20150802kinashba |
Me ftesën e presidentit të ShBA-së Barack Obama, në shtator të këtij viti, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping do të bëjë vizitën e parë shtetërore në ShBA dhe do të marrë pjesë në aktivitetet me rastin e 70-vjetorit të krijimit të OKB-së. Kjo është veprimtaria më e rëndësishme e marrëdhënieve kino-amerikane gjatë këtij viti. Megjithëse ka ende dy muaj nga vizita e Xi-ut, opinioni dhe analistët janë optimistë për këtë vizitë, që zhvillohet përpara shumë mosmarrëveshjeve dhe sfidave midis Kinës dhe ShBA-së, duke u shprehur se do të shërbejë si gur kilometrik i marrëdhënieve kino-amerikane dhe do të ushtrojë ndikim të madh mbi rajonin e Azi-Paqësorit dhe mjedisin ndërkombëtar.
"Vizita do të ketë plot surpriza. Besoj se vizita e kryetarit Xi do të planifikohet në mënyrë të gjithanshme."
Ditët e fundit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me vizitën e Xi-ut në ShBA, një shprehje e shkurtër e ambasadorit të Kinës në ShBA Cui Tiankai ka ngjallur interes të opinionit. Para dy vjetëve, Xi dhe Obama u takua në Fermën Annenberg në Shtetin e Kalifonisë, ku nisi preludi i ndërtimit të marrëdhënive të tipit të ri midis fuqive. Më vonë, dy krerët e shtetit shkëmbyen shpesh biseda telefonike si dhe zhvilluan një bisedë 5 orëshe në rezidencën presidenciale të Pekinit. Vitin e kaluar, bashkëshortja e presidentit Obama dhe e bija vizituan Kinën. Të gjitha këto shkëmbime të nivelit të lartë shënojnë fazën e re të marrëdhënieve kino-amerikane. Profesori i Instituti i Diplomacisë i Kinës Wang Fan shprehu mendimin:
"Kina dhe ShBA-ja s'kanë mundësi të arrijnë sukses nga lufta, as nuk mund të fitojnë nga problemet e palës tjetër, sepse të dyja palët janë mbështetur te njëra-tjetra. Mendoj se gjatë ndërtimit të marrëdhënieve të tipit të ri midis fuqive, të dyja vendet arrijnë unanimitet që të mos bien në konflite dhe kundërvënie. Gjatë dy vjetëve të kaluar, pavarësisht mosmarrëveshjeve, dy vendet kanë ndjekur këtë prirje të përgjithshme dhe marrëdhëniet kino-amerikane përgjithësisht kanë qenë të qëndrueshme."
Gjatë 43 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, opinioni mund të zbulojë ngjarjet e rëndësishme të zhvillimit të Kinës nga secila vizitë e liderëve kinezë në ShBA. Në vitin 1979, në kuadrin e fillimit të reformës e hapjes të Kinës, Ten Hsiao Pini, kur ishte zv/kryeministër i Kinës, vizitoi ShBA-në dhe kjo ishte vizita e parë e një lideri kinez në këtë vend. Në vitin 1985, kryetari i shtetit i Kinës Li Xiannian kreu një vizitë shtetërore në ShBA, e para e këtij niveli në ShBA. Në vitin 1997, kryetari i shtetit i Kinës Jiang Zemin vizitoi ShBA-në. Më vonë, më 2006 dhe 2011, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao vizitoi dy herë ShBA-në dhe gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet midis Kinës dhe ShBA-së ndryshuan nga "palët e interesuara" gradualisht në "bashkëpunëtorë konstruktivë".
Profesori i diplomacisë Wang Fan është i mendimit se gjatë vizitës së kryetarit Xi në ShBA-në, pritet të arrihet konsensus strategjik drejt të ardhmes.
"Midis Kinës dhe ShBA-së duken me të vërtetë mosmarrëveshje dhe kontradikta të reja vitet e fundit, me ndryshimin e raportit të potencialit midis dy vendeve dhe me thellimin e bashkëpunimit. Gjatë kësaj vizite të kryetarit Xi, mendoj se theksi është shndërrimi i konceptit të marrëdhënieve të tipit të ri midis fuqive në sistemin fiks. Prandaj me këtë rast, nëse do të arrihet unitet mendimesh strategjike drejt të ardhmes, do të luajë një rol të pazëvendësueshëm për stabilizimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane."
Krahas temës rreth të drejtave të njeriut, siguria kibernetike dhe mosmarrëveshjet midis Kinës dhe vendeve fqinje për interesat detare janë bërë fokus i ri i fërkimeve kino-amerikane vitet e fundit dhe madje, ndonjëri mendon se marrëdhëniet kino-amerikane hynë në "stinën e shiut". Disa opinionistë amerikanë u shprehën se pas ndërrimit të qeverisë amerikane në vitin 2016, Uashingtoni ka mundësi të madhe të rregullojë politikën ndaj Kinës. Lidhur me këtë, profesori Wang Fan tha se duhet të forcohet respekti reciprok midis Kinës dhe ShBA-së.
"ShBA-ja duhet të jetë e ndërgjegjshme për realitetin e zhvillimit të Kinës. Potenciali i Kinës ka ndryshuar shumë dhe Kina po kërkon pozicionin dhe influencën ndërkombëtare në përputhje me potencialin e saj, në mënyrë të ligjshme dhe të arsyeshme. Shpresoj se ShBA-ja të mos I keqkuptojë veprimet kineze, sepse ky është kyçi i ndërtimit të marrëdhënieve të tipit të ri midis fuqive dhe ka të bëjë me të ardhmen e marrëdhënieve kino-amerikane."