PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jeta e myslimanëve kinezë në muajin e Ramazanit
2015-07-15 15:03:55 CRI Komenti juaj Printoni

Që nga 18 qershori, mylismanët kinezë kanë pritur muajin e Ramazanit. Në emisionin e sotëm do të flasim për jetën e tyre në këtë muaj.

Tacheng në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgurit është një qytet kufitar me 25 kombësi ku rreth 1/3 e banorëve janë besimtarë të fesë islame. Banorja e kombësisë Ujgure, Maryam Kader ka dalë në pension dhe ajo u tregoi gazetarëve për jetën e familjes së saj në muajin e Ramazanit:

"Nga ora 2 herët në mëngjes deri në orën 5 është koha e ngrënies dhe pas orës 5 nuk hamë ose pimë deri në orën 10 e 20 të mbrëmjes. Në qytetin tonë, agjërimi është i lirë. Për shembull në familjen tonë,agjëroj unë dhe nëna, kurse anëtarët e tjerë nuk munden pasi djali punon, kurse nusja e tij merret me rritjen e nipit."

Sipas Maryam Kaderit, agjërimi mbahet sipas gjendjes së çdo besimtari dhe për këtë ajo thotë :

"Fillova të agjëroj pasi dola në pension dhe ky është viti i tretë që agjëroj. Gjatë muajit të Ramazanit kryej punët e shtëpisë si zakonisht, përgatis drekën apo darkën, pastroj, laj rrobat. Natyrisht, falem 5 herë në ditë ."

Djali i madh i Maryam Kaderit, Xuelait Palha punon në kompaninë e telekomunikacionit të Tachengut. Për shkak të qëndrimit në punë, ai nuk agjëron dot gjatë Ramazanit.

"Puna ime është mirëmbajtja e rrjetit të telekomunikacionit, si një sektor shërbimi, ndaj jam shumë i zënë. Dua të agjëroj, por për shkak të punës, nuk mund të rri pa ngrënë e pa pirë gjatë ditës ."

75-vjeçari Yang Zongqing banon në një lagje afër xhamisë Niujie në Pekin. Si një mysliman i devotshëm, në muajin e Ramazanit, ai fillon të përgatisë ushqimin "Suhoor" (Syfyr)që nga ora 2 e gjysmë e mëngjesit. Suhoor (Syfyri) përgatitet rreptësisht sipas traditës myslimane dhe përbëhet vetëm me 2 ose 3 gatime, fruta dhe ëmbëlsirë. Pas ngrënies së Suhoor-it (Syfyrit) deri në orën 8 në mbrëmje, përveç fëmijëve, të gjithë anëtarët e familjes së Yang Zongqingut mbajnë rreptësisht Ramazan, nuk hanë e pinë. Yang Zongqing tha:

"Filloj agjërimin pas orës 2 të mëngjesit. Pas ngrënies së Suhoor-it (Syfyrit), pushoj pak, pastaj shkoj në xhami për të bërë lutjene mëngjesit. Pas taj kthehem në shtëpi ku pushoj dhe shkoj përsëri në xhami për të përgatitur 'Iftarin' për myslimanë të ardhur nga krahinat e ndryshme të vendit."

Pas daljes në pension, Yang Zongqing nisi të punojë si vullnetar në xhaminë Niujie dhe ka punuar këtu për 8 vjetë me radhë. Gjatë muajit të Ramazanit, çdo ditë herët në mëngjes, Yang Zongqing shkon në dyqanin e mishit për të marrë mish lope e mish qengji të përgatitur për xhaminë. Megjithëse nuk ka asnjë shpërblim, Yang Zongqing ka shumë qejf të merret me këtë punë në xhami dhe thotë se është nder të kryesh bamirësi.

Gjatë muajit të Ramazanit, në xhaminë në rrugicën Huajuexiang në qendrën e qytetit Xi'an të provincës Shanxi, zërat e fëmijëve jehojnë në sallën e xhamisë. Ata janë fëmijët që ndjekin kursin e Kuranit në pushimet verore dhe mësojnë tekstin e Kuranit.

Për të përhapur kulturën islame, Drejtoria e Besimit Fetar e Qytetit Xi'an dhe xhamia në rrugicën Huajuexiang kanë marrë shumë masa, si hapja e kursit për mësimin e Kuranit për fëmijët. Ky kurs zhvillohet çdo vit në pushimet verore ku pranohen fëmijët nga 5 deri 11 vjeç për të mësuar gjuhën arabe dhe njohuritë themelore të Kuranit. Përfaqësuesi i Drejtorisës[ Besimit Fetar të Xi'anit Yusuf tha:

"Çdo vit rreth 300 deri 400 fëmijë mësojnë në kursin e Kuranit, në xhaminë në rrugicën Huajuexiang. Djemtë e vajzat ndahen në klasa të ndryshme. Fëmijët mësojnë për një orë për ditë dhe nëpërmjet këtij kursi afatshkurtër, ata mund të zotërojnë njohuritë themelore fetare."

Xhamia në rrugicën Huajuexiang është një xhami e madhe dhe e famshme në botë. Ndërtimi i saj nisi në vitin 742 në dinastinë Tang dhe ka ndikim të madh mbi jetën e myslimanëve në Xi'an dhe në tërë krahinat veriperëndimore të Kinës.

Organizuesit e kursit të Kuranit shpresojnë se ky seminar do të përhapë kulturën tradicionale islame dhe kjo është përshëndetur gjerësisht nga familjet myslimane vendëse. Shumë familje shpresojnë të çojnë fëmijët e tyre në kurs me qëllim që kultura tradicionale ta shoqërojë tërë jetën fëmijën. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China