PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filmat shqiptarë me temë anti-fashiste
2015-09-02 14:44:46 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet shënohet 70-vjetori i fitores së Luftës Botërore Anti-fashiste. Media të ndryshme kanë risjellë në vëmendjen e publikut filma të realizuar me këtë temë. Për shembull Televizioni Qendror i Kinës ka parashikuar transmetimin e disa filave të vjetër kinezë e të huaj me temën e luftës anti-fashiste, duke përfshirë edhe disa filma shqiptarë.

Nga viti 1959 deri në vitin 1999, Kina importoi afërisht 30 filma shqiptarë, ndër të cilët mbi 10 kanë temën e luftës anti-fashiste. Ishte periudha e revolucionit kulturor, ndaj qeveria kineze u kushtoi rëndësi filmave që vinin nga vende si Shqipëria, Rumania, Korea e Veriut. Filmat shqiptarë ishin ndoshta filmat e vetëm europianë që shfaqeshin në këtë kohë në Kinë.

Në vitet '60 dhe '70 të shekullit të kaluar, në Kinë janë përkthyer dhe dubluar në kinezisht një sërë filmash të vjetër shqiptarë, ndër ta 10 me temë të luftës antifashiste si për shembull "Oshëtimë në bregdet", "Njësit i gueril", "Ngadhënjim mbi vdekjen", "Prita", " Mëngjese lufte," "I teti në bronz", " Shtigje lufte", "Dimri i fundit" etj.

Te gjithë ketë filma shqiptarë, sidomos ata me temë të luftës anti-fashiste u mirëpritën gjerësisht.

Këta filma kanë ushtruar një ndikim të madh mbi një brez të rinisë së atëhershme të Kinës. Sepse në vitet '70 të shekullit të kaluar, Kina ndodhej në një periudhë të vështire kulturore dhe në kinema shfaqeshin shumë pak filma artistikë, sidomos filma të huaj.

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë Kujtim Xhani:

"Gjatë kohës që kam qenë në Pekin, kam vënë re se qoftë edhe njerëz të thjeshtë janë shumë të interesuar për filmat shqiptarë . Gjatë takimit me njerëzit, ata i dinë edhe vargjet e këngëve dhe marrin melodinë e filmave shqiptarë.

Në vitet '60 dhe 70 të shekullit të kaluar, Kina importoi shumë filma shqiptarë dhe Kompania e prodhimit dhe e përkthimit e Shangait u përgjigj për përkthimin dhe dublimin e filmave shqiptarë. Në atë kohë kompania nuk kishte përkthyes të gjuhës shqipe, prandaj ajo i kërkoi palës shqiptare që të ofronte testin në gjuhën ruse ose franceze. Testet e filmave u përkthyen disa herë dhe puna e dublimit dhe e përkthimit kishte shumë vështirësi.

Kompania me seli në Shangai përpiqej të zgjidhte mënyrën e më të mirë. Në fund ata gjetën Hua Daming-un, përkthyesen e vetme të gjuhës shqipe në Shangai. Zonja Hua u diplomua nga universiteti i Tiranës në vitin 1966 dhe më pas u kthye në Shangai ku punoi në Zyrën e Punëve të Jashtme të Shangait. Lidhur me përkthimin dhe prodhimin e filmave, Hua nuk kishte eksperiencë kështu së pari ajo filloi punën me korrigjimin e teksteve.

"Gjatë revolucionit kulturor, në Kina nuk janë shfaqur filma të tjerë përveç atyre shqiptarë, verikoreanë dhe vietnamezë. Kompania e dublimit dhe e përkthimit e Shangait ka pasur një grup të vjetër përkthyesish të rusishtes dhe frëngjishtes. Ata patën një rol të rëndësishëm për përkthimin e filmave shqiptarë. Në atë kohë kjo kompani nuk kishte përkthyes të shqipes, prandaj Kina i kërkon palës shqiptare të ofronte skenarin e filmit në rusisht ose frëngjisht. Shoqërimi i zërit duhet t'i kushtojë rëndësi hapjes së gojës pasi teksti nuk ishte origjinal. Ai përkthehej nga shqipja në frëngjisht dhe më pas në kinezisht. Më vonë u mësua se në Komitetin e Tregtisë së Jashtme të Shangait kishte një përkthyes të shqipes. Prandaj më ftuan të marr pjesë në korrigjimin e përkthimit. Më vonë pala shqiptare na dha tekstin me shqip dhe kjo e bëri punën më të lehtë. Sipas tekstit shqip unë korrigjoja përkthimin e bërë në kinezisht nga frëngjishtja. Më vonë e skenarët përktheheshin direkt në shqip dhe për shembull mbaj mend se filmin "Mëngjese lufte" e përktheva për dy ditë, nuk ishte shumë i vështirë."

Niveli i lartë i përkthimit dhe kryesisht talenti për gjuhët e huaja e lëhtësoi punën në vazhdimin për përkthimin dhe dublimin e filmave: "Cuca e maleve" dhe "Mëngjese lufte". Por ndërsa përkthente filmin "Ngadhënjim mbi vdekjen", Hua Daming u përball me një sfidë të madhe.


Hua Daming

"Nëse kishe tekstin e filmit përkthimi nuk ishte i vështirë. Por kisha frikë kur nuk kisha asnjë material. Për shembull kënga e filmit "Ngadhënjim mbi vdekjen". Në atë kohë, drejtuesit e bashkisë së Shangait menduan se me që kënga përsëritet shumë herë në film, ajo duhet përshtatur në gjuhën kineze. M'u kërkua ta dëgjoja këtë këngë pa pasur asnjë material të shkruar. E dëgjova shumë herë këtë këngë dhe e shkrova brenda asaj nate. I përktheva pothuaj të gjithë fjalët, por pati dhe disa gabime të vogla. Për shembull fjalët liria dhe të rinia nuk dëgjoheshin qartë."

Filmi Ngadhënjim mbi vdekjen" është ndoshta është më i njohuri në Kinë në mesin e filave të përkthyer dhe dubluar. Fjalia "Vdekja e fashizmit, liri e popullit" në këtë film u bë shenjë e filmave shqiptarë në Kinë. Nëpërmjet këtij filmi, shumë të rini kinezë të atëkohshëm duan Shqipëria. Prezantuesi i njohur televiziv kinez Cui Yongyuan dërgoi grupin e tij të punës të vizitonte Shqipëri shumë vite më pas për të realizuar ëndrrën e tij. Drejtorja e incizimit e redaksisë shqipe të Radios së Jashtme të Kinës, Zhai Huailu, e ndihmoi atë të realizonte këtë ëndërr.

"Ne vitin 2005, në kuadrin e 60- vjetorit të fitores së luftës antifashiste, i dërguar nga producenti i rubrikës "Magjia e filmave artistikë" z. Cui Yongyuan, prezantuesi më i njohur i Televizionit Qendror të Kines dhe unë së bashku me një grup realizues, shkuam në Shqipëri për të intervistuar dhjetëra skenaristë, regjisorë dhe aktorë veteranë shqiptare, ndër të cilët kujtoj Dritëro Agollin, Hysen Hakanin, Viktor Gjikën, Gëzim Erebarën, Sulejman Pitarkën, Dhimitër Xhuvanin, Vath Koreshin, Xhanfise Kekon, Kiço Blushin, Mevlan Shanajn, Rikard Ljarjen, Robert Ndrenikën, Yllka Mujon, Edi Luarasin, Artan Santon, Suzana Turkun, Samir Kumbaron, Demir Hyskjen, Kadri Roshin, Lazër Vlashin, Andon Qezarin, Lazër Filipin, Vangjel Hebën, Pëllumb Dervishin etj.


Zhai Huailu

Gjatë qëndrimit njëjavor, kemi incizuar rreth dymijë minuta materiale. Intervistat i kemi marrë me ndihmën e madhe të të gjithë artistëve të shquar shqiptarë. Ata kanë ushqyer miqësi, dashuri dhe entuziazëm të madh për grupin tonë realizues të Televizionit Qendror të Kinës. Ishin ditë të nxehta gushti dhe disa regjisorë dhe aktorë ishin të moshuar dhe nuk gëzonin shëndet të mirë, por përsëri, ata erdhën në orarin e caktuar nga grupi kinez. Ata u treguan me hollësi shikuesve për jetën dhe krijimtarinë e tyre artistike kinematografike si dhe për ndodhitë interesante që kanë pasur gjatë xhirimit të atyre filmave.

Të gjitha këto më kanë lënë mbresa të paharrueshme. Para intervistave pata takime përkatësisht me regjisorët Hysen Hakani dhe Viktor Gjika. Ata të dy me dhanë ndihmë shumë të madhe për përgatitjen e intervistave lidhur me filmat e tyre "Oshëtimë në bregdet", " Njësiti Gueril", "I teti ne bronz", " Horizonte të hapura", dhe " Rrugë të bardha" .

Regjisori Viktor Gjika na dha ndihmë shumë të madhe jo vetëm me organizimin e aktorëve shqiptarë dhe marrjen e intervistave. Por ai na shoqëroi edhe në shtëpinë e Dritëro Agolit për intervistë dhe i dhuroi grupit edhe një disk të çmuar te dokumentarit shqiptar mbi historinë e zhvillimit të kinematografisë shqiptare. Për të gjitha këto unë u jam shumë mirënjohëse atyre. Më ka ardhur shumë keq kur mora vesh se Viktor Gjika dhe Hysen Hakani u ndanë nga jeta përkatësisht në vitin 2009 dhe në vitin 2011. U ndanë nga jeta edhe disa artistë të tjerë shqiptarë që kisha intervistuar. Këtu unë do t'u shpreh familjeve të tyre ngushëllimet e mia të përzemërta. Unë nuk do t'i harroj kurrë shpirtin e tyre fisnik, dashurinë dhe miqësinë e tyre për popullin kinez."

Regjisori i filmit "Ngadhënjim mbi vdekjen" Piro Milkani mësoi se ende tani shumë shikues kinezë e kujtojnë atë. Ai e kujton kështu kohën e xhirimit të filmit.

Si një shqipfolëse, zonja Zhai Hualu dha kontribut të madh për nxitjen e miqësisë mes dy vendeve. Kur ajo mori pjesë në seminarin e gjuhës shqipe në Universitetin Prishtinë, u shpjegoi shqiptarëve reagimet e publikut kinez mbi filmat shqiptarë me temë Luftën Anti-fashiste.

"Pjesëmarrja shqipfolësve kinezë ishte e para në këtë veprimtari 11 vjet pas luftës në Kosovë, gjë që tërhoqi edhe vëmendjen e mediave kosovare. Në atë seminar mbajta kumtesën me titull " Filmat e vjetër shqiptarë dhe jehona e tyre në Kinë". Në këtë kumtesë përmenda ndikimet e filmave të shqiptarë mbi një brezi shikuesish kinezë dhe intervistat e bëra nga grupi realizues i rubrikës "Magjia e filmave artistikë" i Televizionit Qendror të Kinës në Shqipëri. Në seminar dhe në televizione të Kosovës janë shfaqur disa fragmente nga seria e programit televiziv "Historia e filmave shqiptarë" me intervista të shoqëruar me fragmente filmash gjë që ngjalli përsëri interes te shikuesit kinezë."

Zonja Zhai mendon se me rastin e 70 vjetorit të fitimit të Luftës Botërore Anti-fashiste, rishikimi i këtyre filmave merr një kuptim krejt të veçantë.

"Sot, në kuadrin e 70 vjetorit të fitores së Luftës Botërore Anti-fashite ka rendësi të madhe t'i përmendim këta filma të vjetër shqiptarë me teme lufte që brezi i ri të mos harrojë traditën patriotike të shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë, që lanë pas të gjitha hallet e preokupimet familjare dhe luftuan për interesin e atdheut. Për ne, gjëja më e çmuar është liria e popullit, kështu tha z. Hysen Hakani lidhur me idenë e madhe për krijimtarinë e filmit të tij "Oshëtimë në bregdet". (Çang Çuo)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China