PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rudi Novi në Pekin
2015-06-25 09:14:14 CRI Komenti juaj Printoni

Rudi Novi jeton në Pekin prej 8 vjetësh. Në 2 vitet e para mësoi gjuhën kineze në Universitetin e Gjuhëve të Pekinit dhe më pas nisi studimet në degën e Informacionit dhe të Shkencave së Komunikimit në Universitetin e Shkencës dhe të Teknikës në Pekin.

Kur e pyesin përse zgjodhi Kinën për studime, Rudi thotë se e ka tërhequr zhvillimi dinamik i saj, vlerëson mësimdhënien, ka fituar një bursë të qeverisë kineze dhe familja e tij ruan kujtime të bukura nga ky vend.

Rudi kujton vështirësitë e para të jetës së tij si student, por njohja e gjuhës kineze e afroi me shumë miq dhe tani i njeh mirë kulturën e traditat kineze. Studentët shqiptarë në universitete të ndryshme të Pekinit takohen shpesh, por dhe e ndihmojnë njeri-tjetrin. Njëri prej tyre është edhe Rudi, i cili nuk mungon në rrethin e shqiptarëve.

Këtë muaj Rudi diplomohet për master dhe ka vendosur të kthehet në Shqipëri, ku dëshiron të punësohet në një sektor që ka lidhje me Kinën.

Ndiqni në vazhdim intervistën e gazetares sonë Zhang Zhuo me studentin shqiptar Rudi Novi. (Çang Çuo)

 

 

<<<Jam në Kinë

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China