduan se Shtëpia e Bardhë do të publikojë sanksione ndaj piratëve kinezë të internetit. Lidhur me këtë, Ruan Zongze, zv/drejtori i Institutit Kërkimor të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës, u shpreh se lidhur me problemin e sigurisë kibernetike, Kina dhe ShBA-ja duhet të shmangin akuzat dhe kundërvënien e ndërsjelltë, por duhet të bashkëpunojnë.

 

"Në fakt për këtë problem Kina dhe ShBA kanë eksperiencë të përbashkët dhe duhet të bashkëpunojnë për hartimin e rregullave përkatëse, të cilat jo vetëm do të frenojnë veprimet kibernetike midis Kinës dhe ShBA-së, por edhe të vendeve të tjera dhe njësive joshtetërore. Për zgjidhjen e këtij problemi, rruga më e mirë është dialogu dhe jo sanksionet."

Shumë analistë janë të mendimit se problemi i sigurisë kibernetike është një nga temat që nuk do të shmanget gjatë takimit të nivelit të lartë midis Kinës dhe ShBA-së. Nënkryetari i Shoqatës së Diplomacisë të Kinës Ma Zhengang tha se Kina dhe ShBA kanë mundësi të madhe ta nxitin bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike, duke shfrytëzuar këtë vizitë të kryetarit Xi.

"Edhe Kina është e dëmtuar nga piratët e internetit. Çdo vit Kina pëson shumë sulme hakerash. Ky është problemi universal, pra rruga më e mirë është që Kina dhe ShBA-ja të dialogojnë dhe të vendosin masa të drejta për kontrollin e hakerëve."

Sipas studiuesve kinezë, kjo vizitë e presidentit kinez Xi Jinping në ShBA do të nxitë edhe përparimin e bisedimeve kino-amerikane mbi investimet, që kanë zgjatur për 7 vjet. Zv/drejtori i Institutit Kërkimor të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës,Ruan Zongze tha:

 

"Të dyja palët kanë zhvilluar 20 raunde bisedimesh dhe janë ende në konsultim e sipër. Gjatë kësaj vizite nuk pritet të arrihet një marrëveshje, por parashikohet të ketë një përparim të konsiderueshëm."

Marrëdhëniet midis dy ushtrive, bashkëpunimi antiterrorist dhe përballimi i ndryshimit të klimës parashikohen si fushat që Kina dhe ShBA-ja do të zgjerojnë bashkëpunimin.

Analistë ndërkombëtarë janë të një mendimit se marrëdhëniet e sotme kino-amerikane kanë kapërcyer marrëdhëniet e thjeshta dypalëshe dhe kanë rëndësi globale.

Gjatë takimit në Kaliforni në vitin 2013, Xi Jinping tha që Kina dhe ShBA-ja duhet të krijojnë marrëdhëniet e tipit të ri midis fuqive pa konflikt, pa kundërvënie, me respekt reciprok dhe bashkëpunim me përfitim të përbashkët. Zv/rektori i Institutit të Diplomacisë Wang Fan është i mendimit se kjo vizitë e Xi-ut në ShBA do të shërbejë si shembull për krijimin e marrëdhënieve të tipit të ri midis fuqive.

"Nëse kjo vizite do të kurorëzohet me sukses dhe do të nxitë një sërë përparimesh të marrëdhënieve kino-amerikane, ajo do të shërbejë si shembull për marrëdhëniet midis vendeve të tjera. Trajtimi si duhet i marrëdhënieve kino-amerikane do t'u ofrojë përvojë vendeve të tjera."

Gjatë 36 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe ShBA-ja kanë kaluar zigzage. Zv/drejtori i Institutit Kërkimor të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës, Ruan Zongze i krahasoi marrëdhëniet kino-amerikane me "stinët". Ai është i mendimit se pavarësisht nga keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet, bashkëpunimi dhe shkëmbimet janë prapëseprapë tema kryesore midis dy vendeve.

 

"Marrëdhëniet midis Kinës dhe ShBA-së janë zhvilluar si stinët, duke kaluar nga pranvera, te vera, vjeshta dhe dimri. Por ky proces ngjan më shumë si spirale sesa si një cikël i thjeshtë, sepse këto marrëdhënie nuk përsëritin të kaluarën, por kanë patur ngritje. Problemet dhe mungesat në marrëdhëniet kino-amerikane mbeten ndoshta për shkak se tregojmë vëmendje të tepërt për to. Ato janë tepër të rëndësishme për ne, pra kujdesemi për to dhe zbulojmë probleme të tepërta. Mendoj se duhet ta shndërrojmë këtë kujdesje dhe shpresën ndaj marrëdhënieve kino-amerikane në forcë pozitive për të nxitur këto marrëdhënie në drejtim më konstruktiv."

Vizita e kryetarit të shtetit i Kinës Xi Jinping në ShBA zhvillohet në vjeshtë, në stinën e korrjeve. Shpresojmë se edhe vizita do të jetë frutdhënëse. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China