PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ulja e normave të interesit nga Kina ngjall reagime në botë
2015-08-28 15:16:37 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën në mbrëmje, Banka Popullore e Kinës shpalli uljen e normës bazë të interesit të depozitave dhe të kredive me maturim njëvjeçar, si dhe përqindjen e rezervës së detyrueshme për bankat e nivelit të dytë. Kjo është hera e pestë që nga nëntori i vitit të kaluar që ulet norma bazë e interesit në Kinë dhe hera e dytë e uljes së përqindjes së rezervës së detyrueshme.

Këto masa të bankës qendrore kineze kanë ngjallur reagime në tregun monetar ndërkombëtar, duke inkurajuar në veçanti tregjet e aksioneve në Europë e SHBA. Analistët e huaj janë të mendimit se këto masa të qeverisë kineze kanë si objektiv ekonominë reale dhe janë në të mirë të rritjes së besimit të tregut, gjatë dy muajve të fundit.

Reagimet në tregjet globale

Njoftimi mbi uljen e normës bazë të interesit u publikua në mbrëmjen e 25 gushtit, kur bursat kineze ishin mbyllur, prandaj ato nuk reaguan po atë ditë. Ndërkohë, bursat në SHBA dhe në Europë, ku ka një ndryshim kohor prej të paktën 6 orësh me Kinën, reaguan të parat. Në bursat europiane, shumica e aksioneve u ngritën prej mbi 4%, ndërsa treguesit e mëngjesit në tre bursat kryesore amerikane, patën një rritje prej 2%.

Për sa i përket tregut të naftës, Kina është vendi më i madh konsumator i naftës në botë, prandaj masat e qeverisë kineze për uljen e normës së interesit janë në favor të nxitjes së ekonomisë dhe të kërkesës për naftë. Si rrjedhim, të martën çmimi i naftës pati ngritje, pas uljes së madhe të hënën. Në Bursën e Nju-Jorkut rritja arriti në 2.8%, kurse në Londër 1.22 %.

Ulja e normës së interesit synon ekonominë reale

Megjithëse masat e bankës qendrore kineze kanë rëndësi të madhe për stabilizimin e tregut monetar, synimi kryesor i tyre është stimulimi i rritjes së ekonomisë reale.

Duke shpjeguar sfondin dhe objektivin e kësaj lëvizjeje, një drejtues i Bankës Popullore të Kinës tha se ekonomia kineze ende ndodhet përpara trysnisë së ngadalësimit dhe detyrave të vështira të ruajtjes së qëndrueshmërisë së rritjes, rregullimit strukturor, nxitjes së reformës, rritjes së nivelit të jetesës së njerëzve dhe parandalimit të rreziqeve. Kohët e fundit, në tregun financiar global ka pasur lëkundje të mëdha, prandaj Kina duhet të shfrytëzojë mjetet e politikave monetare për krijimin e një mjedisi më të mirë monetar. Ulja e normës bazë të interesit dhe e rezervës së detyrueshme do të ulë edhe koston e financimit të ndërmarrjeve dhe, si rrjedhim, do të nxitë zhvillimin normal të ekonomisë reale.

Në një analizë të saj, Agjencia e Lajmeve "Reuters" shprehet se banka qendrore kineze ka për qëllim që të mbështesë ekonominë bazë, por jo të nxitë tregun e aksioneve, por në fakt, ruajtja e rritjes ekonomike dhe qëndrueshmëria e tregut të kapitaleve nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Kryeekonomisti i degës së Kinës të bankës autraliane ANZ, Liu Ligang, parashikon se ulja e normës bazë të interesit do t'i sjellë ekonomisë reale 650 miliardë juanë (afro 110 miliandë dollarë amerikanë) likuiditete, gjë që do të zbutë shqetësimet e vendeve të tjera për ngadalësimin e ekonomisë kineze.

Agjencia e lajmeve "Deutsche Press" analizon se masat e shpeshta monetare pasqyrojnë shpresën e qeverisë kineze për sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm në treg dhe gjithashtu tregojnë vendosmërinë e saj për realizimin e objektivit të rritjes ekonomike prej 7 %.

Ulja e normës së interesit nuk shënon ndryshimin e politikës monetare

Kryeekonomisti i Zyrës së Kërkimeve pranë Bankës Popullore të Kinës, Ma Jun, vëren se ulja e normës bazë të interesit nuk shënon ndryshimin e politikës monetare të Kinës, që është e qëndrueshme dhe asnjanëse.

Vlen të vihet re se këtë here rregullimi i normës bazë të interesit kryhet paralelisht me reformën monetare. Bashkë me uljen e normës të interesit, hiqet edhe kufiri i sipërm i luhatjes së depozitave fikse me afat maturimi mbi njëvjeçar, që shënon një tjetër hap të rëndësishëm të reformës së Kinës në përcaktimin e normave të interesit bankar sipas tregut.

Edhe ekonomitë e tjera duhet të japin ndihmesë në rimëkëmbjen e ekonomisë globale

Kohët e fundit kanë pësuar rënie të madhe si tregjet e aksioneve, ashtu dhe çmimi i lëndëve të para në mbarë globin. Një pjesë e mediave perëndimore e kanë fajësuar përsëri Kinën, duke u shprehur se gjendja jo e mirë e ekonomisë kineze ka ngjallur shqetësime për rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Në fakt, në kohën e sotme të globalizimit të madh ekonomik, rritja ekonomike nuk varet vetëm nga një a dy vende, dhe as për trysninë ekonomike nuk mund të fajsohen vetëm një a dy vende. Bashkësia ndërkombëtare, dhe veçanërisht ekonomitë e zhvilluara perëndimore, duhet të mbajnë më shumë përgjegjësi për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.

Qysh nga viti 2008 kur ndodhi kriza monetare globale, ekonomia kineze ka ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm dhe relativisht të shpejt, duke dhënë ndihmesë të rëndësishme për ndryshimin e prirjes së uljes dhe për nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore. Kina është bërë motori i rritjes së ekonomisë botërore. Në një artikull të botuar ditët e fundit në gazetën britanike "Financial Times" vihet në dukje se, për nxitjen e rritjes së ekonomisë globale, Kina ka mbajtur barrën më të rëndë se çdo vend tjetër. Fondi Monetar Ndërkombëtar lllogarit se në vitin 2014, për rritjen e ekonomisë botërore Kina kontribuoi 27.8 %, ndërsa ShBA-ja 15.3%. Kjo organizatë parashikon se sivjet kontributi i Kinës do të ngrihet në 28.5 %.

Në të njëjtën kohë, Kina ka shpejtuar rregullimin e strukturës ekonomike dhe përsosjen e mekanizmit të përcaktimit nga tregu të kursit të këmbimit të monedhës kineze RMB. Nga njëra anë, me ngritjen e kursit të këmbimit të RMB-së dhe të çmimit të krahut të punës në vend, Kina ka zbutur dukshëm mosbalancën në tregtinë e jashtme dhe përqindja e suficitit tregtar të Kinës në Prodhimin e Brendshëm Bruto u ul nga 10 % në vitin 2007 në 2 % aktualisht. Nga ana tjetër, me ngritjen e të ardhurave të qytetarëve dhe zhvillimin e vrullshëm të sektorit të shërbimeve, është përmirësuar edhe mosbalanca e ekonomisë kombëtare dhe konsumi, në vend të investimeve, është bërë forca nr. 1 e nxitjes së rritjes ekonomike në Kinë.

Specialistët janë të mendimit se, në kohën kur vendet europiane e ShBA-ja po përpiqen në pakësimin e borxheve, rritja e qëndrueshme e ekonomisë kineze dhe riekuilibrimi i saj luajnë rol amortizues për rritjen e ekonomisë botërore. Gazeta "The Financial Times" vë në dukje se, pa këtë rol amortizatori të ekonomisë kineze, bota do të ndodhej përpara një krize edhe më serioze.

Në fjalimin e tij të mbajtur në qershor në Uashington, ministri i Financave i Kinës Lou Jiwei tha se, gjatë krizës financiare, Kina kontribuoi për 50 % të rritjes së ekonomisë botërore, por kjo gjendje nuk është e vazhdueshme. Si ekonomia nr. 1 në botë, SHBA-ja duhet të mbajë më shumë përgjegjësi për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China