PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Memorandum bashkëpunimit midis Vlorës dhe Yangzhou-t
2015-09-16 16:10:58 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria shqiptare është duke krijuar terrenin ligjor për ndërtimin e një aeroporti në qytetin e Vlorës. Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës u interesuan për gjetjen e investitorëve të mundshëm për këtë projekt në qytetin e njohur turistik Yangzhou të Kinës Lindore.

Të dy zyrtarët zhvilluan një vizitë disaditore për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit. Përveç infrastrukturës, memorandumi ndërmjet dy qyteteve të binjakëzuaka përfshin edhe bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe arsimit.

"Ne nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit, ku bashkëpunimi në fushën turistike mund të jetë diçka konkrete. Gjithashtu mendojmë edhe intensifikimin e marrëdhënieve në në fushën e investimeve. Ne biseduam dhe ofruam konkretisht ndërtimin e aeroportit të Vlorës, i cili mund të jetë një zhvillim i rëndësishëm për atë zonë," tha Danaj.

Kreu i bashkisë së Vlorës, gjatë takimit me autoritetet e universitetit të Yangzhou-t, kërkoi shkëmbimin e studentëve të të dy vendeve.

"Ajo që kërkuam të zhvillojmë, së bashku me rektorin e universitetit aty, ishte mundësia e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë midis Universitetit Ismail Qemali të Vlorës dhe atij të Yangzhou-t, për të shkëmbyer përvojë, për të shkëmbyer shkencë, për të shkëmbyer mbi të gjitha studentë. Mundësinë e ardhjes së studentëve shqiptarë nga Vlora për të studiuar në Universitetin e Yangzhou-t," tha Leli.

Deng Qing, drejtore e Zyrës së Punëve të Jashtme të Bashkisë së Yangzhou-t:

"Në korrikun e këtij viti, ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu ndihmoi qytetin Yangzhou të binjakëzohet me qytetin e Vlorës. Drejtova një grup të vizitonim qarkun e Vlorës. Miqësia e atyre që na pritën ishte e dukshme. Ne biseduan së pari për specialistët kinezë që ndihmuan Shqipërinë shekullin e kaluar. Për shkak të atij bashkëpunimi në atë kohë, kudo mund të ndihej miqësia e popullit shqiptar për popullin kinez. Ky është burimi i shkëmbimet miqësor midis Yangzhou-it dhe Vlorës. Prandaj e falënderojmë shumë ambasadoren Jiang."

"Këtë herë Vlora dhe Yangzhou nënshkruan memorandumin e binjakëzimit miqësor të qyteteve. Vizita e drejtuesve të qarkut dhe bashkisë së Vlorës zgjati katër ditë. Përveç pjesëmarrjes në aktivitetin e shkëmbimeve të kulturës së ushqimeve të qyteteve të Rrugës së Mëndafshit, ata vizituan Universitetin e Yangzhou-it, portin detar, ndërmarrjet, distriktin Jiangdu dhe muzeun e Yangzhou-it, zonat historike e kulturor dhe parqet tona natyrore. Mendoj se në këto fusha ka mundësi të mirë të zhvillohet bashkëpunim."

"Drejtuesit e qarkut dhe bashkisë së Vlorës shpresojnë se biznesmenët kinezë mund të vizitojë Shqipëri për të marrë pjesë në ndërtimin e infrastrukturës. Këtë herë ne shkëmbyen më shumë mendime lidhur me portin dhe rajonin ekonomik të zhvillimit. Mendoj se kërkesa e Shqipërisë dhe tregu i saj janë një lajm i mirë për biznesmenët kinezë sidomos ata të Yangzhou-it. Kina po hapet ndaj botës. Ne duhet të arrijmë suksese të përbashkëta nëpërmjet bashkëpunimit për të nxitur zhvillimin shoqëror dhe për të ngritur nivelin e jetës së popullit."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China