PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Duhet mbështetja ligjore për sigurinë e internetit
2015-06-10 15:33:22 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspertët kinezë të sigurisë kibernetike po sugjerojnë ngritjen e një rrjeti mbarëkombëtar, nën ligjin e ri të Sigurisë, për të mbrojtur në një kohë afatgjatë internetin e vendit. Propozimi u bë gjatë Javës së Sigurisë Kibernetike që u mbajt më herët në Kinë.

Korrespondentja e CRI-së Sophie Williams sjell më shumë hollësi.

Siguria e internetit nga njëra anë dhe thyerja e rrjeteve kompjuterike të dy kompanive të mëdha kineze si Crtip dhe Alipay, kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut për aftësinë e kompanive për të parandaluar katastrofa.

Fundin e muajit të kaluar, platforma më e madhe e pagesave përmes celularit e Kinës, Alipay, doli nga linja për më shumë se dy orë, për shkak se siç tha kompania një kabull i fibrave optike ishte këputur aksidentalisht gjatë një punimeve të ndërtimit jashtë kompanisë.

Ditën tjetër, agjencia më e madhe e udhëtimeve në internet e Kinës doli nga linja për më shumë se 12 orë. Më vonë kompania tha se problemi ishte shkaktuar nga vetë stafi.

Por gabimet njerëzore të punonjësve të kompanive të internetit dhe siguria e konsumatorëve nuk janë problemi i vetëm. Sulmet e internetit janë gjithashtu me rëndësi. Një raport i Departamentit të Sigurisë i Alibaba Grup, thotë se numri i viruseve në bazën e të dhënave arriti në mbi 1.7 milionë gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 170 për qind më shumë se një vit më parë.

Gjithashtu tregon se një në 7.5 pajisje me sistemin Andorid janë të infektuar. Pothuajse të gjithë app-të kanë bollëqe sigurie.

Du Yuejin, zëvendësdrejtuesi i Departamentit të Sigurisë të Alibaba-it, thotë se është e rëndësishme për kompanitë e industrisë së internetit për të shtuar ndërgjegjësimin për rreziqet e mundshme.

"Si kompani, ne duhet të përpiqemi për të projektuar app të cilat të jenë të sigurta, duhet të garantojmë që i gjithë sistemi të jetë në interesin e konsumatorëve. Është e rëndësishme për të gjithë industrinë për t'u ndërgjegjësuar për rëndësinë e sigurisë."

Hacker-at jo vetëm sulmojnë rrjetet e synuara, por gjithashtu vjedhin dhe të dhënat personale të klientëve, dhe më pas i përdorin këto të dhëna për t'i mashtruar këta klientë. Edhe më keq, ndërgjegjësimi i publikut për çështje të tilla është shumë i dobët.

Një raport i përgatitur nga Grupi Qendror Drejtues i Çështjeve të Kibernetikës, thotë se vetëm 12 për qind e viktimave do t'ia përcjellin në kohë policisë mashtrimin që kanë pësuar.

Zhao Gang, zëvendësdrejtor i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit dhe Qendrës së Veprimit i kompanisë, China Mobile, thotë se kompanitë kineze të telekomit kanë nevojë për më shumë mbështetje ligjore për të trajtuar rastet e mashtrimit të klientëve të tyre.

"Në të kaluarën ne zbuluam disa raste baza stacionesh të rreme. Por sipas ligjit dhe rregullave, personi i arrestuar u la i lirë pasi pagoi një gjobë prej 2000 juan. Vetëm vitin e kaluar pas një interpretimi ligjor, u lejua klauzola e kryerjes së veprimeve të paligjshme të biznesit, duke i konsideruar stacionet e rreme si prishje të instalimeve publike të telekomit. Në bazë të këtij interpretimi ne mundëm të trajtonim gati 3000 raste në të gjithë vendin, ndërkohë personat e dënuar për këtë morën një dënim prej tre vjet burg."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China