20150610Kozmopolit2 |
Autoritetet e transportit të Pekinit përsëritën se përdorimi i aplikacioneve për të rezervuar një makinë private si taksi është i paligjshëm, gjatë një takimi me drejtues të këtyre platformave si Uber dhe Didi Dache.
Korrespodenti i CRI-së Wang Wei raporton.
Një deklaratë e lëshuar javën e kaluar nga autoritet e transportit të Pekinit, thekson se rezervimi i një makine private nëpërmjet aplikacionit Didi Dache thyen rregullat dhe ligjet në fuqi.
Tani aplikacionet "Didi Express" dhe "Didi Zhuanche," u mundësojnë pronarëve të makinave private për të ofruar shërbime taksi për pasagjerët.
"Didi Express" ka tarifa pak më të ulëta se tasit zyrtare. "Didi Zhuanche" ta tarifa afro 30 për qind më të larta se taksitë zyrtare, por çmimi ulet pas kuponëve që u jepen pasagjerëve.
Zyrtarët e Bashkisë thanë se vetëm makinat e përcaktuara si taksi mund të ofrojnë shërbime dhe përcaktojnë tarifa për pasagjerët.
Sun Rongda, është një avokat i një firme të Pekinit.
"Ka ligje dhe rregullore të qarta si për makinat ashtu dhe për shoferët. Nëse ju rezervoni një makinë të palicencuar dhe një shofer, thjesht nëpërmjet një platforme të internetit, kjo nuk është në pajtim me rregulloret ekzistuese. Dhe veprim i tillë pa leje, ndalohet nga rregulloret."
Tregu i rezervimit të makinave private ka lulëzuar në Kinë që pas fillimit të ofrimit të shërbimeve nga disa platforma vitet e fundit.
Por ndërsa shërbimet dhe platformat janë mirëpritur nga publiku, ka pasur disa kundërshtime sporadike të autoriteteve vendore, ndërkohë shoferët e taksive zyrtare kanë organizuar greva dhe protesta pasi shumica e pasagjerëve zgjedhin shërbimet më të mira të kompanive private.
Një shofer taksie shprehu shqetësimin e tij dhe të kolegëve se taksitë e palicencuara mund të nxisin konkurrencën e paligjshme në treg.
"Mendoj se këto taksi janë të palicencuara. Edhe unë mund të ble një makinë për 200 mijë juan dhe të mos paguaj asnjë tarifë te kompania që ofron shërbimet taksi. Nëse shkohet në këtë drejtim, atëherë nuk ka pse të ketë taksi të licencuara nëpër rrugë?"
Disa shoferë që veprojnë nën platformën Didi Zhuanche thonë se shërbimet kanë evoluar dhe se ata plotësojnë nevojat e tregut.
Por në përgjigje të tyre, autoritetet e transportit të Pekinit thonë se e mbështesin novacionin në ofrimin e shërbimeve taksi, por platformat e internetit duhet të ofrojnë shërbime që nuk bien ndesh me rregulloret.
Avokati Sun Rongda thotë se duhet rregulla shtesë për shërbimet e platformave Uber dhe Didi.
"Personalisht kam pasur një eksperiencë me platformën Didi Zhuanche, dhe u ndjeva shumë komod dhe efikas. Megjithatë, këto makina nuk mund të lëshojnë fatura për pasagjerët çka do të thotë se ato nuk kanë leje zyrtare veprimi. Në fakt, për të lehtësuar jetën e njerëzve dhe menaxhimin shoqëror, unë shpresoj se këto shërbime të reja do të kenë një bazë ligjore, nga ana tjetër duhet garantuar mbrojtja e interesave të secilës palë përfshirë qeverinë, pronarët e makinave dhe pasagjerëve."
Një drejtues ekzekutiv i Didi u zotua të rregullojë veprimin e platformës sipas kërkesave të qeverisë, duke iu dorëzuar autoriteteve të dhënat e shoferëve, makinave dhe transaksionet e kryera prej tyre.