PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Artisti kinez Liu Yang krijon në Korçë skulpturën "Bota e brendshme është e larmishme"
2015-08-14 15:52:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, u organizua në Korçë Simpozium Ndërkombëtar i Skulpturës. Skulptori kinez Liu Yang ishte ftuar të merrte pjesë në këtë aktivitet. Ai tregon eksperiencën në këtë aktivitet në një intervistë për CRI Shqip.

"Ky simpozium ftoi 6 ose 7 artistë nga vende të ndryshme të botës, si Franca, Egjipti, Kina, Shqipëria etj. Në të, jo vetëm shkëmbyem mendime, por njëherësh krijuam vepra arti. Organizatorët na dhanë materialet dhe gurët dhe brenda dy javësh çdo skulptor duhet të përfundonte veprën e tij. Organizatorët nuk përcaktuan temën e skulpturës duke na dhënë liri të madhe. "

Gjatë forumit, Liu Yang u përpoq për të shfaqur mendimet e një artistit kinez. Gjatë punës, ai u lëndua kishte në ballë dhe thotë se aktiviteti i la një shenjë shqiptare.

"Kur thyeja gurin një cifël e çekiçit mu ngul në ballë duke më shkaktuar gjakderdhje. Në fillim mendova se ishte vetëm një gur i vogël të hyrë në ballë dhe vazhdova punën. Kur u ktheva në Pekin hoqa ciflën që më plagosi. Tani ka mbetur një shenjë në ballë dhe më duket si një gjurmë nga Shqipëria".

Pas dhjetë ditë pune, Liu, përfundoi skulpturën "Bota e brendshme është e larmishme". Liu mendon se kjo skulpturë tregon shpirtin e kinezëve, si një popull që i jep rëndësi shpirtit njerëzor.

"Skulptura "Bota e brendshme është e larmishme" është e para e një serie skulpturash. Organizatorët më dhanë një gur me sipërfaqe 0.72 metra katrore. Shumë skulptura janë ndërtuar mbi faqen e gurit, por kinezët i kushtojnë shumë rëndësi shpirtit njerëzor, sepse shpirti mund t'i japë forcë të madhe veprës. Prandaj pika e rëndësishme e skulpturës sime është brenda gurit, ku formova një vrimë të madhe dhe gdhenda një trekëndësh të përbërë nga shumë prizma. Kur ndriçohet, skulptura mund të shfaqë reflektimet. Skulptura publike duhet t'u japë njerëzve ndjenjën e së bukurës. Skulpturat publike vendosen në hapësira të gjera ku zakonisht njerëzit nuk kanë mundësi të ndalojnë për të menduar kuptimin e veprës, por ka rëndësi që njerëzit të ndiejnë forcën e së bukurës. Jam kinez dhe ndikohem nga kultura e Lindjes. Kjo skulpturë mund të shfaqë idetë e kinezëve që i kushtojnë shumë rëndësi shpirtit, ndaj dhe unë kam dashur t'i jap këtë kuptim veprës. "

Artisti Liu Yang tha se jeta e tij në Korçë i dha frymëzim për punën e tij.

"Si një banor i thjeshtë i Korçës, çdo ditë shkoja në vendin e punës me makinë ose më këmbë. Kam qenë pazar ku pashë njerëz që bënin biznes dhe njerëz që kërkonin. Këto janë eksperienca më të bukura se turizmi. E di që Shqipëria kishte marrëdhëniet koloniale me Turqinë dhe Italinë, prandaj mund të shikoni shumë ndërtesa me stile otomane apo italiane, por këto nuk janë të rëndësishme. Mendoj se jetesa me qytetarët e Korçës është një pasuri e vlefshme për mua dhe punën time."

Tani skulptura Liu Yang-t ndodhet para stadiumit të Korçës dhe artisti mendon ai është vend shumë i mirë. Ai thotë se vizitorët ndër të tjera mund të shquajnë një fjali të shkruar në kinezisht, ashtu si të gjitha veprat e tij.

Liu Yang shprehu falënderime për organizatorët, ndërsa nënvizon se bashkia e Korçës e respekton shumë kulturën.

"Qyteti i Korçës i kushton një rëndësi të madhe këtij simpoziumi. Kryetari i bashkisë dhe një funksionar kulturor morën pjesë në ceremoninë e hapjes, ndërsa në konferencën e shtypit kishte media kryesore të Shqipërisë. Ato njoftuan gjerësisht për këtë forum. Kryetari mori pjesë gjithashtu në ceremoninë e mbylljes. Siç dini se Shqipëria nuk është shumë e pasur, por i kushton rëndësi kulturës. Jam shumë i kënaqur se pavarësisht kushteve ekonomike, ata kënaqin shpirtin."

Kur mësoi se do të shkonte në Shqipëri, Liu u gëzua ma pamasë. Megjithëse ka vizituar shumë vende, për Liu, Shqipëria është një vend misterioz. Në shekullin e kaluar, Kina dhe Shqipëria ishin partnerë të veçantë. Liu dëshironte ta vizitonte këtë vend. Sapo arriti në Tiranë, kishte disa të moshuar që i thanë "Nihao (përshëndetje)". Liu u ndje i lumtur.

"Shqiptarët e moshës mbi 60 vjeç mund të thoshin "Tongzhi, nihao! (Shok, përshëndetje!). Në ato çaste mund të ndieja miqësinë midis dy vendeve."

Para fillimit të simpoziumit, Liu Yang qëndroi për një ditë të vizitonte Tiranën. Ai tha se për shkak të vizitës në shumë vende, ai nuk gjeti ndonjë gjë interesante në Tiranë.

Liu qëndroi në Shqipëri për dy javë dhe mendon se shqiptarë janë të njerëz të sinqertë.

"Kinezët duan të bëjnë pazar kur blejnë. Bleva disa herë kafe dhe pyeta nëse mund të ulej çmimi? Shitësja ma uli çmimin dhe më dha gjithashtu një dhuratë para se të largohesha nga dyqani. Gjatë punës, blija shpesh vegla dhe një herë i zoti i dyqanit më dha pincë si dhuratë. Ndieja ndrojtje sepse ne kinezët e mendojnë biznesin më ftohtë. Dhënia e dhuratave është interesant."

Para largimit nga Shqipëria, Liu Yang dhe skulptorët e simpoziumit shkuan në Pogradec.

"Atje ndjeva optimizmin dhe gëzimin për jetën. Për kinezët, liqeni i Pogradecit është i zakonshëm, nuk është shumë i bukur. Por aty pashë që shumë njerëz pushonin rreth liqenit. Në ato çaste mendova se këtu është parajsa. Shqiptarët mund të gëzojnë jetën megjithëse nuk kanë kushte të mira jetese. Kinezë duhet të mësojnë nga ata. Më duket se kinezët sidomos në qytetet e mëdha nuk mund ta gëzojnë jetën megjithëse janë më të pasur. Kinezë duhet të mësojnë nga shqiptarët si ta gëzojnë jetën."

Në fundin e intervistës, Liu Yang tha se ai do të vazhdojë punët e skulpturës që më shumë të huaj të mund ta njohin Kinën dhe kulturën e konceptet kineze. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China