20150826-koz1 |
Për përkujtimin e 70 vjetorit të fitores së luftës së rezistencës së popullit kinez kundër Japonisë dhe luftës botërore anti-fashiste, autoritetet kineze publikuan të hënën listën e dytë të 100 objekteve dhe objekteve përkujtimore shtetërore si dhe listën e dytë të 600 heronjve të njohur në luftën anti-japoneze.
Zv-ministri i Punëve Civile Dou Yupei:
"Lista e dytë e 100 objekteve memorialë shtetërorë janë përzgjedhur ndër çështjet e mëdha, fushëbetejat e mëdha dhe njerëzit e njohur që kanë dhënë kontribute të shkëlqyera."
Vendet përkujtimore përfshijnë zona të rëndësishme ku kanë ndodhur ngjarje dhe janë zhvilluar betejat e luftës. Gjithashtu janë përfshirë dhe aspekte të tjera, si për shembull krimet e bëra nga japonezët.
Lista e martirëve përfshin si ata që luftuan përkrah Partisë Komuniste ashtu dhe ata që luftuan në radhët e Kuomintang-ut, partiotë dhe të huaj që mbështetën përpjekjet e Kinës në luftë.
Në paradën e "3 shtator"-it, veteranët me moshë mesatare 90 vjeç, heronjtë e luftës anti-japoneze, përfaqësuesit e atyre që iu bashkuan frontit të përbashkët do të parakalojnë të hipur në makina, duke gëzuar lavdi dhe respektin shtetëror.
70 vjet më parë beteja kundër pushtuesit japonez ishte e përqendruar në dy vja fronti. Në atë të parën ishin ushtarët e drejtuar nga Partia Kuomintang ndërsa në vijën e pasme të frontit ata të drejtuar nga Partia Komuniste. Partizanët luftuan së bashku për të mbrojtur atdheun nga agresioni i jashtëm.
Më parë, vlerësimet ndaj luftëtarëve ishin të ndryshme. Por në vitet e fundit, po i kushtohet vëmendje e madhe mbrojtjes së objekteve përkujtimore të luftës anti-japoneze, duke përfshirë dhe ato që lidhen me luftën e drejtuar nga Kuomintang-u.
Veteranet e Kuomintang-ut janë përfshirë edhe në grupet e shpërblimit me pensione të veçanta. Këtë vit, janë organizuar aktivitete zyrtare për shpërblimin e 50 mijë veteraneve të luftës anti-japoneze, duke përfshirë gjithashtu dhe afro 6 mijë ushtarë që luftuan në radhët e Kuomintang-ut. Ata do të fitojnë një subvencion prej 5000 juanësh dhe medaljen përkujtimore të "70 vjetorit të fitores së luftës së popullit kinez kundër agresorit japonez".
Zëvendësministri i çështjeve civile Dou Yupei thotë se veteranët që janë ende gjatë do të nderohen me medalje.
"Disa veteranë që morën pjesë drejtpërdrejt në luftën kundër japonezëve do të marrin një shpërblim prej 5 mijë juanësh. Të gjithë veteranëve do të nderohen me një medalje për të kujtuar 70-vjetorin e fitores së popullit kinez në Luftën e Rezistencës Kundër Agresionit të Japonisë. Ne mënyrë të veçantë do të përfshihen në këtë aktivitet të gjithë veteranët që luftuan në radhët e Kuomintang-ut dhe që jetojnë në pjesën kontinentale."
Ndërkohë një shërbim i posaçëm lajmesh për aktivitetin e përkujtimit të 70 vjetorit të fitores së luftës së popullit kinez kundër pushtimit japonez dhe luftës anti-fashiste botërore do të fillojë shërbimet më 27 gusht.
Agjencia e lajmeve Xinhua njofton se selia e qendrës së lajmeve do të vendoset Hotelin e Mediave të Pekinit dhe do t'u shërbejë teknikisht gazetarëve nga Hong Kongu, Macau, Tajvani dhe atyre të huaj.