20150812koz2 |
Korporata Elektroenergjetike e Japonisë rifilloi të martën punën në reaktorin bërthamor Sendai Nr. 1, pavarësisht protestave publike.
Kjo është përpjekja e parë për të rivendosur në punë industrinë bërthamore të Japonisë, pas afro dy vjetësh pezullimi pas shkatërrimit që ndodhi në Fukushima në vitin 2011.
Korrespodenti i CRI-së Guo Yan sjell më shumë hollësi.
Qeveria e kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe ka ushtruar presion për të hapur disa nga reaktorët bërthamorë të vendit, duke nënvizuar se ata janë kyç për rritjen ekonomike.
Shefi i kabinetit i qeverisë, Yoshihide Suga, tha se rifillimi i punës në reaktorë është i rëndësishëm për strategjinë e energjisë së Japonisë
"Ne besojmë se ky veprim është i rëndësishëm për strategjinë tonë të energjisë bërthamore, pasi reaktorët të cilat konsiderohen si të sigurtë do të hapen."
Ndërkohë sondazhet e opinionit tregojnë në mënyrë të vazhdueshme kundërshtinë e publikut për rivendosjen në punë të reaktorëve.
Më qindra banorë protestuan të hënën përpara reaktorit. Ish-kryeministri japonez, Naoto Kan, iu bashkua protestuesve dhe bëri thirrje për ndalimin e planit.
"Ju lutemi dëgjoni zërin tonë dhe ndaloni projektin e rivendosjes në punë të reaktorit bërthamor. Kështu do t'i thoshte dhe kryeministri Shinzo Abe kompanisë thënë për të Kyushu Electric. A nuk është kështu?"
Banorët e Satsumasendai frikësohen për kushtet e sigurisë dhe pyesin nëse është nxjerrë ndonjë mësim nga tragjedia e Fukushima-s.
Ryoko Torihara, e cila jeton 12 kilometra larg reaktorit bërthamor Sendai, është kreu i grupit vendor që kundërshton rivendosjen e reaktorit në punë.
"Ata (qeveria) nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga tragjedia e Chernobyl-it. Ata nuk kanë mësuar asnjë gjë nga Fukushima. Pyes veten se nga buron kjo gjendje."
Ajo thotë se rrugët e evakuimit mbeten të paqarta për vendasit, shumë prej të cilëve janë të moshuar, ndërsa zyrtarët nuk kanë gatishmërinë për të ndihmuar.
Mediat vendore thonë se shumë prej urave të qytetit janë të vjetra, duke ngritur dyshimet nëse ato mund t'i rezistojnë në rast të ndonjë tërmeti të fortë.
Ish kryetari i një komisioni të pavarur hetimor për tragjedinë bërthamore në Fukushima, Kiyoshi Kurokawa, thotë se qeveria duhet të jetë më transparente, në mënyrë për të rifituar besimin e kombit.
"Japonia është një vend i përparuar, pse nuk bëhen gjërat transparente, duke ftuar çdo ekspert, ftoni të gjithë për të inspektuar. Pse nuk bëhet kjo? Ky është një problem. Tani do të mbushen thuajse katër vjet, çfarë kanë bërë ata? Ata kanë disa këshilltarë dhe kjo është e gjitha, por ç'po ndodh në të vërtetë? Kjo lloj proteste është shumë e rëndësishme për të fituar besimin e banorëve vendorë dhe publikut të gjerë."
Në të gjithë Japoninë ka mbi 40 reaktorë bërthamorë që tani ndodhen jashtë pune dhe po u nënshtrohen riparimeve dhe inspektimeve të sigurisë.
Një tërmet i shoqëruar me një tsunami në vitin 2011 shkatërroi reaktorin Fukushima, duke shkaktuar shkrije të trefishtë bërthamore, ndotje të ujit, ushqimit dhe ajrit dhe detyroi mbi 160 mijë njerëz të zhvendosen nga katastrofa më e rëndë bërthamore që pas asaj të Chernobyl-it në vitin 1986.