PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Prapa demostratave anti-Kinë në Turqi
2015-07-15 15:02:52 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, në Turqi u zhvilluan disa protesta kundër qeverisë kineze, gjatë të cilave u sulmuan edhe disa turistë kinezë e restorante kineze.

Cili është shkaku i protestave dhe çfarë sfondi ka pas tyre? Kush mori pjesë në protesta ? Mos vallë turqit nuk janë më miqësorë ndaj kinezëve? Në programin e sotëm, do t'ju flas për këto.

Shkaku i demonstratave

Më 4 korrik, qindra protestues turq demonstruan në qytetin e vjetër të Stambollit kundër Kinës. Një pjesë e tyre me thika në duar sulmuan aziatikët në këtë zonë, madje krahas turistëve kinezë u prekën edhe disa turistë koreanojugorë. Para kësaj, një restorant i njohur kinez në Stamboll u sulmua nga demonstruesit, të cilët nuk e dinin se pronari i restorantit ishte turk, ndërsa kuzhinieri nga kombësia ujgure.

Demonstratat morën shkas nga njoftimet e medieve turke që akuzonin Kinën se, sipas tyre pengonte myslimanët në rajonin e Xinjiang-ut që të agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lidhur me këtë, Turqia thirri ambasadorin e Kinës në këtë vend dhe i shprehu shqetësimin për këtë. Pala kineze i kërkoi palës turke dëshmi dhe fakte të besueshme për këto akuza.

Politika e pakicave kombëtare të Kinës si dhe gjendja e banorëve në rajonet e pakicave kombëtare janë shtrembëruar për një kohë të gjatë nga një pjesë të mediave perëndimore. Njëkohësisht, një numëri vogël njerëzish me qëllime të caktuara kanë nxitur protestat.

Duke reaguar ndaj protestave në Turqi, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying tha se kombësia ujgure është anëtare e familjes së madhe të Kinës me 56 kombësi. Mbi 10 milionë ujgurë në Xinjiang gëzojnë liri fetare sipas Kushtetutës. Nuk ekziston asnjë problemi për ujgurët në Xinjiang. "Shpresoj palët dhe personat përkatës të mos fabrikojnë shpifje," tha zëdhënësja kineze. Ajo tha se pala kineze i kërkoi palës turke të marrë masa konkrete për të mbrojtur interesat e të drejtat e shtetasve dhe institucioneve kineze në Turqi dhe njëkohësisht, të respektojë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës, të sigurojë bashkërisht me palën kineze zhvillimin normal të marrëdhënieve kino-turke.

Kush mori pjesë në protesta ?

Në artikullin mbi demonstratat anti-Kinë në Turqi, gazeta gjermane Die Welt iu referua në radhë të parë, ngjarjes historike të "masakrës së nacionalistëve ekstremistë turq ndaj armenëve." Në artikull thuhet, "Ata që sulmuan turistët kinezë janë anëtarë të organizatës së krahut të djathtë ekstrem "Ujku Gri", e cila ka lidhje të ngushtë me Partinë e Veprimit Kombëtar, partinë e dytë opozitare në Turqi."

Profesori i Universitetit të Xinjiangut Pan Zhiping i tha gazetës kineze "Global Times" se "Lëvizja e Panturqizmit" që e ka "ujkun gri" si totem, orvatet të krijojë "Shtetin e Turkistanit të Madh", që përfshin edhe rajonin Xinjiang të Kinës.

Studiuesi i Universitetit Renmin të Kinës Hua Liming i tha gazetës kineze "Global Times" se në Turqi ka ekzistuar forca mbështetëse e "Turkistanit të Madh", që synon jo vetëm rajonin Xinjiang i Kinës, por edhe Azerbajxhanin, Turkmenistanin dhe vende të tjera të Azisë Qendrore. Kjo forcë ka pjesmarrje të konsiderueshme, por nuk është shumicë në Turqi.

Turkistani Lindor dhe rajoni Xinjiang

Turkistani Lindor, u përdor si term për herë të parë në shekullin e 19-të nga historiani rus Nikita Bichurin në vend të emrave "Turkistani Kinez" ose "Ujguristan", që gjeografikisht ndodhet në ultësirën Tarim si dhe oazin përreth, duke përfshirë gjashtë qytete, si Yarkand, Kashgar, Aksu, Kuqa, Yengisar dhe Hetian, në pjesën jugore të rajonit Xinjiang.

Në mes të shekullit të 20-të, një numër i vogël sparatistësh ujgurë, të ndikuar nga ekstremizmi fetar në Turqi, filluan të shtrembëronin kuptimin origjinal të "Turkistanit Lindor" , duke e barazuar atë me tërë rajonin Xinjiang. Duke shfrytëzuar luftën civile në Kinë, ata kryen veprime separatiste. Megjithëse nuk ia arritën qëllimit, "Turkistani Lindor" u shndërrua në një fjalë me nuancë separatiste.

Lindja dhe zhvillimi i "Lëvizjes së Turkistanit Lindor" u ndikua paralelisht nga Pan-Islamizmi dhe Pan-Turqizmi. Pan-Islamizmi u paraqit në mes të shekullit të 19-të nga afgani Martinlu, që synonte bashkimin e të gjitha vendeve islame, për të krijuar një njësi unike politike islame. Ideja e tij ka nxitur shumë njerëz në zonat islame. Pan-Turqizmi e ka burimin tek popullsia tatare, që u shtyp nga pushteti i carit rus dhe synonte bashkimin e të gjitha kombeve të familjes gjuhësore turke nga Azia e Vogël në Azinë Qendrore, për të krijuar një perandori unike turke.

Forcat e "Turkistanit Lindor" e konsiderojnë Turqinë si strehë dhe tani afro 20 organizata të "Turkistanit Lindor" janë aktive në këtë vend.

Qeveria turke e ka trajtuar problemin e "Turkistanit Lindor" në mënyrë të përsëritur. Në vitin 1995, qeveria turke përmes një qarkoreje të fshehtë, u kërkonte nëpunësve qeveritarë të mos merrnin pjesë në aktivitetet e organizatave të "Turkistanit Lindor". Ajo ka premtuar më së një herë se nuk lejon elementët të "Turkistanit Lindor" të kryejnë veprimtari kundër Kinës apo akte të dhunshme në territorin e Turqisë. Por faktet e viteve të fundit tregojnë se pala turke ka ndërsyer forcat e "Turkistanit Lindor". Shumë elementët e "Turkistanit Lindor" përdorin Turqinë si trampolinë për të hyrë në Evropë.

Tani në Turqi jetojnë afro 100 mijë ujgurë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë brezi i dytë dhe i tretë i emigrantëve ujgurë.

Turqia dhe Kina

Një ekspert me përvojë në turizmin e kinezëve në Turqi për një periudhë 15 vjeçare i tha gazetarit të Agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua, se vitet e fundit është shtuar gjithnjë e më shumë numri i turistëve kinezë në Turqi. Sivjet parashikohet që 500 mijë turistë kinezë të vizitojnë Turqinë dhe shumë prej tyre vizitojnë disa qytete apo zona turistike. Turizmi në Turqi preferohet nga kinezët dhe janë shitur të gjitha biletat e linjës për në Turqi gjatë muajve korrik deri në shtator.

Specialisti mbi çështjen e Turqisë Zan Tao i tha gazetës kineze "Global Times" se demonstratat anti-Kinë kohët e fundit nuk kishin përmasë të madhe, por janë delikate dhe me influencë të madhe. Ai është i mendimit se këto demonstrata kanë të bëjnë me Pan-Islamizmin dhe Pan-Turqizmin, që ka ekzistuar në Turqi dhe me oksidentalizmin. Por ai theksoi se forca antikineze nuk është qëndrimi kryesor i qeverisë dhe i shoqërisë së përgjithshme turke. Qeveritë turke u kanë kushtuar rëndësi marrëdhënieve me Kinën dhe kanë mbajtur qëndrim aktiv e konstruktiv për marrëdhëniet dypalëshe. Turqit e thjeshtë tregojnë me shumë pasion dhe miqësi ndaj kinezëve. "Kjo është një nga karaktetistikat e dukshme të turqve," shtoi profesori Zan.

Zan Tao pranon se në shoqërinë pluraliste turke ekzistojnë individë, organizata ose shoqëri që tregojnë armiqësi dhe kanë paragjykim ndaj Kinës, si pasojë e ngjarjeve historike, fetare, raciale, ideologjike dhe të mungesës së ekuilibrimit të ekonomisë. Sipas tij, "Nuk mjafton vetëm bashkëpunimi midis qeverive, por me rëndësi është forcimi i shkëmbimeve njerëzore dhe diplomacia publike." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China