PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Posta e shpejtë , supriza e ekonomisë kineze
2015-08-07 14:48:25 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave zyrtare, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, posta e shpejtë në Kinë pati një rritje të vrullshme dhe ka kryer 8.46 miliardë porosi me vlerën prej 119.57 miliardë juanë, shifra këto të rritura përkatësisht 43.4% dhe 33.2%. Posta e shpejtë po bëhet një suprizë e ekonomisë kineze. Pse kjo degë po luan rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë kombëtare? Cilat janë sfidat prapa rritjes së shpejtë? Si do të jetë drejtimi i zhvillimit të këtij sektori në të ardhmen? Për këtë do të flasim në programin e sotëm.

Para mbi 10 vjetëve, pjesë dërrmuese e kinezëve nuk kishin dëgjuar të flitej për shërbime të tilla postare, si dërgimi i pakove brenda qytetit, dërgimi dhe marrja e postave në shtëpi nëpërmejt telefonit. Por me zhvillimin e ekonomisë së internetit, të gjitha këto u realizuan dhe dërgesat përfshijnë jo vetëm letra, dokumente dhe koliposta të thjeshta, por edhe televizorë, frigoriferë, perime e fruta të freskëta, produke të importuara dhe madje edhe gjellë të sapogatuara.

Zonja Zhao është shumë e zënë në punë dhe shkon rrallë në dyqan, por kjo nuk ndikon mbi jetën e saj.

"Gjatë dy vjetëve të fundit, pothuajse të gjitha ushqimet, artikujt e përditshëm dhe veshmbathjet i kam blerë në internet. Në internet ka gjithçka.

Madje mund të blej karkaleca pikantë të sapogatuar. Blerja në internet është shumë e lehtë dhe prandaj shkoj rrallë në dyqan."

Në vitin 2014, në mbarë Kinën u kryen 14 miliardë dërgesa me postën e shpejtë, shifër kjo që zuri vendin e parë në botë. Vitin e kaluar, u shënua një rekord trajtimi i 100 milionë dërgesave me postën e shpejtë brenda një dite. Në mbarë Kinën mbi 5.5 milionë punonjës merren me këtë shërbim, Song Guowei është njëri prej tyre dhe punon në këtë sektor prej 3 vjetësh.

Çdo mëngjes, ai ngarkon makinën e postës në pikën e kompanisë dhe pastaj shkon në lagjet për të cilat përgjigjet ai. Në mesditë kthehet përsëri në kompani për të ringarkuar makinën dhe pasdite shkon edhe njëherë në lagje të ndryshme. Në mbrëmje, ai çon dërgesat e marra për postën e shpejtë në pikën e kompanisë. Ai i tha gazetarit se vitet e fundit trajton gjithnjë e më shumë dërgesa në ditë dhe klientela është zgjeruar gjithashtu.

"Tani dërgoj afro 100 pako postale në ditë, kurse në ditët e promovimit të shitjes online, si '11 nëntori' dhe '12 dhjetori', do të dyfishohet vëllimi i dërgesave. Tani konkurrenca është shumë e ashpër në këtë sektor, pra shtimi i vëllimit të dërgesave nuk do të thotë më shumë të ardhura. Këto vite, blerja nëpërmjet internetit nuk u përket vetëm të rinjve, por edhe të moshuarve. Te një e moshuar shkoj disa herë në javë për t'i çuar pako postale."

Në vitin 2000, vëllimi i dërgesave me postën e shpejtë ishte 100 milionë, në vitin 2006, 1 miliardë, ndërsa vitin e kaluar 14 miliardë. Posta e shpejtë ka pasur një rritje jashtëzakonisht të shpejtë dhe bëhet një suprizë në ekonominë kineze.

Kjo suprizë erdhi gjatë reformës," shprehet Ma Junsheng, drejtor i Drejtorisë Kombëtare të Postës, duke komentuar zhvillimin e vrullshëm të postës së shpejtë.

Në vitin 2009, Kina rishikoi "Ligjin e Postës", ku përfshihet për herë të parë posta e shpejtë dhe bëhet i qartë statusi ligjor i kompanive të postës së shpejtë, gjë që ofron garanci ligjore për zhvillimin e këtij shërbimi.

Efekti kolosal ekonomik dhe fuqizimi i shpejtë i postës së shpejtë kanë tërhequr vëmendjen e nivelit të lartë për këtë sektor. Në vitet 2014 dhe 2015, posta e shpejtë u përfshi dy herë me radhë në raportin mbi veprimtarinë e qeverisë. Kryeministri kinez Li Keqiang deklaroi se i pëlqen të promovojë blerjet në internet, postën e shpejtë, biznesin elektronik dhe shërbime të tjera të reja të sjella nga interneti, sepse këto shërbime të reja kanë nxitur shumë punësimin dhe konsumin. Përgjegjësi i Grupit Studimor Yongyi Wulian, Shao Zhonglin tha se zhvillimi i vazhdueshëm i postës së shpejtë jo vetëm krijon lehtësi për shit-blerje, por ka nxitur edhe sipërmarrjen masive dhe novacionin si dhe zhvillimin e integruar të qytetit e të fshatit.

"Qysh nga viti 2014, në mbarë vendin u shtuan mbi 50 mijë pika të postës së shpejtë, kryesisht në fshat. Tani në gjysmën e fshatrave funksionojnë pika të postës së shpejtë. Parashikohet se deri në vitin 2020, do të realizohen shërbimet e postës së shpejtë në çdo fshat. Kjo do të thotë, fshatarët mund të përfitojnë mallra me cilësi të lartë dhe me çmim të ulët nga të gjitha krahinat e vendit dhe njëkohësisht, mund të dërgojnë produktet e tyre bujqësore te qytetarët në mbarë vendin."

Zhvillimi i shpejtë si dhe perspektiva e tregut u japin shpresa të mëdha shumë kompanive të postës së shpejtë, por në njëjtën kohë, konkurrenca e ashpër i detyron kompanitë të përmirësojnë shërbimet e tyre.

Vitet e fundit, kompanitë e postës së shpejtë kanë investuar shumë në përdorimin e teknologjive të reja, si APP për celular, Wechat, posta e mençur etj. për të krijuar më shumë lehtësi për klientët në hallkat e dhënies së porosisë, pagimit, kërkimit dhe të dorëzimit.

Shumë kompani vazhdojnë ndërtimin e rrjetit të postës në fshat dhe në krahinat perëndimore. Si P.Sh., kompania Yuantong lidh 118 aeroporte, të cilat përfshijnë mbi 600 qytete. Tjetër kompani e postës së shpejtë Yunda disponon 70 qendra të transferimit, 40 mijë pika në mbarë vendin dhe shumë prej tyre janë në zonat rurale.

Presidenti i kompanisë së postës së shpejtë Yousu, Yu Lianbing është i mendimit se tani dega e postës së shpejtë ndodhet në fazën e dytë të rritjes dhe në mes të konkurrencave të ashpra, kompanitë duhet të gjejnë pozicionin e vet dhe të plotësojnë gjithfarë kërkesash të klientëve.

"Dega e postës së shpejtë ka ende hapësirë të madhe të zhvillimit, por me rritjen e kostos së qirasë dhe të krahut të punës, është ulur fitimi. Tregu, klientët dhe prirja e konkurrencës i nxitin kompanitë të mëdha të postës së shpejtë të merren me shërbimet komplekse të logjistikës, ato të mesme të shndërrohen në kompani profesioniste, ndërsa ato të vogla të plotësojnë kërkesat e veçanta të klientëve."

Me zgjerimin e shërbimeve jashtë vendit të shumë kompanive të mëdha të biznesit online, si Alibaba, JD etj., kompanitë kineze të postës së shpejtë do të kenë hapësirë edhe në ligjistikën ndërshtetërore. Si P. Sh., kompania Yuantong nënshkroi marrëveshjen me kompaninë koreanojugore të logjistikës CJ dhe premton të dorëzojë dërgesën brenda 72 orëve. Kompania Yunda krijoi qendra të shërbimeve përkatësisht në Los-Anxhelos dhe Siatëll të ShBA-së dhe në Hessen të Gjermanisë. Ndërsa "SF Express", kompania nr.1 e postës së shpejtë kineze bleu aeroplanë Boeing posaçërisht për shërbimet ndërshtetërore. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China