PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vendet europiane thjeshtojnë procedurat e vizave për shtetasit kinezë
2015-06-29 15:18:02 CRI Komenti juaj Printoni

Pas thjeshtimit me radhë të procedurës së vizave për kinezët nga shumë vende europiane si Franca, Britania, Italia etj., Gjermania ka nisur zbatimin e kësaj politike, me synim tërheqjen e sa më shumë biznesmenëve dhe turistëve nga Kina.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ambasada e Gjermanisë në Kinë, në maj të këtij viti, kjo ambasadë lëshoi mbi 15 mijë viza, shifër kjo e rritur me 31.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Njëkohësisht, qysh nga maji, tregtarët kinezë që shkojnë në Gjermani mund të marrin vizë brenda 48 orëve, pa pagesë të shërbimit urgjent. Deri tani në mbarë botën, vetëm Ambasada e Gjermanisë në Kinë zbaton këtë masë të thjeshtimit të procedurës së vizës, duke shprehur vëmendjen e qeverisë gjermane për bashkëpunim tregtar me Kinën.

Ndërsa për pajisjen me vizë turistike të shtetasve kinezë nevojiten 3 ditë.

Krahas kësaj, Ambasada e Gjermanisë në Kinë ka shtuar lëshimin e vizave me shumë hyrje-dalje me afat nga 1 deri në 5 vjet, ndërsa biznesmenët kinezë që udhëtojnë shpesh jashtë vendit mund të pajisen me vizë Shengen me afat 5 vjeçar. Deri në maj të këtij viti, 24% e biznesmenëve kinezë kanë marrë këtëlloj vize, duke u shtuar një herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlen të vihet në dukje se në vitin 2014, Ambasada e Gjermanisë në Kinë lëshoi rreth 340 mijë viza, ndër to vizat tregtare zunë 65%.

Thjeshtimi i procedurës së vizave ndaj shtetasve kinezë nga pala gjermane ka disa arsye.

Së pari, ky është rezultat i bisedimeve midis dy qeverive në këtë fushë. Në raundin e tretë të bisedimeve midis dy qeverive të zhvilluara në tetor të vitit 2014 në Berlin, kryeministrat e të dy vendeve vendosën të bëjnë përpjekje për të thjeshtuar procedurat e vizave.

Së dyti, qeveria gjermane shpreson se thjeshtimi i procedurës së vizave do të tërheqë më shumë biznesmenë kinezë të shkojë në Gjermani për investime ose për blerjen e pasurive të paluajtshme. Për një kohë të gjatë, për tu pajisur me vizë gjermane, biznesmenëve gjermanë ju duhej të prisnin për një kohë të gjatë, prej disa javësh.

Sot Kina është bërë një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por procedura e vjetër të vizave ka penguar zhvillimin e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare midis dy vendeve, ndaj qeveria gjermane thjeshtoi procedurën e vizave, duke krijuar një mjedis më tërheqës ekonomik dhe të investimeve.

Së treti, funksionarë të qeverive lokale gjermane janë shprehur se thjeshtimi i procedurës së vizave do të tërheqë më shumë turistë kinezë në Gjermani.

Krahas Gjermanisë, që nga 1 korriku, turistët kinezë mund të paraqesin kërkesën një herë në qendrën konsullore të Britanisë ose në atë të Belgjikës për dy viza të Shengenit e të Britanisë. Kjo është një procedurë e re e vizave, e ndërmarrë bashkërisht nga qeveria britanike dhe ajo belge.

Megjithëse Britania është vend anëtar i Bashkimit Europian, ajo nuk është anëtare e Shengenit. Nëse një turist kinez dëshiron të vizitojë një herë Britaninë dhe vende të tjera europiane, ai duhet të pajiset me dy viza, njëra vizë Shengen për 26 vende europiane, kurse tjetra vizë vetëm për vizitë në Britani. Politika e re e shërbimit të vizës në një stacion do të thotë se turistët kinezë nuk duhet më të shkojnë në dy qendra konsullore por do të marrin viza për në Britani e në zonën e Shengenit në një stacion. Projekti i ri i lejon personat që kërkojnë vizë të paraqesin në internet një kërkese për dy viza për në Britani e Belgjikë, pastaj kjo kërkesë dorëzohet me radhë në qendrën konsullore të Britanisë e në atë të Belgjikës për shqyrtim. Pasi dy vendet vendosin për lëshimin e vizës, pasaporta e dokumentet e vizëkërkuesve kthehen prapë në qendrën konsullore të Britanisë dhe ata që kërkojnë vizë mund të shkojnë atje për të marrë vizë.

Në të njejtën mënyrë, turistët kinezë mund të shkojnë në qendrën konsullore të Belgjikës për të kryer procedurën e pajisjes me vizë. Kjo politikë e re u shërben të gjithë turistëve ose grupeve turistike kineze që vizitojnë Britaninë dhe, zonën e Shengenit me Belgjikën si destinacion kryesor. Duhet të vihet në dukje se personat që kërkojnë vizë duhet ta përfshijnë Belgjikën në turneun e vet turistik. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China