PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dokumentari i Çmimit Oskar kushtuar Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë
2015-08-24 14:58:10 CRI Komenti juaj Printoni

Në historinë e Çmimit Oskar, ka një dokumentar me ngjyra, që pasqyron historinë madhështore të Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë. Ky dokumentar, i sponsorizuar nga një amerikane me prejardhje kineze dhe i xhiruar nga kineasti amerikan kishte prekur presidentin e atëhershëm Franklin D.Roosevelt dhe tërë shoqërinë amerikane. Por me kalimin e kohës, ai u mbulua nga pluhuri i historisë. Sivjet, në 70-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë dhe të Luftës Botërore Antifashiste, personalitete kineze dhe amerikane u përpoqën të risjellin këtë dokumentar të çmuar në Kinë.

Ky dokuentar me ngjyra titullohet "Kukan", që do të thotë përballje me të gjitha vështirësitë dhe trajton një histori gati magjike. Filmi ka fituar çmimin Oskar më 1942, në edicionin e 14-të të këtij evenimenti, por u zhduk gjatë 70 vjetëve të mëvonshëm. Pak kohë më parë, dokumentari u risoll në Kinë si dëshmi e re e agresionit të ushtrisë japoneze në Kinë.

Historiani Zhou Yong është personi i parë që e pa dokumentarin dhe për këtë shprehet:

"Kur e pashë për herë të parë dokumentarin u trondita. Në të shfaqen pamje origjinale tragjike të Luftës, të cilat më prekën shumë."

Si historian që ka studjuar Luftën e Rezistencës së Popullit Kinez kundër agresorëve japonezë, Zhou Yong filloi të mblidhte në mbarë botën, materiale rreth periudhës së luftës në qytetin Chongqing dhe u takua rastësisht me dokumentarin Kukan.

"Më 5 korrik 2014, profesoresha ime Li Danke më tregoi nëpërmjet një e-maili se një mike e saj kishte zbuluar një dokumentar amerikan të titulluar 'Kukan', ku shfaqeshin shumë materiale mbi Chongqingun dhe veçanërisht mbi bombardimet e mëdha në Chongqing. Por ky dokumentar nuk njihej nga të gjithë dhe madje as ishte shfaqur në Kinë, prandaj duhet të vlerësohet nga historianët. Më 6 korrik, mikja amerikane Robin Lung më dërgoi një fragment të dokumentarit prej 27 minutash."

Robin Lung, e sipërpërmendur nga Zhou Yong është një shtetase amerikane me prejardhje kineze. Pikërisht kjo zonjë i ktheu publikut dokumentarin "Kukan". Gjatë intervistës eksklusive për Radion e Jashtme e Kinës, Robin Lung tha se nuk ishte e lehtë gjetja e këtij filmi, që ishte regjistruar si i "humbur" në arkivin e Institutit të Kinematografisë Oskar.

"Në vitin 2008 kur kërkova në internet, nuk gjeta asnjë informacion mbi 'Kukan', përveç një përshkrimi të shkurtër mbi dokumentarin, se si Rey Scott fitoi Çmimin Oskar për xhirimin e luftës në Kinë me një film 16 mm, por asnjë arkiv në botë nuk përmendte këtë dokumentar."

Amerikani Rey Scott është operator i dokumentarit "Kukan". Gjatë viteve 1937 deri më 1940, ai përshkoi gjysmën e Kinës duke filmuar pamjet e prapavijës gjatë Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agregorësve Japonezë. Me shumëpërpjekje , Robin Lung gjeti më në fund kopjen e dokumentarit "Kukan" prej 90 minutash nga pasardhësit e Scott-it. Me riparimin 3-vjeçar të Institutit Kinematografik të Oskarit, u nxorr në shesh dokumentari i plotë "Kukan" prej 85 minutash.

Dokumentari "Kukan" pasqyron në mënyrë të gjithanshme jetën e prapavijës gjatë Luftës së Kinës kundër Japonisë, por më e rëndësishmja është se në të janë regjistruar tërësisht bombardimet e aeroplanëve japonezë kundër qytetit Chongqing më 19 dhe 20 gusht 1940. Sipas historanit Zhou Yong shumë skena të dokumentarit janë të panjohura deri tani dhe tepër domethënëse.

"Bombarduesit japonezë fluturuan njëri pas tjetrit mbi Chongqing, ndërsa pas 3 bombardimesh, qyteti u dogj dhe u mbulua nga smogu. Në Vitin e Ri 1941, presidenti i atëhershëm amerikan Franklin D.Roosevelt shikoi dokumentarin "Kukan", që ishte parashikuar të shfaqej vetëm prej 20 minutash, por e ndoqi deri në fund. Më 23 qershor të atij viti, "Kukan" u shfaq për herë të parë për publikun në Teatrin Botëror të Nju-Jorkut dhe ngjalli mjaft interes. Robin Lung tha se kur lexoi komentet në gazetat e atëhershme, vuri re se shoqëria amerikane reagoi shumë pozitivisht për këtë film.

"Komentatorët u shprehën se dokumentari paraqet për publikun një Kinë në modernizim dhe me shumë kombësi, duke demonstruar rezistencën e vendosur të ushtarakëve dhe civilëve kinezë kundër agresorëve japonezë si dhe jetesën guximshme nën bombardime."

Zhou Yong është i mendimit se roli pozitiv i këtij dokumentari në shoqërinë amerikane nuk mbetet këtu. Sipas tij, në sajë të "Kukan"-it, shumë amerikanë filluan të ndihmonin Kinën dhe një pjesë të rinjsh u regjistruan në Grupin Amerikan Vullnetar (American Volunteer Group/AVG) për të marrë pjesë në Luftën e Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë.

"Dokumentari i preku amerikanët, që deri atëherë ishin asnjanës dhe i njohu me luftën e popullin kinez. Ai e nxiti ShBA-në të lidhte aleancë me Kinën dhe të bashkëpunonte me Luftën Antifashiste. Kjo është shprehje e miqësisë midis dy vendeve."

70 vjet më parë, artistja amerikane me prejardhje kineze Li Ling-Ai përdori të gjitha pasuritë e saj për sponsorizimin e xhirimit të dokumentarit "Kukan", që shoqëria perëndimore të njihte vuajtjet e Kinës.

"Dua ta ndihmoj Kinën, me të vërtetë. Në ato vite askush nuk e ndihmonte Kinën. Pavarësisht vështirësive përpjekjet e kryera treguan heroizmin e kinezëve. Kjo është tema ime, Kukan!"

Pas 70 vjetëve, Robin Lung dhe Zhou Yong shpresojnë se nëpërmjet këtij dokumentari të çmuar, të zbuluar pas humbjes dhjetra vjeçare, t'i sjellë më shumë informacion publikut.

"Dua që nëpërmjet dokumentarit Kukan dhe eksperiencës sime për kërkimin e Kukanit, spektatorët ta kuptojnë se ndjekja nga afër e historisë mund të ndryshojë jetën e njerëzve."

"Mendoj se dokumentari u xhirua në radhë të parë për kinezët, sepse kinezët duhet të mos harrojnë historinë, që është mësim për të gjithë ne. Të gjitha përpjekjet e mia synojnë nxjerrjen në dritë të krimeve të Japonisë në Kinë gjatë luftës, që të mësojmë nga historia dhe të ndërtojmë një të ardhme me paqe." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China