PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
SHBA-ja e Kuba rivendosin marrëdhëniet diplomatike
2015-07-24 10:21:01 CRI Komenti juaj Printoni

Pas ndërprerjes për 54 vjet të marrëdhënieve diplomatike, më 20 korrik, SHBA-ja dhe Kuba rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Të dy vendet hapën ambasadat përkatëse dhe të dy ministrat e jashtëm u takuan në të njejtën ditë.

Më 20 korrik në orën 4 të mëngjesit, punonjës të Departamentit amerikan të Shtetit ngritën flamurin kombëtar të Kubës në sallën e hyrjes të këtij institucioni. Ndërsa në orën 10 e gjysmë, ministri i jashtëm kuban Bruno Rodriguez dhe ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit për çështjet e hemisferës perëndimore Roberta Jakobson morën pjesë krahas 500 të ftuarve në ceremoninë e rihapjes së ambasadës kubane në SHBA. Godina e ambasadës ndodhet pranë Shtëpisë së Bardhë, ku Bruno Rodriguez ngriti flamurin kombëtar të Kubës dhe këndoi himnin kombëtar së bashku me të pranishmit.

Krahas pjesëmarrjes në ceremoninë e rihapjes së ambasadës së Kubës në SHBA, Bruno Rodriguez vizitoi edhe Departamentin e Shtetit ku u takua me homologun John Kerry. Kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm kuban në Departamentin amerikan të Shtetit gjatë mbi gjysmë shekulli.

Në të njëjtën kohë, ambasada e SHBA-së në Kubë shpalli hapjen e saj në kryeqytetin Havana, por ceremonia e ngritjes së flamurit nuk u zhvillua, pasi pritet të ndodhë gjatë vizitës më 14 gusht të John Kerry-t në Kubë, që shënon dhe vizitën e parë të një sekretari amerikan të shtetit në Kubë, pas vitit 1945.

Rihapja e ambasadave në dy vendet shënon rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe. Në vitin 1961, SHBA-ja e Kuba ndërprenë marrëdhëniet diplomatike, ndërsa në vitin 1962, SHBA-ja filloi të zbatojë embargon ekonomike, financiare e tregtare ndaj Kubës, që u pasua në vitin 1982 me vendosjen e Kubës në listën e vendeve që përkrahin terrorizmin. Në dhjetor të vitit 2014, filluan të përmirësohen marrëdhëniet amerikano-kubane, ndërsa liderët e të dy vendeve shpallën nisjen e procesit të normalizimit të tyre. Në fund të majit të këtij viti, SHBA-ja e hoqi Kubën nga lista e vendeve që përkrahin terrorizmin dhe më 1 korrik, presidenti amerikan Barak Obama shpalli rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Megjithëse marrëdhëniet amerikano-kubane kanë shënuar një kthesë historike, shumë analistë vunë në dukje se rivendosja e marrëdhënieve diplomatike është vetëm një fillim i normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, pasi dhënia fund e armiqësisë midis dy vendeve nuk është një gjë e lehtë. Në të ardhmen, vendosja e besimit ka rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis SHBA-së e Kubës.

Më 20 korrik, ministrat e jashtëm të SHBA-së e Kubës u shprehën hapur se midis dy vendeve ekzistojnë ende shumë mosmarrëveshje. Ministri i jashtëm kuban Bruno Rodriguez tha se marrëdhëniet dypalëshe përballoen ende sme fida të mëdha:

"Rihapja e ambasadave është hapi i parë i dialogut dypalësh që ka shtruar rrugën për normalizimin e marrëdhënieve midis Kubës e SHBA-së. Por marrëdhëniet dypalëshe përballen ende me sfida të mëdha, sepse gjatë mbi 150 vjetëve, megjithëse dy popujt kanë lidhje të ngushtë, marrëdhëniet midis dy vendeve nuk janë normalizuar kurrë."

Nga ana e saj, SHBA-ja shpreson së pari që Kuba do të ketë përparime në fushën e lirisë së fjalës, të fesë, të shtypit etj. Së dyti, pas revolucionit në vitin 1959 në Kubë, u konfiskuan në këtë vend pasuritë e SHBA-së me një vlerë prej 7 deri 8 miliardë dollarësh. SHBA-ja gjithashtu shpreson se Kuba do t'i riatdhesojë shumë kriminelë të kërkuar amerikanë.

 

Nga pala kubane, kryediplomati Bruno Rodriguez vuri në dukje se SHBA-ja duhet të anullojë sa më parë embargon tregtare dhe t'ia kthejë Kubës territorin e Guantanamos. Ai tha:

"Vetëm pasi SHBA-ja të anullojë embargon ekonomike, tregtare e financiare që i kanë sjellë popullit kuban dëme të mëdha, kthimit Kubës të territorit të pushtuar të Guantanamos duke respektuar sovranitetin shtetëror të vendit, rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve do të ketë kuptim."

Lidhur me thirrjen e Bruno Rodriguezit, sekretari amerikan i shtetit John Kerry u shpreh se qeveria amerikane po diskuton për anulilmin e embargos tregtare ndaj Kubës. Duke folur për problemin e Guantanamos, ai tha se qeveria amerikane nuk ka filluar diskutimet për këtë, por SHBA-ja mirëkupton qëndrimin e palës kubane. Pala amerikane respekton këtë problem, sepse kjo lidhet me politikën e jashtme të SHBA-së dhe qëndrimin e SHBA-së për të drejtat e njeriut, theksoi Kerry. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China