PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dashuri dhe respekt për miqtë e mi
2015-08-25 14:41:26 CRI Komenti juaj Printoni

Këtë rradhë nuk do të shkruaj për provinca e qytete të Kinës që kam vizituar, nuk do të përshkruaj bukuri natyrore që më kanë dhënë kënaqësi pafund. Nuk do të shkruaj për ndryshimet e mahnitshme që ky vend i madh ka bërë.

Këtë rradhë do të shkruaj për një lloj tjetër bukurie. Një bukuri që është thellë në shpirt, që në çdo moment të mbush me frymëzim dhe dashuri. Do të shkruaj për bukurinë e miqësisë.

Jam me fat se kam shumë miq të mirë dhe jam e lumtur që kjo miqësi në këto më shumë se 10 vjet këtu në Pekin nuk është fashitur siç ndodh rëndom, por përkundrazi, është rritur dhe forcuar edhe më shumë.

Dua në këtë shkrim që më shumë i ngjan një shprehje mirënjohjeje për dashurinë dhe respektin që miqtë e mi më kanë falur gjatë gjithë këtyre viteve të përmend disa prej tyre.

Ne e quajmë Drita. Sa bukur i rri ky emër He Da Ming-ut. Para shumë vitesh, më shumë se 15 vjet më parë jam takuar me të. Ishte me detyrën e shefes së redaksisë të gjuhës shqipe në Radion e Jashtme të Kinës (CRI). Vizita jonë atje ishte me të vërtetë impresionuese. Sa punë e madhe dhe e rëndësishme bëhej e bëhet atje për transmetimin e emisioneve në gjuhën shqipe. Na u duk se njiheshim prej kohësh me të gjithë punonjësit e redaksisë. Që nga ajo ditë miqësia jonë vazhdoi e vazhdon edhe sot.

Vitet kalojnë dhe Drita jonë e dashur është në pension tashmë, por ajo është po aq aktive dhe energjike sa edhe më parë. Është kënaqësi e madhe për mua dhe familjen time kur kemi Dritën mes nesh.

Por kur mendoj dhe flas për Dritën menjëherë në mendjen time vjen Pina. Me zërin e saj të mrekullueshëm që gjithmonë më emociononte kur e dëgjoja të lexonte lajmet. E buzëqeshura dhe fisnikja mikja ime e dashur. Sa herë takohemi janë të dyja me Dritën dhe në mes tyre unë ndihem kaq mirë sa më duket sikur kam gjithë jetën me to. Në shtëpitë e tyre ku çdo gjë ndriçon dhe shkëlqen është kënaqësi të shkosh. Mikëpritja e tyre më ka bërë të ndihem si shtëpitë time. Sa më shumë kohë kalon aq më e fortë bëhet miqësia jonë.

Duke shkruar këto rreshta mendja ime shpërndahet më shumë. Nuk mund ta mbyll këtë shkrim të shkurtër vetëm me Dritën dhe Pinën. Si mund të lë pa përmendur mikun tonë Çen Ën Bo, ose Shqiponjën e Kuqe. Si mund të mos përmend përkushtimin e tij që edhe sot vazhdon të përkthejë vepra të autorëve shqiptarë për t'i dhënë mundësi lexuesit kinez të njihet me letërsinë shqiptare. Së fundmi ai sapo ka mbaruar së përkthyeri romanin "Prilli i thyer" të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare.

Më kutjohet kur para shumë e shumë vjetësh solli një material për t'a parë nëse kishte gabime në të shkruar. Nuk mund ta harroj emocionin që kam ndjerë që në një material prej 4-5 faqesh nuk kishte as edhe një gabim ortografik. E paimagjinueshme dhe shumë emocionuese puna e tij. Shëmbull për ne dhe për brezat që do të vijnë.

Lista e miqve të mij është e gjatë se edhe koha që unë kam qëndruar në Kinë është po ashtu.

Si mund të lë pa përmendur Hua Lu-në ose Lumen. Energjia e saj është e pashtershme. Gjithmonë në lëvizje e në aktivitet. Shumë grupe turistësh kanë shkuar të vizitojnë Shqipërinë. Puna e saj të palodhur dhe dëshira për të shoqëruar grupe të ndryshme në Shqipëri ka pasur rezultat. Turistët kinezë kanë shkuar në Shqipëri dhe janë kthyer me përshtypjet më të mira dhe për këtë ka meritën e saj edhe Lumja jonë.

Duke buzëqeshur kujtoj mikun tonë të mirë Liu Guo Ming. Gjithmonë me një batutë të gatshme, gjithmonë me një optimizëm për t'u admiruar, gjithmonë në kërkim të diçkaje për të bërë në të mirë të marrëdhënieve të dy vendeve tona. Është emocionuese se sa mirë këta miq të mi e ruajnë gjuhën shqipe duke mos harruar as fjalët e urta të popullit. Sa bukur tingëllojnë ato të thëna prej tyre.

Miqt e mi këtu në Pekin janë të shumtë. E madhe është dashuria ime për ta. I pakufishëm është respekti dhe mirënjohja. Ata më kanë lehtësuar vështirësitë e fillimit, më kanë dhënë kënaqësinë e të ndjerit mirë këtu në Pekin, kaq larg nga vendi im. Kam pasur gjithmonë një derë miku për të trokitur dhe për t'u mirëpritur dhe kjo më ka bërë të ndihem kaq mirë.

Listën time asnjëherë nuk do ta mendoj se është mbyllur këtu. Unë çdo ditë zbuloj gjera të reja këtu, njoh njerëz të rinj, zë miq e mikesha por miqt e mi të vjetër kanë zënë vend thellë, thellë në zemrën time.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China