PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Investuesit, thirrje talenteve nga Tajvani të fillojnë biznesin në pjesën kontinentale
2015-06-24 15:19:04 CRI Komenti juaj Printoni

Makaronat tradicionale të Koresë së Veriut

Korea e Jugut ruan prirjen e përhapjes së ushqimit korean nëpër botë, por Veriu vazhdon të mbajë traditën ushqimore, sidomos kur bie fjala për specialitetin e makaronave të ftohta, diçka për të cilën Peniani pretendon se është i tiji.

Korrespodenti i CRI-së raporton tani nga Peniani.

Peniani është mbretëria e makaronave të ftohta: Restoranti Okryu.

Kjo është ndërtesë tipike e Koresë së Veriut. E ndërtuar në përmasa të mëdha dhe me materiale cilësore të importuara, ky restorant është i specializuar për gatimin e makaronave të ftohta në Penian.

Okryu shërben si një restorant ku klientë koreanë dhe të huaj mund të porosisin një tas me makarona të ftohta, por gjithashtu luan dhe funksione publike pasi u shërben ushqime vizitorëve të shumtë nga mbarë Korea e Veriut që janë pajisur me një kupon për të provuar pa para këtë specialitet vendor.

Një nga kohët më të zëna me punë është dita e 14-të e kalendarit hënor, kur në Korenë e Veriut hahen makaronat e ftohta tradicionale, pasi ato janë të gjata dhe thuhet se simbolizojnë jetëgjatësinë.

Ri Yong Bok është një qytetare e Penianit:

"Më pëlqejnë shumë këto makarona. Përpiqem të vij këtu së bashku me familjen time në ditët e pushimit. Sa herë që vij, ndiej thellë në zemrën time se jam koreane."

Makaronat e Penianit quhen "raengmyon" në gjuhën koreane.

Makaronat pak të forta për tu përtypur të zhytura në një tas me supë të ftohtë konsiderohen një ushqim i thjeshtë në Korenë e Veriut. Ngrënia e makaronave të ftohta është traditë e disa vendeve aziatike, por nuk kanë të njëjtën shije si në Korenë e Veriut.

Në periferinë e Penianit ndodhet Parku Folklorik, një sipërfaqe e gjerë ku janë ndërtuar në miniaturë disa monumente historike të Koresë se Veriut. Brenda parkut janë ndërtuar dhe disa restorante tradicionale.

Ri Un Gyong është përfaqësuese e Parkut Folklorik.

"Që nga kohët antike populli ynë është ushqyer me oriz dhe makarona, gatimi i të cilave ka qenë një traditë e hershme e ushqimeve për martesa dhe ditëlindje. U bë gjithashtu një traditë gatimi i makaronave të ftohta për ditën e 14-të të vitit të ri hënor për të simbolizuar jetëgjatësinë dhe dëshirën për një jetë të lumtur. Përgjithësisht në veri njerëzit hanë makarona të bëra nga patatja, në qendër dhe jug makarona gruri. Midis makaronave prej gruri, ato Raengmyon të Penianit u bënë të famshme."

Makaronat tradicionale të Penianit vlohen shpejt dhe pastaj shpëlahen përpara se të zhyten në supë të ftohtë me shije të fortë mishi. Sipër tyre hidhen copa të vogla mishi viçi, perime të ziera, ndonjëherë qofte, vezë dhe salca djegëse.

Salca djegëse gatuhet me hudhër, speca të thatë djegës, salcë soje dhe sheqer.

Në fund pasi këtë makarona serviren, mund të shtohet uthull dhe mustardë.

Shija e një tasi makaronash Raengmyon të Penianit, të gatuar në vende të tjerë është shumë e ndryshme. Besohet se supa e ftohtë ku zhyten makaronat bën ndryshimin.

Kim Ok Im është kuzhinierja e restorantit Okryu:

"Makaronat Raengmyon të Penianit janë një gatim tradicionale. Populli ynë i pëlqen pasi ato janë delikate, freskuese dhe të shijshme. Përbërësi kryesor i këtyre makaronave është lloji i veçantë i drithit. Gjithashtu kur përgatiten makaronat është e rëndësishme kontrolli i temperaturës dhe kohën e zierjes."

Në Korenë e Veriut është zakon porositja e makaronave të ftohta me gram, ku një racion normal ka 200 gramë, ndërsa 300 gramë është një racion i madh me copa mishi, perime dhe vezë.

Restoranti Okryu është një institucion shtetëror i cili duhet të punojë shumë për t'i ushqyer njerëzit me makarona të ftohta dhe ushqime të tjera, ndërkohë që shkuarja në këtë restorant është një mundësi e rrallë që u jepet banorëve verikoreanë.

Furnizimi me ushqim vazhdon që të jetë i paktë në gjithë vendin, por verikoreanët janë shumë krenarë për traditën e tyre kulinare.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China