PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ban Ki Moon: Programi i zhvillimit pas vitit 2015 përfaqëson mbarë njerëzimin
2015-08-17 10:15:35 CRI Komenti juaj Printoni

Në samitin e mijëvjeçarit të OKB-së të zhvilluar në vitin 2000 u miratua "Deklarata e Mijëvjeçarit" dhe objektivi i zhvillimit të mijëvjeçarit i përcaktuar në bazë të kësaj deklarate është bërë sistemi më autoritar i zhvillimit të komunitetit ndërkombëtar. Gjatë 15 vjetëve, me përpjekje të palodhshme të vendeve të ndryshme janë realizuar shumë objektiva konkrete dhe Kina është vendi i parë në zhvillim që realizon para kohe objektivin e pakësimit të varfërisë.

Zv-ministri i Jashtëm i Kinës Li Baodong u shpreh se paraqitja nga OKB-ja e objektivit të zhvillimit të mijëvjeçarit është një ngjarje krijuese në historinë e zhvillimit të njerëzimit. Ky objektiv pasqyron ëndrrat e popujve të vendeve të ndryshme për një jetë më të mirë dhe paraqet treguesit konkretë në fushën e zhdukjes së varfërisë, të shëndetësisë, të barazisë gjinore, të mbrojtjes së mjedisit etj. duke drejtuar procesin e zhvillimit e të bashkëpunimit global në shekullin e ri. Gjatë 15 vjetëve, komuniteti ndërkombëtar ka realizuar në përgjithësi 5 treguesit duke përfshirë pakësimin e varfërisë, sigurimin e ujit të pijshëm, marrjen e barabartë të arsimit fillor nga meshkujt e femrat, zhdukjen e malaries dhe përmirësimin e kushteve të banimit në lagjet e të varfërve. Vlen të thuhet se është realizuar para 5 vjetëve në mbarë botën treguesi i pakësimit me gjysmë të popullsisë me më pak se 1.25 dollarë të ardhura ditore, kjo ka rëndësi të madhe për vendet në zhvillim.

Në të njëjtën kohë, bota përballet ende me sfidat serioze në fushën e pakësimit të urisë, të kujdesit shëndetësor për gratë dhe fëmijët , të mbrojtjes së mjedisit etj. Realizimi i objektivit të zhvillimit të mijëvjeçarit në vendet e rajonet e ndryshme nuk është i barabartë, veçanërisht mjedisi i zhvillimit të vendeve më të prapambetura nuk është përmirësuar dukshëm. Për të nxitur më tej realizimin e objektivit të zhvillimit të mijëvjeçarit të OKB-së, në fillim të gushtit të këtij viti, përfaqësuesit në bisedime të vendeve të ndryshme ranë dakord për programin e zhvillimit pas vitit 2015. Ky dokument me emrin "Ndryshimi i botës sonë, programi i zhvillimit të vazhdueshëm deri në vitin 2030" do të paraqitet për miratim në samitin e zhvillimit të OKB-së që do të zhvillohet në shtator.

Pas arritjes së unanimitetit për programin e zhvillimit pas vitit 2015, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon u shpreh se ky është një dokument që përfaqëson me të vërtetë tërë njerëzimin.

Programi i zhvillimit pas vitit 2015 përfshin 17 objektivat e zhvillimit të vazhdueshëm si mbrojtja e mjedisit, zhvillimi ekonomik, përparimi shoqëror etj. Kjo është hera e parë e pjesëmarrjes në bisedime dhe e arritjes së konsensusit nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së, pas themelimit të kësaj organizate dhe është vijimi i objektivit të zhvillimit të mijëvjeçarit.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kenias në OKB Macharia Kamau u shpreh se arritja e objektivit i ka sjellë OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar gjallëri :

"Vendet e ndryshme duhet të ndihen krenare për këtë. Ky program do t'i sjellë botës e tërë njerëzimit lumturi."

Ban Ki Moon u shpreh optimist se programi i zhvillimit do të nxitë arritjen e marrëveshjes së re të klimës në samitin e klimës që do të zhvillohet në fund të këtij viti në Paris. Ai tha:

"Përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për zhvillimin e vazhdueshëm do të vijojnë në samitin e klimës të Parisit. Udhëheqësit e vendeve të ndryshme kanë bërë premtime për arritjen e marrëveshjes globale të ndryshimit të klimës. Mund të jemi brezi i parë i përfundimit të varfërisë globale dhe brezi i fundit i përfundimit të ndikimeve negative të ngrohjes globale të klimës ."

Ban Ki Moon është nxitës aktiv i arritjes së marrëveshjes së re në samitin e klimës të Parisit. Në këtë samit pritet të arrihet programi global i përballimit të ndryshimit të klimës pas vitit 2020 që do të paraqesë objektivin e kontrollit të temperaturës me 2 gradë celcius.

Komuniteti ndërkombëtar ka grumbulluar shumë energji për arritjen e objektivit të zhvillimit të vazhdueshëm pas vitit 2015.

Duke folur për rolin e Kinës në bisedimet, zv-përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Wang Ming u shpreh se Kina ka marrë pjesë me qëndrim konstruktiv në bisedime duke paraqitur projektin e vet me qëllim bashkimin e vendeve në zhvillim, mbrojtjen e interesave të përbashkëta të vendeve në zhvillim. Njëkohësisht Kina i ka nxitur palët e ndryshme të sheshojnë divergjencat duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për të krijuar një program të barabartë, të vazhdueshëm e përfshirës të zhvillimit pas vitit 2015. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China