PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe ShBA, shfaqin hapur mosmarrëveshjet dhe premtojnë bashkëpunimin
2015-06-29 15:15:08 CRI Komenti juaj Printoni

"Kina dhe ShBA-ja shfaqin hapur mosmarrëveshjet, por premtojnë bashkëpunimin". Më 23 dhe 24 qershor u zhvillua në Uashington dialogu i 7-të strategjik e ekonomik midis Kinës dhe ShBA-së, që përshkruhet nga mediat si "dialog midis kundërvënies dhe dialogut".

Çeshtja e Detit të Kinës Jugore dhe siguria kibernetike

Më 24 qershor sipas orës vendëse, u mbyll në Uashington Dialogu vjetor strategjik e ekonomik midis Kinës dhe ShBA-së. Të dyja palët theksojnë aspekte pozitive të marrëdhënieve dypalëshe, por nuk zvogëlojnë mosmarrëveshjet rreth sigurisë kibernetike dhe Detit të Kinës Jugore. Të dyja vendet theksojnë gjithashtu bashkëpunimin në përballimin e ndryshimeve klimatike, preokupimet e përbashkëta për objektet bërthamore të Iranit dhe të Koresë së Veriut, përballimin e përbashkët të organizatave radikale islamike etj.

Të dyja palët i vlerësojnë njëzëri konsultimet "e sinqerta dhe me vend" dhe ritheksojnë gjithashtu se ekzistojnë ende mosmarrëveshje në veprimet e Kinës për sovranitetin në Detin e Kinës Jugore dhe në sigurinë kibernetike, dy faktorë kryesorë që ndikojnë mbi besimin reciprok midis dy vendeve. Anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës Yang Jiechi u shpreh se dy vendet duhet të zhvillojnë bashkëpunimin e gjithanshëm në sigurinë kibernetike dhe i bëri thirrje qeverisë amerikane të tregohet e drejtë dhe objektive në çeshtjen e Detit të Kinës Jugore. Yang Jiechi vuri në dukje se pala kineze ka shprehur vendosmëri për mbrojtjen e sovranitetit dhe e nxit ShBA-në ta respektojë atë.

Po më 24 qershor, Kina dhe ShBA-ja publikuan propozimin e përbashkët, duke shpallur se do të mbrojnë bashkërisht mjedisin oqeanik dhe do të godasin tregtinë e paligjshme të kafshëve dhe të bimëve të egra. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se ky është theksi i krijimit të marrëdhënieve të tipit të ri midis dy vendeve. Ndërkohë, anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës Yang Jiechi tha se Kina dhe ShBA-ja janë vende të mëdha oqeanike dhe do të japin kontribut aktiv për kërkimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e oqeaneve.

Bashkekzistojnë mosmarrëveshjet dhe shpresat

Nga mosmarrëveshja detare, "sulmi i piratëve të internetit" deri në kursin e këmbimit të monedhës kineze RMB, nuk mungoi asnjë temë e parashikuar për këtë dialog Kinë-ShBA. Por ishte i papritur për mediat sinqeriteti i funksionarëve të lartë kinezë, të cilët e paralajmëruan palën amerikane për "koston e kundërvënies Kinë-ShBA" dhe u bënë thirrje amerikanëve "të ngrejnë përqindjen e kursimeve".

Në kohën e paraqitjes së hapur të mosmarrëveshjeve, të dyja palët nuk fshehën dëshirat e tyre të forta për bashkëpunim me njëra-tjerën. "Shkëmbimet e nivelit të lartë midis Kinës dhe ShBA-së janë bërë pa pengesë", komentoi një medie perëndimore.

Televizioni i Lajmeve i Gjermanisë vuri në dukje më 24 qershor se shumë analistë nuk e kishin parashikuar se diplomatët kinezë dhe amerikanë të nivelit të lartë mund të uleshin për bisedime dhe të dilnin së bashku fotografi, sepse pak kohë më parë, mosmarrëveshja e Detit të Kinës Jugore mund të shkaktonte krizë midis dy fuqive. "Dialogu u ofron Kinës dhe ShBA-së një platformë të mirë për kontrollin e krizës," komentoi televizioni gjerman, që dyshoi për këtë dialog për mosmarrëveshjen e Detit të Kinës Jugore.

"Krijimi i partneritetit strategjik midis ShBA-së dhe Kinës do të shmangë Luftën e Tretë Botërore", komentoi George Soros, "aktor" i njohur i qarqeve financiare ndërkombëtare. Në një artikull të botuar prej tij më 24 qershor në gazetën britanike "Financial Times", Sorosi tha se nëse qeveria amerikane i konsideron marrëdhëniet amerikano-kineze një lojë ku fituesi i merr të gjitha, do të shkaktohen humbje të mëdha, ndërsa arrtija e mirëkuptimit do të jetë vitale për të dyja palët. "Faktet ndoshta do të vërtetojnë se sfera e bashkëpunimit midis dy vendeve do të jetë më e gjerë se parashikimi."

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press komentoi se Dialogu strategjik e ekonomik ShBA-Kinë provon aftësinë e pjesëmarrësve në kërkimin e pikave të përbashkëta në mes të mosmarrëveshjeve. "Me mirësjellje por plot tensione, atmosfera e dyfishtë përshkoi tërë ceremoninë e hapjes të dialogut".

Gazeta amerikane "New York Times" deklaroi se megjithëse nuk ishte i parashikueshëm rezultati i këtij dialogu, të dyja palët shpresojnë se do të nxitë arritjen e disa marrëveshjeve gjatë vizitës së presidentit kinez në ShBA.

Pala amerikane pret vizitën e Xi-ut në ShBA

Pavarësisht nga përballja flakë për flakë, Kina dhe ShBA-ja shprehën edhe dashamirësi gjatë dialogut. Liu Yandong, zv/kryeministrja kineze i transmetoi presidentit amerikan Barack Obama mesazhin e presidentit kinez Xi Jinping. Në mesazh, Xi thekson se krijimi së bashku me palën amerikane i marrëdhënieve të tipit të ri është prioriteti i diplomacisë kineze dhe Kina e ShBA-ja duhet të shmangin keqkuptimin dhe gjykimin e gabuar strategjik, që të kontrollojnë mosmarrëveshjet dhe të mbrojnë interesat e përbashkëta.

Në fjalimin e tij, zv/presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Kinës në komunitetin ndërkombëtar, duke thënë "fuqizimi i Kinës është pasuria e botës". "Sinqerisht, Kina na zgjodhi....Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, ishim tepër të privilegjuar. Kina zgjodh ndërgjegjshmërinë e konkurrimit, që ekziston në gjenet e çdo amerikani." Ai tha gjithashtu se marrëdhëniet amerikano-kineze duken si një martesë, për ruajtjen e së cilës duhet shumë kohë e energji.

Duke folur për presidentin kinez Xi Jinping, Biden tha se ishte takuar me Xi-un për një kohë të gjatë kur ishte zv/presidenti kinez, "kurse pasi u bë president, u takuam për 5 orë......Njoh aspiratën e tij për Kinën."

Lidhur me bashkëpunimin kino-amerikan, anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës Yang Jiechi kishte një anologji të mrekullueshme. Yang tha se ai është patriot, por e ka shumë qartë se ekipit kinez të basketbollit i duhet shumë kohë të arrijë në nivelin e atij amerikan, ndërkohë ai është gjithashtu internacionalist, por di mirë se ekipi amerikan i pingpongut vështirë të fitojë mbi ekipin kinez. Fjalët e Yang-ut tregojnë se Kina dhe ShBA-ja duhet të plotësojnë njëra-tjetrën.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ndonëse ende i pa shëruar nga operacioni në këmbë, mori pjesë në dialog, duke ecur me bastun. Në fjalimin e tij, Kerry tha: "Marrëdhëniet amerikano-kineze, nëse nuk janë më të rëndësishmet, janë nga marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botën e sotme." Ai mendon se vizita e presidentit kinez Xi Jinping në ShBA, që do të realizohet së shpejti, ka rëndësi historike dhe do të çojë përpara bashkëpunimin dypalësh.

Gjatë shkëmbimeve intensive të nivelit të lartë, funksionarët e të dy palëve janë njohur me njëri-tjetrin dhe janë thelluar kontaktet personale. Gazetari i gazetës kineze "Global Times" pa në ceremoninë e hapjes të dialogut se kur zv/kryeministri kinez Wang Yang përfundoi fjalimin dhe u kthye në ndenjëse, Kerry,i ulur pranë tij i rrahu shpatullat. Pasi kritikoi ashpër mënyrën e jetës së amerikanëve, ministri i Financave i Kinës Liu Jiwei ftoi me entuziazëm ShBA-në e Japoninë të marrin pjesë në Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII), duke thënë "Dera e BAII-së është gjithmonë e hapur për dy vendet". (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China