PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ira Londo: "Nuk ka rrezik për kthim masiv emigrantësh nga Greqia"
2015-07-15 15:58:25 CRI Komenti juaj Printoni

Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi është më i madhi midis komuniteteve të huaj në dhe nuk ka asnjë rrezik për kthim të menjëhershëm masiv apo të forcuar të tyre në Shqipëri, thotë Ira Londo, gazetare shqiptare në Greqi dhe botuese e medias shqip aty.

Duke folur për Radion e Jashtme të Kinës nga Athina, zonja Londo u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të jenë të përgatitur për t'i mirëpritur emigrantët dhe njëherësh ngritjen e mekanizmave ndihmëse për ta.

Më herët gjatë një interviste për gazetën 'Financial Times', ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, tha se kthimi i mundshëm masiv i emigrantëve mund rritë normën e papunësisë.

Gazetarja Londo thotë se ky çast krize në Greqi i ka nxitur disa emigrantë që të zbulojnë atdheun e tyre dhe të mendojnë për investimin e kursimeve të tyre.

Sa i përket situatës në Greqi, Londo thotë se qëndrimi në eurozonë është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China