20150621tregtise |
Më 17 qershor ministri i Tregtisë i Kinës Gao Hucheng dhe ministri i Tregtisë dhe i Investimeve të Australisë Andrew Robb nënshkruan në Kamberra Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe Qeverisë së Australisë. Kjo marrëveshje që përfshin mbi dhjetë fusha si mallra, shërbime, investime etj., karakterizohet me gjithëpërfshirjen, cilësinë e lartë dhe ekuilibrimin e inveresave. Kjo është marrëveshja e tregtisë së lirë (MTL) e nivelit më të lartë që Kina nënshkroi me vende të tjera. Deri më sot, Kina ka nënshkruar 14 marrëveshje të tregtisë së lirë.
MTL dhe tregtia dypalëshe
Sipas MTL-së Kinë-Australi, me t'u hyrë në fuqi marrëveshja, do të hiqet taksa doganore për 85.4% të mallrave të import-eksportit midis dy vendeve, ndërsa më vonë kjo përqindje do të ngrihet në 97% e madje 100%. Tu Xinquan, profesori i Universitetit të Ekonomisë dhe të Tregtisë së Jashtme shprehu mendimin se nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë do të nxitë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike e tregtare midis Kinës dhe Australisë.
"MTL Kinë-Australi është tjetër marrëveshje e tillë e Kinës me ekonominë e zhvilluar dhe në nivelin e lartë, që do të thotë përmasa e pakësimit të taksave doganore dhe niveli i hapjes arrihen në një shkallë të konsiderueshme. Kina dhe Australia kanë mundësi të madhe plotësuese te njëra-tjetra në tregti dhe investime. Australia eksporton kryesisht produkte bujqësore, minerale dhe të burimeve natyrore, kurse Kina eksporton ndaj Australisë produkte elektronike, mekanike, të veshmbathjes, të tekstileve etj., pra pakësimi në përmasa të mëdha të taksave doganore te njera-tjetra do të jetë në favor të madh të tregtisë dy palëshe."
Sipas marrëveshjes, në fushën e shërbimeve, pala australiane premtoi se qysh nga hyrjes në fuqi të MTL, do t'i hapë palës kineze sektorët e shërbimeve në mënyrën e "listës negative". Kjo është vendi i parë në botë që hap tregtinë e shërbimeve për Kinën me listën negative, që do të thotë përveç sektorëve që përfshihen në listën, Kina mund të hyjë në të gjithë sektorët e tjerë të shërbimeve. Ndërkohë, pala kineze do t'i hapë palës australiane sektorët e shërbimeve me listën pozitive. Lidhur me këtë, profesori Tu Xinquan vuri në dukje se për vendet në zhvillim, lista pozitive do të jetë në ndihmë të kontrollit të shkallës së hapjes, por në të ardhmne pritet të adoptojë listën negative edhe Kina.
"Lista negative do të thotë kur një vend hap një sektor ndaj vendit tjetër, paraqit masat e kontrollit a të kufizimit. Në gjendjen e tanishme, mënyra e listës negative luan rolin më aktiv për zgjerimin e hapjes. Si vend i zhvilluar, Australia ka zbatuar mënyrën e listës negative në marrëveshjet e tregtisë së lirë të nënshkruara në të kaluarën. Kina mbetet ende vend në zhvillim, prandaj gjatë bisedimeve të MTL-së, zbaton zakonisht mënyrën e listës pozitive, që do të thotë paraqit sektorët që do të hapen ndaj palës tjetër. Kjo mënyrë krijon lehtësi për vendet në zhvillim për kontrollin e nivelit të hapjes. Për Kinën, lista negative është drejtimi i zhvillimit."
Ndikimet e MTL-së Kinë-Australi në tregtinë globale
Vitet e fundit tregtia midis Kinës dhe Australisë ka pasur rritjen e vazhdueshme. Vëllimi i tregtisë dypalëshe u rrit nga 8.5 miliardë USD të vitit 2000 në 137 miliardë USD të vitit 2014, që do të thotë një rritje prej 20% në vit. aktualisht Australia është partneri i 8-të tregtar i Kinës, kurse Kina është partneri i parë tregtar i Australisë. Parashikohet se pas nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë, tregtia dypalëshe do të ketë edhe një rritje prej 16 miliardë USD.
Australia, me 24 milionë popullsi, është vendi më i madh i Paqësorit Jugor dhe konsiderohet si "fuqi e mesme perëndimore". Ajo është vendi tipik perëndimor më me influencë që nënshkroi MTL me Kinën. Pak kohë më parë, Kina nënshkroi MTL edhe me Korenë e Jugut. Të dyja marrëveshje skicojnë një prirje dhe shërbejnë si shembull për vende të tjera për bisedimet dhe nënshkrimin e MTL-së me Kinën. Profesori i Universitetit të Ekonomisë dhe të Tregtisë së Jashtme Tu Xinquan shpjegoi:
"Kina po nxit aktivisht strategjinë e tregtisë së lirë dhe zhvillon bisedime përkatëse me disa vende, duke përfshirë Japoninë, ShBA-në dhe BE."
Pas nënshkrimit të MTL-së me Australinë, numri i marrëveshjeve të tilla të nënshkruara nga Kina shtohet në 14, që përfshijnë 22 vende e rajone. Funksionari i Ministrisë së Tregtisë të Kinës bëri të ditur ditët e fundit se Kina do të shpejtojë më tej strategjinë e zonave të tregtisë së lirë, duke nxitur bisedimet për përsosjen e Zonës së Tregtisë së Lirë Kinë-ASEAN, për krijimin e Zonës së Tregtisë së Lirë Kinë-Sri-Lanka, dhe të asaj Kinë-Vendet e Gjirit.
MTL-ja Kinë-Australi dhe shumëpolarizimi i botës
Nënshkrimi i MTL-së midis Kinës dhe Australisë përforcon përshtypjen e njerëzve që në shekullin e 21-të, nuk teprohet kërkesa për sigurinë e shtetit, por është gjithnjë e më e dukshme kërkesa për përparimin ekonomik. Australia dhe Koreja e Jugut janë aleatë të ShBA-së që janë afruar me të në aspektin e sigurisë, por kjo nuk pengon dëshirat e tyre për afrimin me Pekinin në aspektin ekonomik. Në Australi ka pasur zëra që "të tregohet e fortë me Kinën", por ato janë frenuar nga motivi i bashkëpunimit ekonomik me Kinën.
Bisedimet midis Kinës dhe Australisë për MTL kanë kaluar 10 vjet dhe gjatë kësaj periudhe, ndryshuan disa qeveri autraliane, por rezultati i bisedimeve nuk varet nga vullneti i ndonjë individi të veçantë, as nga mosmarrëveshjet politike a ideologjike midis dy vendeve. Në krahasim me dërgimin e 1200 ushtarve amerikanë në Australi, mos rritja e vrullshme e vëllimit të tregtisë midis Kinës dhe Australisë nga 8 miliardë USD në 137 miliardë USD ushtron ndikim më të madh?
Nënshkrimi i MTL-së Kinë-Australi dhe Kinë-Koreja e Jugut si dhe pranimi i vendeve perëndimore si Britania, Franca, Gjermania e Italia në Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore na tregojnë se fokusi i botës po ndryshon shpejt drejt fushës ekonomike. Këmbëngulja
Ndër 3 aleatë kryesor të ShBA-së në Paqësor, Koreja e Jugut dhe Australia nënshkruan me Kinën MTL dhe mbetet vetëm Japonia që këmbëngul me kokëfortësi në gjeopolitikën si linjë e vetme, një ideologji e vjetëruar. Në fakt, Koreja e Jugut dhe Australia kanë treguar një qëndrim aktiv për pranimin në Marrëveshjen e Partneritetit të Trans-Paqësorit, por ata nënshkruan gjithashtu MTL me Kinën. Kjo vërteton se sistemi i tregtisë botërore nuk është njëpolar. (Wang Lei)