PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Havanë, hapja e ambasadës së ShBA-së paraprihet nga ekspozita për Fidel Kastron
2015-08-12 16:07:12 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-udhëheqësi dhe revolucionari kuban, Fidel Castro, u nderua me një ekspozitë fotografike në Havanë, në prag të 89-vjetorit të lindjes si dhe me rastin e rihapjes së ambasadës amerikane në kryeqytetin e ishullit.

Zëvendëspresidenti kuban Miguel Diaz-Canel ishte në krye të ceremonisë së hapjes së ekspozitës në Havanë, që shfaq portrete intime të revolucionarit me mjekër, guriliet e të cilit që tymosnin puro, rrëzuan diktatorin Fulgencio Batista që mbështetej nga ShBA-ja në vitin 1959, ndërsa historia pason me embargon e gjatë pesë dekada për ishullin e Karaibeve.

Tani që Kuba dhe Shtetet e Bashkuara janë ulur në tryezën e bisedimeve për të rivendosur plotësisht marrëdhëniet diplomatike dhe në prag të vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry për të hapur ambasadën amerikane në Havanë, Diaz-Canel u tha mediave se ulja e tensionit në fakt ishte një fitore për Kubën.

"Një ditë pas ditëlindjes së Fidel-it, do të hapet ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kubë. Mendoj së kjo është një fitore për popullin kuban, sepse falë heroizmit të popullit kuban për të mos u dorëzuar kurrë, për t'i bërë të qarta mësimet e historisë, nga të vërtetat tona, se fuqitë e mëdha nuk mund të vendosnin kufizime për të biseduar me vendet e vogla. (Kuba) ka pasur si qëllim ndërtimin e një vendi më të mirë dhe nga ky pozicion ndërtimin e një bote më të mirë," tha ai.

Flamuri i Kubës u ngrit mbi ambasadën e vendit në Uashington muajin e kaluar, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Kuba i rivendosën marrëdhëniet diplomatike, duke hapur një kapitull të ri angazhimi midis dy armiqve të Luftës së Ftohtë.

Në Havana, ambasada e Shteteve të Bashkuara u rihap për të kryer punën e zakonshme diplomatike dhe konsullore, por pa ndonjë ndryshim në fasadë. Punonjësit e ambasadës treguan kartëvizita të reja si dhe rinovuan uebsajtin, si dhe llogaritë e Twitter-it dhe Facebook-ut. Ndërkohë flamuri i amerikan nuk do të ngrihet mbi ndërtesë deri në vizitën e sekretarit të Shtetit John Kerry që pritet të zhvillohet më 14 gusht.

Alex Castro, fotograf dhe i biri i Fidel Castro-s, u tha mediave se armiqësia duhet të kishte mbaruar kohë më parë.

"Hapja duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë, duke u nisur nga fakti se populli kuban dhe populli amerikan kanë marrëdhënie të mira midis tyre. Mendoj se përplasjet kanë qenë gjithnjë pjesë e së kaluarës, pra shumë shumë vite më parë. Mendoj së hapja e ambasadave do të jetë në të mirë të të dy vendeve tona, si për ne ashtu dhe për ata. Mendoj se do të jetë fundi i një epoke të keqe," thotë Alex Castro.

Fidel Castro u tërhoq nga pushteti në vitin 2008, pasi udhëhoqi vendin për 49 vjet. Vëllai i tij më i ri, Raul-i, u emërua si pasues i tij. Ai drejtoi disa reforma që ndryshuan disa elemente të ekonomisë të modelit sovjetik të drejtuar nga shteti që u vendos pas revolucionit të vitit 1959.

Por brezi i ri i kubanëve i lindur gjatë revolucionit të Castro-s, premton se do ta mbajë gjallë frymën revolucionare edhe për brezin e ardhshëm. 

Në ekspozitë, udhëheqësja e rinisë kubane, Yunia Sky Crespo, u përqendrua tek e ardhmja e Kubës, tani që e kaluara është vendosur në qendër të vëmendjes.

"Ky është një çast historik. Unë mendoj se nuk ka asnjë kuptim që ne t'i harrojmë mësimet e kryekomandantit tonë, Fidel Castro. Sidomos kur flasim për marrëdhëniet midis Kubës dhe Shteteve të Bashkuara. Për ne duket sikur kjo marrëdhënie është sjellë në çaste të ndryshme dhe ne kemi dhënë zgjidhjet tona në Kongresin e 10-të të Rinisë, të cilat janë zgjidhjet e duhura. Ato theksojnë se shkëmbimet kulturore janë po aq të nevojshme sa dhe shkëmbimet ekonomike. Por mendoj se mendimet e tij sot më shumë se kurdoherë tjetër, (Fidel Castro-s), janë përqendruar gjithmonë tek të rinjtë e Kubës," tha Crespo. 

Fidel Castro do të mbushë 89 vjeç këtë javë, larg syrit të publikut, por jo jashtë vëmendjes. Ditëlindja e një prej figurave revolucionare ikonë e Amerikës Latike është mbajtur publikut për shkak të shëndetit të dobët.

Fotografitë e Castro-s me pamje të brishtë duke takuar mbështetës së tij pritet të publikohen, si dhe disa prej veprave të tij, por gjithsesi këto mbeten shumë larg botimit të "Refleksioneve," të tij që merrnin vëmendje ndërkombëtare.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China