PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, sfida e fundit para Lojërave Olimpike Dimërore 2022
2015-07-15 16:06:29 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini po përgatitet për të fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022, ndërkohë që konkurron kundrejt Almaty-it të Kazakistanit. Rezultati përfundimtar do të shpallet në fund të muajit korrik.

Një raport i lëshuar nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik në qershor, tregon se Pekini ka më shumë pikë për ë organizuar lojërat, sidomos më shumë shërbime transporti dhe mjekësore.

Korrespodenti i CRI-së Guo Yan sjell më shumë detaje.

Sipas një raporti të Komitetit Olimpik ndërkombëtar, mungesa e një lidhjeje direkt me rrjetin e metrove të Almaty-t e dobëson pozicionin e qytetit për të organizuar lojërat dimërore, ndërkohë që Pekini ofron një shërbim të plotësuar të transportit qytetas dhe ndërqytetës.

Aeroporti i ri që po ndërtohet në Pekin dhe ai Ningyuan në Zhangjiakou do të fillojnë punën në vitin 2019, duke ofruar më shumë mundësi transporti.

Raporti nga ana tjetër nënvizon se transporti ndërqytetës midis vendeve të përcaktuar për organizimin e lojërave është i shpejtë dhe efikas.

Guo Jifu, drejtor i qendrës për zhvillimin dhe kërkimin në fushën e transportit, thotë se projekti i ardhshëm i hekurudhës së shpejtë midis Pekinit dhe Zhangjiakou-t do të ndihmojë për shkurtimin e kohës së udhëtimit.

"Koha e udhëtimit të atletëve nga hoteli në vendin e zhvillimit të garave është shumë e shkurtër, vetëm 15 minuta. Me futjen në përdorim të trenave fishek, koha e udhëtimit do të shkurtohet ndjeshëm," thotë Guo.

Sa i përket akomodimit të atletëve, raporti tregon se Pekini ka dhoma të mjaftueshme hoteli ndërsa Almaty me mjaft vështirësi plotësimin e kërkesave për akomodimin e atletëve dhe vizitorëve.

Zhang Jiandong, zëvendësdrejtor i Komitetit për Organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, thotë se kryeqyteti kinez ka plot hotele të cilat janë të mjaftueshme për organizimin e lojërave.

"Deri tani, të tre vendet ku është planifikuar organizimi i garave sportive, Pekin, Yanqing dhe Zhangjiakou kanë 576 hotele me yje dhe numërojnë plot 116 mijë dhoma. Numri i hoteleve me yje në kohën e organizmit të lojërave do të rritet me 600 duke kaluar 130 mijët, çka do të plotësojë tërësisht kërkesat për organizimin e Lojërave Olimpike," tha Zhang.

Për të plotësuar nevojat për shërbime mjekësore në zonat malore, Autoriteti Shëndetësor i Pekinit është zotuar për të dërguar ekipe mjekësore në fshatin Yanqing dhe në qytetin Zhangjiakou duke ndërtuar mekanizma efikase.

Mao Yu është zëvendësdrejtori komunal i Komisionit të Shëndetësisë dhe Planifikimit Familjar të Pekinit.

"Pavarësisht sistemit tokësor të shpëtimit, duke marrë në konsideratë kushtet e posaçme të sporteve dhe dimrit me dëborë, ne jemi të përgatitur për të dërguar ekipe mjekësore të pajisura me helikopter për operacionet e shpëtimit. Helikopterëve u duhet 40 deri në 50 minuta për të fluturuar në zonat e shpëtimit. Nëse Pekini do të fitojë si organizatori i lojërave dimërore, ne do të dërgojmë ekipe mjekësore me specialistë dhe do të hartojmë plane shkencore për të dhënë ndihmën e parë në kohë dhe me cilësi të lartë," shprehet Mao.

Pekini ka dhe mbështetjen e plotë të publikut për të organizuar lojërat olimpike dimërore të vitit 2022.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, 90 për qind e kinezëve e mbështesin organizimin e lojërave. (Leftion Peristeri)

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China