PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Prodhuesit kinezë dominojnë tregun e brendshëm të smartphone-ve
2015-08-06 09:33:46 CRI Komenti juaj Printoni

Prodhuesit kinezë të smartphone po dominojnë tregun e brendshëm të Kinës. Xiaomi zotëron pjesën më të madhe të tregut, por edhe disa marka të tjera po lënë gjurmë. Siç thotë dhe korrespodenti i CRI-së Sam Duckett, çmimet e ulëta prevalojnë mbi cilësinë.

Raporti: Sipas statistikave të kompanisë IHS Technology, prodhuesit kinezë të smartphone-ve po mbizotërojnë tregun e brendshëm.

Kompania Xiaomi udhëheq renditjen duke zënë 19 për qind të tregut, i ndjekur nga Huaëei me 16% dhe Vivo me rreth 10%.

Redaktori i revistës 'PC Home' Eric Pan komenton rritjen e tregut për prodhuesit vendës.

"Unë mendoj se ka arsye të shumta se pse markat kineze të smartphone-ve kanë kaluar kompani të mëdha si Apple dhe Sumsung në zotërimin e tregut të brendshëm të Kinës. Së pari, kur prodhuesit kinezë e filluan biznesin e tyre ata ishin të bllokuar nga një sistem i fortë kufizimesh teknike i modeluar nga Apple dhe Samsung. Një kompania kineze i duheshin afro 10 muaj për të projektuar një smartphone të ri, por tani kjo kohë është shurtuar në vetëm dy muaj, pjesën tjetër të kohës, prodhuesit mund të përqendrohen tek funksionet dhe pamja e smartphone-it. Së dyti, konsumatorët kinezë janë më pak të shqetësuar për të blërë një markë luksoze dhe më të shqetësuar për funksionet e aparatit. Gjithashtu shkëmbimi i smartphone-it të vjetër me një të ri ka fituar popullaritet në Kinës dhe i ka bërë konsumatorët më të ndjeshëm ndaj çmimit."

Apple deri tani ka bërë një punë të shkëlqyer duke ruajtur përmasat e saj në tregun e Kinës, duke ruajtur vendin e tretë më 12 për qind të totalit. Në të kundërt Samsung-u ka pasur një punë më të vështirë pasi tani zotëron vetëm 9% të tregut kinez të smartphone-ve.

Suksesi i tanishëm i Apple-it mund t'i atribuohet të ardhurave në rritje të kinezëve dhe kërkesës së tyre për produkte cilësore dhe të veçanta, me një sistem operativ të pavarur.

Analisti financiar, Alex Witt, tregon më shumë hollësi për rritjen e konkurrencës në tregun e produkteve që përdorin sistemin android.

"Telefonët që bazohen në sistemin Android janë duke u kthyer në mallra të zakonshëm, kështu që çmimi i tyre kthehet në një faktor më të rëndësishëm brenda të njëjtit treg. Si rezultat, kompanitë kineze që duan të reduktojnë kostot, po shtojnë kokurrueshmërinë e tyre në krahasim Samsung. Thjesht, ato kanë punuar më mirë, dua të them që në dy vitet e fundit, numri i celularëve cilësorë që kanë dalë nga Kina është rritur."

Gjithashtu, kompania kineze Xiaomi ka hedhur hapin më të madh përpara duke siguruar 5.2% të tregut botëror të smartphone-ve. Xiaomi gjithashtu tregoi epërsi madhështore kundrejt konkurruesve të saj klasifikimin MIT 50. Ky është një gur themeli duke pasur parasysh se vitin e kaluar renditej në vendin e 30-të.

Gjithashtu Xiaomi është duke iu përshtatur me shpejtësi mahnitëse tregjeve të huaj, sidomos me modelin përfaqësues Redmi 2, që është projektuar posaçërisht për tregun e Brazilit. Nuk dihet ende nëse Amerika e Veriut pason në listën e Xiaomi-së.

Të gjitha sa më sipër tregojnë se Xiaomi do të vazhdojë të rritet si në tregun e brendshëm ashtu dhe në atë të jashtëm.

Eksperti Alex Witt jep gjithashtu parashikimin e tij për të ardhmen e Xiaomi-së në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

"Duke parë rritjen e të ardhurave mesatare të kinezëve, mundësia e tyre për të blerë produkte premium të si ato Apple do të vazhdojë të rritet, ndaj mendoj se vazhdimi i rritjes së Apple-it në Kinë është një fakt i pamohueshëm pasi më konsumatorë do të jenë në gjendje për t'i përballuar çmimet e këtyre produkteve. Për Samsung-n, unë besoj se nuk do të ketë një zhvillim aq të mirë në Kinë pasi ata nuk kanë një markë Premium ashtu siç ka Apple dhe gjithashtu ata nuk kanë aq funksione sa t'i bindin konsumatorët kinezë për të blerë një smartphone Samsung në vend të Xiaomi-së apo Huawei. Ka disa marka të tjera në treg siç është Oppo. Ata gjithashtu kanë shpenzuar shumë para për markën e tyre, por nuk kanë sjellë diçka të re, prandaj besoj se Xiaomi ka qenë udhëheqës si për koston ashtu edhe për vlerën e produktit."

Suksesi i tregut të brendshëm të Kinës nuk shënon vetëm një arritje për produkte vendore por është gjithashtu dhe një vlerësim për tregun e Kinës, ku produkti po tejkalon markën.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China