20150705kinaeurope |
Nga 28 qershori deri më 2 korrik, kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi selinë e Bashkimin Europian dhe mori pjesë në takimin e 17-të të udhëheqësve Kinë-Europë, bëri një vizitë zyrtare në Belgjikë e Francë dhe vizitoi selinë e përgjithshme të Organizatës së Bashkëpunimit e Zhvillimit Ekonomik. Ky është një veprim tjetër i rëndësishëm diplomatik midis Kinës e Europës.
Duke i hedhur një sy zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Europë gjatë 40 vjetëve, të dy palët kanë krijuar sistemin e dialogut të nivelit të lartë , nëpërmjet dialogut strategjik, ekonomiko-tregtar dhe të shkëmbimeve njerëzore. Nga ana ekonomike, Kina është bërë partneri i dytë i madh tregtar i Bashkimit Europian, kurse Bashkimi Europian është partneri i parë i madh tregtar i Kinës për 11 vjet me radhë.
Tani Kina e Europa po zhvillojnë reformën për të nxitur zhvillimin dhe kanë interesa të përbashkëta në rrugën e zhvillimit, ndërsa forcimi i bashkëpunimit dypalësh ka rëndësi të madhe strategjike dhe zhvillimi i marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Europë po pret shanse të reja. Si dy ekonomi të rëndësishme në botë, thellimi i bashkëpunimit kino-europian në fushën ekonomiko-tregtare, financiare, të investimeve etj. është në favor të nxitjes së ringjalljes së ekonomisë botërore.
Vitet e fundit, me ndikimin e krizës së borxhit, Europa përballoi presionin e madh të reformës dhe detyrën e rëndë të zhvillimit, prandaj Bashkimi Europian shpreson të forcojë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar me Kinën, duke përdorur zhvillimin kinez për të nxitur zhvillimin e vet.
Studiuesi i institutit studimor të Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Tian Dewen u shpreh se marrëdhëniet ekonomiko-tregtare janë themeli i marrëdhënieve kino-europiane. Kina dhe Europa kanë epërsi plotësuese me njëri-tjetrin në fushën ekonomiko-tregtare, si për shembull Kina ka epërsi në fushën e kapitaleve, të tregut etj. kurse vendet e Bashkimit Europian kanë epërsi tradicionale teknologjike. Turneu aktual i Li Keqiangut do të thellojë më tej marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dypalëshe.
Në pranverën e vitit të kaluar, gjatë vizitës në selinë e përgjithshme të Bashkimit Europian, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping paraqiti idenë për krijimin së bashku me palën europiane të 4 marrëdhënieve të partneritetit të paqes, të rritjes, të reformës dhe të qytetërimeve. Nën situatën e re, Kina dhe Bashkimi Europian përballojnë detyrën e njëjtë të reformës, mund të mësojnë nga përvoja e njëri-tjetrit dhe mund të marrin përfitime nga zhvillimi i njëri-tjetrit.
Sot, krahas shkëmbimeve tradicionale ekonomiko-tregtare, risia është bërë një temë kryesore në bashkëpunimin kino-europian, sepse të dy palët po bëjnë përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike me risi teknologjike dhe me ekonomi digjitale. Liderët e legjislaturës së re të Bashkimit Europian e përcaktojnë krijimin e tregut të vetëm digjital si një detyrë kryesore, njëkohësisht Kina po nxit fuqimisht ekonominë e internetit, prandaj forcimi i bashkëpunimit kino-europian në fushën e telekomunikacionit, risisë teknologjike, digjitalizimit etj. do t'i japë energji zhvillimit të vazhdueshëm të të dy palëve ,duke gjallëruar ekonominë botërore.
Ditët e fundit, presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker u shpreh se plani i investimeve me 315 miliardë Euro i propozuar prej tij mund të bashkohet me propozimin "Një brez, një rrugë" të Kinës. "Një brez , një rrugë" jo vetëm do t'i sjellë Kinës përfitime, por edhe do t'u japë përfitime vendeve europiane, që kanë lidhje të ngushtë ekonomiko-tregtare me Kinën. Sipas tij, Bashkimi Europian mund të zhvillojë bashkëpunimin me Kinën në shumë fusha, si për shembull rrjeti rrugor në lindje të Europës mund të bashkohet me pjesën perëndimore të Rrugës së Mëndafshit. Krahas këtyre, Bashkimi Europian e Kina mund të mësojnë nga përvoja e njëri-tjetrit për të siguruar zhvillimin efektiv të projekteve përkatëse.
Sot politika e siguria botërore përballojnë shumë sfida dhe bashkëpunimi kino-europian është në favor të mbrojtjes së paqes e zhvillimit botëror. Drejtorja e politikave e Grupit të Ekspertëve "Miqtë e Europës" Shada Islam u shpreh se në botë nuk ka asnjë palë duke përfshirë SHBA që ka aftësi të përballojë sfidën e sigurisë globale me forcat e veta dhe Europa duhet të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fushën e mbrojtjes së sigurisë të OKB-së, të problemit bërthamor të Iranit, të parandalimit e pakësimit të fatkeqësive etj.
Studiuesi i institutit studimor të Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Tian Dewen vuri në dukje: "Kina po ndryshon, Europa po ndryshon, dhe bota po ndryshon. Në botën e sotme midis Kinës e Europës ka bashkëpunime, njëkohësisht ka mundësi për konkurrencë. Nëse të dy palët mund të krijojnë sistemin e arsyeshëm të dialogut, marrëdhëniet kino-europiane mund të ruajnë gjallërinë e përjetshme." (Fani)