PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina restauron filma të vjetër të kohës së luftës
2015-09-02 17:30:45 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërsa Kina përgatitet për të kujtuar 70-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore të enjten më 3 shtator me një paradë ushtarake, konflikti në vetvete është kthyer në jetë nëpërmjet një projekti restaurimi nga arkivi i filmave të vendit.

Ky projekt është pjesë e një programi transmetimi filmash, koncertesh shfaqjesh dhe ekspozitash për të kujtuar këtë përvjetor dhe siç e theksojnë zyrtarët, është një përpjekje pë të forcuar "nacionalizmin dhe kulturën".

Qendra e të gjitha aktiviteteve është parada ushtarake në Pekin, pavarësisht pjesëmarrjes së paktë të udhëheqësve perëndimorë, nga frika se mund të dërgojnë sinjale të gabuar në një rajon të përfshirë nga pretendime territoriale dhe kujtime të këqija të luftës.

Mbi 800 filma, shumica prej tyre të pashfaqur ndonjëherë për publikun, janë caktuar për tu restauruar nga Arkivi i Filmit i Kinës si pjesë e një projekti.

Nga 800, 282 prej tyre janë restauruar sekuencë për sekuencë dhe më pas mbledhur në një dokumentar të vetëm si pjesë e një filmi që do të shfaqet në kinema për të kujtuar përvjetorin e fitores së luftës me Japoninë.

"Shumica e filmave janë shumë të vjetër dhe kanë qëndruar të magazinuar për një kohë të gjatë, ndaj një pjesë e tyre janë ndotur, janë dëmtuar fizikisht apo janë thyer. Nëse ndodh që filmi është thyer atëherë duhet ta bashkojmë, pastrojmë dhe ta përdorim në konvertues filmi. Nëse filmi është i ndarë në pjesë, atëherë në përdorim një mjet profesional për të bashkuar. Pasi t'i kemi bashkuar filmin do ta luajmë në një pajisje dixhitale ku mund të kryejmë më tej dhe disa riparime të fokusit të filmit për cdo sekuencë," thotë Jiao Xiang, njëri prej ekipit restaurues.

Pasi filmi është skanuar dhe pasi përfundon prodhimi i kopjes dixhitale, një skuadër e dytë do të punojë për pastrimin dixhital të filmit.

"Në këtë cast jemi duke riparuar një film të luftës, problemi kryesor në këtë film janë një sërë njolla që kanë shkaktuar ndotje dhe gërvishtje. Kjo është një punë që duhet të kryhet me dorë për të larguar njollat," thotë restauruesi Zhang Qingyue, që punon në një mjet të ngjashëm si photoshop-i për të hequr një njollë të bardhë.

Drejtorja e Arkivit të Filmit, Sun Xianghui, thotë se restaurimi i arkivit dhe prodhimi i dokumentarit vazhdon prej tetë muajsh, ku shumë filma janë parë për herë të parë nga historianët, të cilat më pas përcaktojë kohën dhe kontekstin kur janë regjistruar.

Sipas Sun, thotë se produkti përfundimtar ka zgjuar një ndjenjë zemërimi në shumicën e atyre që e shikojnë dokumentarin, por shton se qëllimi kryesor i filmit është të nxisë ndjenjën e krenarisë kombëtare.

"Çdokush që e ka parë këtë film përfshihet nga një ndjenjë e vërtetë dhe e fortë pikëllimi e indinjate, por aty shfaqen luftëtarët tanë që rezistonin me trimëri, dhe shumë njerëz të guximshëm. Pra, në përfundim të këtij filmi të gjithë kinezët përfshihen nga patriotizmi," tha ajo.

Në përfundim, të projektit, shiuesit do të mund të admirojnë punën e gjatë dhe të vyer të restauruesve.

"Ne fund të filmit ne kemi zgjedhur një fragment për të krahasuar se sa shumë ka ndryshuar filmi pas restaurimit të tij. Pse e zgjodhëm këtë pjesë për ta ktahasuar? Sepse ne duam që cdo njeri të njohë se filmi që po shikon është restauruar pasi origjinali do të ishte i vështirë për t'u parë në kinema," shton ajo.

Përveç dokumentarit, të paktën pesë filma të rinj do të shfaqen në kinematë e mëdha në fillim të këtij muaji. Shumë nga veprat do të nxjerrin në pah përpjekjet e ushtrisë kineze në luftën kundër Japonisë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China