PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
30 udhëheqës të huaj marrin pjesë në veprimtarinë përkujtimore të 3 shtatorit
2015-09-01 14:35:37 CRI Komenti juaj Printoni


Më 3 shtator, do të zhvillohet në Pekin veprimtaria përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë dhe të Luftës Botërore Antifashiste. Deri tani, 49 vende kanë pranuar ftesën e palës kineze për pjesëmarrjen në veprimtarinë përkujtimore të 3 shtatorit, ku mes tyre bëjnë pjesë 30 udhëheqës të shteteve dhe qeverive, 19 përfaqësues të lartë qeveritarë dhe 10 përgjegjës të organizatave ndërkombëtare e rajonale. Krahas këtyre, rreth 1000 veta nga 17 trupat e huaja do të marrin pjesë në paradën ushtarake. Deri tani ka përfunduar faza e të gjitha punëve përgatitore.

Në konferencën e shtypit të organizuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës, zv-ministri i Jashtëm kinez Zhang Ming u shpreh se në veprimtarinë përkujtimore dhe në paradën ushtarake të 3 shtatorit do të marrin pjesë 30 udhëheqës të vendeve të huaja duke përfshirë presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko, mbretin kamboxhian Norokom Sihamoni, presidenten jugkoreane Park Geun-hye, presidentin rus Vladimir Putin, presidentin e Afrikës së Jugut Jakob Zuma, kryetarin e Shtetit të Vietnamit Truong Tan Sang, sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Koresë së Veriut Choe Ryong-hae etj., përfaqësuesit e lartë qeveritarë të 19 vendeve dhe 10 përgjegjës të organizatave ndërkombëtare e rajonale si sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, sekretarja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Margaret Chan etj.

Kina i ka ftuar të gjithë miqtë ndërkombëtarë që kanë dhënë sakrificë e kontribut për fitoren e Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë, më në fund, më se 100 miq ndërkombëtarë ose të afërm të tyre të ardhur nga 15 vende do të vijnë në Kinë për të marrë pjesë në veprimtarinë përkujtimore. Zhang Ming tha:

"Për shkak të moshës dhe të shëndetit, shumica e tyre nuk mund të vijnë në Kinë për të marrë pjesë në veprimtarinë përkujtimore. Megjithëatë, ka mbi 100 miq ndërkombëtarë ose të afërm të tyre që kanë marrë ftesën e palës kineze. Këta të ftuar përfshijnë veteranë të grupit të aviacionit të SHBA-së 'Flying Tigers' që luftuan së bashku me popullin kinez, veteranë të Ushtrisë së Kuqe të Bashkimit Sovjetik, veteranë me shtetësinë japoneze të Ushtrisë 'Vija e 8-të', miq ndërkombëtarë që u dhanë ndihmë qytetarëve kinezë gjatë masakrës së Nankinit, pasardhës të doktorit kanadez Norman Bethune dhe të doktorit indian Dwarkanath Kotnis që fitojnë respektin e popullit kinez etj."

Zhang Ming vuri në dukje se organizimi nga Kina me të ftuarit ndërkombëtarë i veprimtarisë përkujtimore për Luftën e Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë dhe Luftën Botërore Antifashiste ka për qëllim që të mbahet mend historia, të kujtohen dëshmorët dhe të mbrohet paqja, duke nënvizuar se veprimtaria nuk i drejtohet Japonisë së sotme dhe popullit japonez. Ai u shpreh:

"Të ftuarit e huaj në veprimtarinë përkujtimore vijnë nga pothuajse të gjitha kontinentet, kjo tregon se populli kinez dhe ai botëror kanë mendime unanime dhe vullnet të përbashkët për kujtimin e historisë dhe mbrojtjen e paqes."

Pjesëmarrja e trupave të huaja në paradën ushtarake është një pikë tërheqëse në veprimtarinë përkujtimore të 3 shtatorit. Mësohet se rreth 1000 veta të ardhur nga 17 vende si Bjellorusia, Kuba, Egjipti, Afganistani, Kamboxhia, Fixhi etj., do të marrin pjesë në paradë.

Zv-shefi i zyrës së paradës Qu Rui theksoi se pjesëmarrja e trupave të huaja shfaq kërkimin e dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për paqen e përhershme botërore dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit me trupat kineze.

Krahas këtyre, më 3 shtator, 1779 bashkatdhetarë kinezë jashtë vendit të ardhur nga mbi 120 vende e rajone të botës do të kthehen në atdhe për të marrë pjesë në veprimtarinë përkujtimore. Gjatë Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë, bashkatdhetarët jashtë vendit dhanë një kontribut të rëndësishëm për fitoren e luftës.

Sipas rendit të ditës, në paraditen e 3 shtatorit, do të zhvillohen në sheshin Tiananmen në Pekin mitingu përkujtimor me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë dhe të Luftës Botërore Antifashiste dhe parada ushtarake. Në mesditë do të zhvillohet në Pallatin e Popullit një pritje solemne për të gjithë mysafirët. Në mbrëmje do të zhvillohet shfaqje artistike me temën e Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë.

Paraditen e 2 shtatorit, kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping do t'u japë medalje përkujtimore veteranëve të luftës. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China