PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mësoni anglisht me video lojëra
2015-08-26 16:27:12 CRI Komenti juaj Printoni

Studentët që janë të varur me luajtjen e lojërave elektronike zakonisht kanë rezultate të dobëta akademike. Por tani këto lojëra mund të kthehen në një mjet për të mësuar dhe pasuruar fjalorin e gjuhës angleze.

Së fundi një kompani ndërkombëtare edukimi ka lajmëruar një kurs të ri të quajtur "Fluturuesit Lart", i cili përdor lojërat elektronike për t'i nxitur fëmijët të mësojnë.

Korrespodenti i CRI-së Xu Fei sjell më shumë hollësi.

Katherine është zv./presidente e kompanisë së marketingut 'Edukimi i Parë i Fëmijëve dhe Adoleshentëve' në Kinë. Ajo mendon se lojërat elektronike nuk janë vetëm të dëmshme, por luajtja e disa lojërave strategjike mund të përmirësojë aftësitë e të mësuarit të fëmijëve si dhe të përmirësojë aftësitë e tyre njohëse.

"Mendoj së një lojë elektronike e cila është tërësisht e orientuar drejt argëtimit dhe pas asnjë qëllim mësimdhënieje që i bën fëmijët e varur është padyshim e dëmshme. Me siguri do të këtë ndikime negative mbi rezultatet shkollore. Por nga ana tjetër nëse lojërat kanë një drejtim edukativ, ato mund të pasurojnë mësimin dhe të përdoren edhe gjatë këtij kursi. Mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë. I frymëzon fëmijët dhe i nxit të mësojnë më shumë dhe të përmirësojnë rezultatet e tyre akademike."

Videoloja Fluturuesit Lart është projektuar posaçërisht për fëmijë të moshës 7 deri 10 vjeç dhe synon t'u mësojë fëmijëve 1,200 fjalë kyçe të anglishtes. Loja në fjalë e ndërtuar në formën e një fjalori mund të luhet përmes një aplikacioni.

Për të ndërthurur lojën elektronike me kursin e shkollës, Katherine thotë se kompania ka zhvilluar disa hulumtime.

"Ne kryem një sërë hulumtimesh me ekspertët tanë të jashtëm mbi psikologjinë e fëmijës. Ne vendosëm të përfshijmë këtu fëmijë të moshës 7 deri në 10 vjeç sepse ata kanë lindur në epokën e internetit ndaj edhe i pëlqejnë më shumë lojërat elektronike. Është diçka të cilat ata nuk mund ta shmangin dhe si të thuash bien në dashuri me to. Duke u nisur nga kjo menduam që të krijojmë lojërat me karakter edukativ, jo vetëm për t'i argëtuar fëmijët, por edhe për t'i nxitur të mësojnë."

Programi me bazë në internet u jep mundësi fëmijëve për të praktikuar ato që kanë mësuar në klasë dhe kjo mund të bëhet si në shkollë ashtu edhe në shtëpi. Konkretisht loja përbëhet nga një sërë aktivitetesh dhe lojërash që forcojnë fjalorin. Secili nga tetë nivelet e lojës përmban 32 aktivitete.

Për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve, aktivitetet dhe lojërat janë të pajisur me animacione të shumta, aq sa çdo fjalë e fjalorit është e lidhur me një personazh vizatimor.

"Deri tani ne kemi krijuar 10 karaktere, personazhe interesante për fëmijët. Secili prej tyre ka një personalitet të fortë. Disa prej këtyre karaktereve janë të lidhur me botën e teknologjisë. Disa fëmijë kanë një shpirt artistik ndërsa disa të tjerë janë të turpshëm, por kur ata ndërveprojnë me këto karaktere ndryshojnë dhe vendosin lidhje të forta emocionale. Në këtë mënyrë ne mund tua tërheqim me lehtësi vëmendjen fëmijë dhe t'i frymëzojmë të shikojnë disa video dhe më pas të luajnë në internet."

Kursi "Fluturuesit e Lartë" ka hyrë së fundi edhe në Kinë. Nga ky kurs pritet që fëmijët të përfitojnë dije dhe të argëtohen njëherësh.

[Photo: ef.com.cn]

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China